Në Zajaz po ndodhë një mbledhi, Ahmeti aty

Këshilli Organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve dhe varrimin e mbetjeve mortore të viktimave nga masakrat nga viti 1913 e gjer pas luftës së dytë botërore që u gjetën në komunën e Kërçovës është takuar në Zajaz, njofton Flaka.

Ky këshill vendosi që varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve do të bëhet të shtunën, më 18 nëntor 2017, me fillim në ora 13:00 në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës.

Kohë më parë, në Zajaz dhe në vende tjera në Kërçovë u zbuluan varreza masive të viktimave nga masakrat ndaj shqiptarëve nga viti 1913 e gjer pas luftës së dytë botërore. Mes tyre është edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti.

Comments

comments