Nevzat Bejta ndau Kupën për ekipet e Gostivarit që u shpallën Kampion

Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta të enjten në Stadiumin e qytetit në Gostivar, u mbajt ceremonia e ndarjes së Kupës për ekipet gostivarase që arritën të shpallen kampion në ligat që garojnë.

“Gostivari është një nga pesë qytetet më të mëdha në Maqedoni dhe ka traditë të futbollit. Jam i gëzuar që dy ekipe të Gostivarit ngritën një ligë më lartë. Klubi i Futbollit – KF “Gostivari”, në sezonin e ardhshëm do të inkuadrohet në Ligën e dytë, ndërsa Klubi i Futbollit – KF “Genç Kalemler”, do të garon në Ligën e tretë – perëndimore. Kemi futbullistë të mrekullueshëm, kryesi, trejnerë të mrekullueshëm dhe mbi gjitha një publik të mrekullueshëm”, deklaroi kryetari Nevzat Bejta i cili shprehu besimin që vitin që vjen, klubet e Gostivarit do të avancohen edhe më tej.

“Uroj që sa më shpejt Gostivarin ta shohim në Ligën e parë dhe të kthehet krenaria e Gostivarit siç ka qenë më herët. Si kryetar komune do të mbështes klubet e Gostivarit që të ecin para”, shtoi Bejta, i cili ndau Kupën për ekipet e shpallura Kampion.

Manifestimi u organizua nga Komuna e Gostivarit, Federata e Futbollit të Maqedonisë – FFM dhe Lidhja Futbollistike Komunale e Gostivarit.

 

 

Comments

comments