Në Stamboll ekspozohet manteli 1500-vjeçar i Profetit Muhamed (VIDEO)

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit në Xhaminë e Mantelit të Shenjtë (Hırka-i Şerif) në lagjen Fatih të Stamboll ekspozohet manteli i Profetit Muhammed.

Me mijëra njerëz presin në radhë të gjata për të parë amanetin 1500-vjeçar. Çdo vit me mijëra besimtarë vijnë nga të katër anët e botës për të vizituar Mantelin e Shenjtë, i cili është sjellë në Stamboll në shekullin e 17-të.

Në vitet e kaluara pelerina e profetit ishte ekspozuar e palosur dhe në përmasa të vogla, kurse tani ajo ekspozohet e gjitha.

Vizitorët gjithashtu këtu mund të shikojnë edhe qime nga mjekra e Profetit Muhamed (Sakal-ı Şerif) dhe takijen e u-Veis Al-Karani-t. Ekspozita organizohet nga Fondacioni “Hırka-i Şerif” dhe do të qëndrojë e hapur deri në Bajramin e Ramazanit.

Comments

comments