Në qytetin Dunguan është turp që një mashkull të ketë vetëm një të dashur

Qyteti Dunguan me të vërtetë është vend i pazakonshëm – aty meshkujt nuk kanë kurrfarë shansi që të jenë vetëm, ndërsa femrat paguajnë shpenzimet në takime.

Shumë meshkuj në botë i mundon çështja se si të gjejnë një femër, por jo edhe banorët e qytetit kinez Dunguan.

Atje dallimi ndërmjet numrit të femrave dhe meshkujve është shumë i madh, ku çdo 89 meshkuj vijnë 100 femra, gjë e cila është shkaktuar me politikat e punësimit – fabrikat lokale vazhdimisht kërkojnë punëtor nga gjinia femërore, derisa meshkujt masovisht zhvendosen, shkruan The Independent.

Për shkak të mungesës së meshkujve, nuk është çudi që një mashkull ka tri femra, ndërsa njëri prej tyre tha se “është turp që të kesh vetëm një femër”.

“Në qytet është shumë lehtë të gjesh një femër se sa punë. Unë i kam tri, si edhe shumë nga miqtë e mi. Këto vajza dinë gjithçka për njëra-tjetrën, asgjë nuk fshihet”, tha punëtori i fabrikës Siao Lin. “Të gjithë e konsiderojmë normale këtë situatë. Gjithkah ka vajza të reja, të bukura dhe do të ishte dëm që të qëndrojnë të vetmuara. Synimi i tyre nuk janë paratë ose diçka tjetër, është e natyrshme se dëshirojnë shoqërinë e meshkujve”, ka shtuar Lin.

Atje nuk është e pazakonshme që femrat të paguajnë pijet ose drekën, duke pasur parasysh se shumica prej tyre janë të punësuara.

Comments

comments