Ndihmë humanitare për familjet me rrezik social në Kumanovë

Paketa ushqimore dhe higjienike për 20 familje me rrezik social nga zonat rurale të komunave të Kumanovës dhe Nagoriçit të Vjetër, ka donuar organizata humanitare ‘Krepost’, përcjell Telegrafi.

Anëtarët e organizatës vazhdimisht ofrojnë ndihmë për kategoritë e rrezikuara sociale, kurse përveç donacioneve si produkte ushqimore, janë donuar dru për ngrohje dhe ilaçe duke përfshirë para dhe ndihma të tjera.

Sipas organizatës poashtu për nxënësit me nevoja të veçanta janë siguruar 50 paketa me vegla shkollore që më lehtë t’i kalojnë ditët mësimore.

Comments

comments