Në SHBA vazhdon moti i keq

0

Era e fortë në shtetin Indiana të SHBA-ve, ka shkaktuar valë gjigande mbi 6 metra në Liqenin e Michigan-it.

Për shkak të valëve është dëmtuar në disa vende edhe pista për vrapim përgjatë liqenit, ku si pasojë është mbyllur për përdorim.

Gjithashtu janë bërë paralajmërime banorëve të rajonit për erën e rrezikshme të bashkuar me të ftohtin pas borës që kishte rënë para vitit të ri.

Reshjet e borës, stuhia dhe valët gjigande gjatë gjithë ditës formuan imazhe interesante. Era gjithashtu ka ndikuar edhe trafikun në veriperëndim të Indiana-s.

Komentet

komentet