Në Zagreb të Kroacisë shënohet 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

0
4

Në organizim të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Shoqatës Shqiptaro-Kroate, me mbështetjen e Ambasadës së Repblikës së Shqiperisë dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës, më 17 janar në Zagreb do të shënohet në mënyrë solemne 550 vjetori jubilar i vdekjes së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut.

Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen në kryeqendrën e Kroacisë, në ambijentet e Muzeut “Mimara”, do të mbahen dy ligjerata nga studjues eminent të zhvillimeve historike të periudhës së Skënderbeut. Dr.sc.Damir Karbiq, drejtor i Institutit të shkencave historike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë, do të ligjerojë mbi: “Skënderbeu dhe Europa juglindore në kohën e tij” si dhe prof.Dr. Zeqirja Idrizi, profesor ordinar në Universitetin e Tetovës me temën: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, parzmore çelikunë gjoks të Europës”.

Aktivitetet vazhdojnë me promovimin e librit me përzgjedhje të shkrimeve në gjuhën kroate dhe shqipe me titull “Figura e Skënderbeut në Kroaci”, që do ta bëjë Mirjam Deponte, kryetare e Shoqatës Shqiptaro-Kroate.

Për të përmbyllur këtë manifestim me rasin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, sipas fjalëve të veprimtarit ing. Shuip Ziberit, kryetar i Bashkisë së shqiptarëve të qytetit të Zagrebit, do të ekzekutohen fragmentet e operës së Antonio Vivaldit “Scanderbeg”, fragmente që janë zbuluar nga Akademik Ennio Stipçeviqi (djali i ilirologut të ndjerë Aleksandër Stipçeviqit).

Ekzekutimin e operës së Vivaldit “Scanderbeg” do ta bëjë Orkestra kamertale e Zagrebit, me solist Lidija Horvat-Dunjko-soprano; Borisllav Pushkariq-bas dhe Toni Nezhiq-bas.

Vepra e Vivaldit “Scanderbeg” që do të luhet në ambijentet e Muzeut “Mimara” në Zagreb, do të drejtohet nga dirigjenti arbënesh  me famë botërore Pal (Pavle) Deshpali, dhe nën udhëheqjen artistike të prof. Xhevdet Sahatxhiu.

  

Comments

comments