Ndërroi jetë Abdilaqim Ademi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së

0

Si pasojë e një sëmundje të rëndë rreth mesnate ka ndërruar jetë Abdilaqim Ademi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së. Ai ishte njëri nga themeluesit e BDI-së, por duke kryer edhe funksione të larta shtetërore.

Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Studimet universitare i kishte filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku kishte mbaruar dy vite dhe për shkak të masave të dhunshme serbe në Universitetin e Prishtinës, studimet ishte detyruar që t’i vazhdoj në Universitetin Politeknik të  Tiranës, ku ka diplomuar në korrik të vitit 1996. Ai më pas ka mbaruar edhe studimet postdiplomike.

Ai ishte nënkryetar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008 , Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016. (INA)