Najçevska dorëhiqet nga Këshilli për reforma në gjyqësor: S’dua të jem kukull?!

0

Profesoresha universitare, Mirjana Najçevska ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli për reforma në gjyqësor, pasi, siç shkruan ajo, ky trup nuk ka qasje faktike në vendimet për reformat dhe se ajo nuk do të lejojë që emri i saj të përdoret në ndryshimet politike që quhen reeformuese dhe ligjore.

Ajo është profesoresha e dytë universitare që po dorëhiqet nga ky trup. Më herët edhe Gordan Kalaxhiev dorëzoi dorëheqjen e tij, paraprakisht duke adresuar kritika se në fakt askush nuk po i dëgjon sugjerimet që jepen nga anëtarët e tjerë. Ky Këshill drejtohet nga Ministri i Drejtësisë, Bilen Saljii, dhe Zëvendëskryetari është zëvendësministri i tij Oliver Ristovski.

Najcevska këtë vendim e njoftoi nëpërmjet një statusi në profilin të saj në Facebook, të cilin e transmetojmë në mënyrë të plotë:

“Sot i drejtohem me këtë letër Ministrit të Drejtësisë dhe anëtarëve të Këshillit të reformës gjyqësore:

Anëtarë të nderuar të Këshillit për Reforma në Gjyqësor, zyrtarisht jap dorëheqjen nga anëtarësia ime në këtë organ.

Në periudhën e kaluar ky trup qartë ka treguar se është themeluar vetëm si një mbulesë për zgjidhjet që janë marrë në vende të tjera dhe shërben për të krijuar një përshtypje të rreme se ndonjë ekip i ekspertëve ka ndikim në proceset e reformës në gjyqësor.

Në fakt, ky organ nuk ka qasje në asnjë informacion, nuk ka qasje në asnjë vendim reformash dhe nuk merr pjesë në analizën e ligjeve që po ndryshojnë.

Si një eksperte e pavarur dhe si profesoreshë universitare, nuk kam ndërmend t’i shërbej mashtrimit të qytetarëve dhe nuk lejoj që emri im të përdoret në ndryshimet politike të quajtura ligjore.

A që të mos ngelë asgjë e paqartë: paraqesë dorëheqjen zyrtare dhe deklaroj se unë nuk i kam parë tekstet ligjore që kanë hyrë në Parlament, ose që janë të deklaruara për t’u vendosur në rend dite të Parlamentit (Ligji për zyrën e prokurorit publik, Kodin e Procedurës Penale, Ligji për Policinë , Ligji për Ekzekutimin, Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve, Ligji për Prokurorinë Publike, Ligji për Gjykatat, …) “.

Këshilli për reforma në gjyqësor u krijua në korrik të vitit 2017, si pjesë e planit të veprimit 3-6-9. Përbërja e këtij organi përfshin 17 anëtarë të jashtëm dhe pesë anëtarë nga Ministria e Drejtësisë. Kryetar i këtij organi është Ministri i Drejtësisë, Bilen Saljii.

 

Komentet

komentet