Naim Bajrami: Jam duke menduar largimin nga gjitha organet e Aleancës!

0

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dhe ish kandidat i kësaj partie për kreun e qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka publikuar mundësinë për t’u tërhequr nga të gjitha organet partiake të Aleancës, përcjell Fakte. Ai në profilin e tij në Fb ka porositur edhe “dashamirët” edhe “dashakeqët” se nuk pranon të jetë kryetar i kësaj partie në Çair.
Ja çka ka shkruar Bajrami:
“Dua te sqarohem diçka me anëtarët dhe simpatizantët e Degës se ASH-se në Çair. Unë për dege te Çairit kam pasur propozim kandidaturë të caktuar dhe të njoftuar publikisht konform kulturës dhe vlerave demokratike. Unë kam qëndruar pas një kandidature të një kandidati të caktuar, mirepo disa dashamirë dhe dashakëqij më kanë propozuar pa konsulta me mua në lidhje me degën. Ata dashamirë kanë menduar se unë jam më i përshtatshëm për kryetar dege, ndërsa ata dashakëqij nuk kanë dashur që unë të jem në kryesi të partisë, dhe kanë dashur të më propozojnë për në degë. Te dyja palëve ju them publikisht, unë as që kam menduar dhe as që mendoj të jem kryetar i degës së Çairit pranë ASH-së! Dhe seriozisht jam duke e menduar largimin nga të gjitha organet partiake!”- ka shkruar Naim Bajrami.
Reagimi i tij është i keq për ASH-në në prag të Kongresit të saj të caktuar më 11 mars. Një rast rebelimi ishte edhe nga dega e Butelit.