Nëntoka dhe ish-PPD-istët që kontrollojnë partitë politike shqiptare në Maqedoni

Një grup i intelektualëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët ishin pjesë dhe themelues të Partisë për Prosperitet Demokratik për vite me radhë kanë qenë lojtar të fuqishëm në skenën politike në vend, njofton agjencia e lajmeve INA.

Pasi kishin gërryer mirë, PPD-në e Nevzat Halilit, duke bartur poste dhe funksione të rëndësishme, me të ardhur kohra të rënda për Halilin, ishin rreshtuar tek partia e luftës.

Nga kjo e fundit në mënyrë direkte apo indirekte, sërish kanë përfituar, duke qenë të përfshirë në akademi, borde dhe pozita tjera të rëndësishme.

Me të nuhatur dobësimin e partisë së Ali Ahmetit, të njejtit kanë filluar të kalkulojnë me një parti të re politike në Maqedoni.

Në lajm i publikuar sot në disa portale nxjerrë në pah bashkëpunimin e tyre dhe korrespodencat me Lëvizjen BESA.

Bëhet fjalë për Rizvan Sulejmanin, Abdylmenaf Bexhetin, publicisti Kim Mehmeti, ish kryetari i DR-së dhe më herët nënkryetar i PDSH-së, Imer Selmanu dhe figura tjera apo intelektual që kanë kalkuluar me Këshillin  e ashtuquajtur mbi partiak apo opozitar.

Janë këta intelektualët që duket se e kanë nuhatur gjithmon pushtetin, duke i njohur mirë matematika dhe beneficionet që sjellë ai.

Shic mund të konkludohet këtu nuk bëhet fjalë për ideologji apo kauzë kombëtare, por për interesa personale dhe familjare të personave të caktuar dhe qëllimin e tyre për të arritur në majën e piramidës. (INA)

 

 

 

 

 

 

Comments

comments