Në Ballkan është hapur një shteg i ri për refugjatët

0

Gazeta kroate, Jutarnji list, shkroi për një shteg të ri vdekjeprurës në Ballkan, i cili po shfrytëzohet nga refugjatët, të cilët po tentojnë të hyjnë ilegalisht në shtetet e Evropës Perëndimore. Shtegu kalon nëpër Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. “Përkundër faktit se për shteg po flitet shumë pak në publik, ai po përdorët në mënyrë gjithnjë e më aktive dhe po merr jetë njerëzish”, theksohet në reportazhin e gazetës. Pra mund të thuhet se bëhet fjalë për një degë të re të së ashtuquajturit shteg i Ballkanit dhe zyrtarët këtë shteg po e quajnë shtegu jugor i migrantëve.

Shtegu prej Greqisë shkon kah Shqipëria, e më pas nga Mali i Zi për në Trebinje, në Bosnje. Refugjatët më pas nga Bosnja lëvizin me autobusë drejtë Kroacisë, për të vazhduar më pas rrugëtimin drejtë kufirit me Slloveninë. Jutarnji list shkroi se pa marrë parasysh se si quhet, dëshmitë flasin për atë se shtegu i ri po përdorët nga refugjatët prej shteteve të Azisë dhe të Afrikës, të cilët po tentojnë të hyjnë në Evropë. Jutarnji list përmend me dhjetëra dëshmi të dëshmitarëve nga shtetet e përmendura, në të cilat banorët kanë parë grupe të refugjatëve duke kaluar nëpër ara dhe fusha dhe duke kërkuar strehim nga acari dhe policia. Raportohet se së paku dy persona kanë vdekur gjatë këtyre përpjekjeve për të hyrë në Evropë.

Komentet

komentet