Në parlamentin turk shpërthen sherri, grushta dhe ndjekje nëpër sallë/VIDEO

0

Parlamenti turk është përfshirë nga skena masive të dhunës.

Pasi nënkryetari i Parlamentit njoftoi rezultatin e votimit për rregulloren e re zgjedhore, filloi një përleshje mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës,

Mes te zgjedhurve pati shkëmbime grushtash dhe të shtyra, ndërsa deputetët ndiqnin njëri-tjetrin nëpër sallat e parlamentit.

Opozita pretendon se rregullorja e re elektorale i hap rrugë manipulimit të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm nga ana e pushtetit.

Kjo nuk është hera e pare që parlamenti turk përfshihet nga përplasjet e forta dhe dhuna mes deputetëve.