Nard Ndoka: Ja pse Berisha ia besoi timonin e PD-së Bashës!

Deputeti Nard Ndoka njëkohësisht dhe aleat i Partisë Demokratike, i ftuar në Syri.net pohoi se Lulzim Basha është një politikan karriere që ka futur një frymë perëndimore jo vetëm në Partinë Demokratike, por në të gjithë politikën shqiptare.

Ndër të tjera Ndoka zbuloi edhe arsyen se pse Berisha ia besoi timonin e PD-së Bashës.

“Basha u përball edhe me grupimin e të pakënaqurve në Partinë Demokratike dhe mendoi se këto janë përballje që nxorën në pah jo vetëm karizmën dhe profilin e Lulzim Bashës, por edhe përgatitjen e tij si një politikan perëndimor. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse zoti Berisha duket se vendosi që timonin e Partisë Demokratike t’ia besonte Bashës, pasi ish-kryeministri ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë ndër vite”, tha Ndoka.

Comments

comments