Në kohën e Ilirëve lumi Vardar quhej Bardhar pra lumi i bardhe

Ilirologu i njohur gjerman H. Krahe (Lexikon altillyrischer Personnamen, Hiedelberg 1929, 16) emrin e lumit Bardários e afron me bard (bardhë), sikurse dhe emrat vetjakë Bardus e Bardulis të ilirishtes.

Po kështu dhe dijetari bullgar L. Silan (Koi se denešnite Albanci i tehnija ezik, Sofia 1910, cituar sipas Shefki Sejdiut) emrin e lumit Vardar e nxjerr nga Bardhar “lumë i bardhë”: “Ime na reka Vardar e Bardh-ar i zneče bela”, njofton fishmedia.

Lumi Vardar ose Vardari, (sllavo-maqedonisht Вардар, greqisht Αξιός = Aksiós (ose Βαρδάρης), latinisht Axius), është lumi më i madh dhe më i gjatë në Maqedoni, buron pranë fshatit Vërtok afër Gostivarit në Republikën e Maqedonisë. Ai përshkon tërë Maqedoninë, kalon nëpër mes kryeqytetit të Maqedonisë-Shkupit pastaj në Veles pranë Gjevgjelisë e kalon kufirin e Maqedonisë dhe kalon në teritorin grek pranë Polykastro dhe Axioupoli pastaj derdhet në Detin Egje në perëndim të Selanikut.

Ultësira e Vardarit i përfshin dy të tretat e teritorit të Republikës së Maqedonisë.

Lumi Vardar Ne iLirishten e lashtë eshte quajtur Bardhar (lum i bardhe). (INA)

 

Comments

comments