Nga 67 drejtorët, janë 8 femra, ja kush janë

Diskriminim, margjinalizim, padrejtësi dhe politikë e palejueshme kadrovike e pabarazisë gjinore. Këto janë vetëm disa nga definimet e ashpra kritikuese të opinionit publik në lidhje me zgjedhjet kadrovike të Qeverisë së re, kur në krye të 67 vendeve udhëheqëse të institucioneve më të rëndësishme shtetërore u emëruan vetëm 8 femra, gjegjësisht mezi 11 për qind nga numri i plotë. Mund të thuhet se numrat dhe përqindjet nuk janë zgjidhje, por një pabarazi e këtillë nënkupton vetëm anashkalimin e cilësisë së femrës në politikë, vlerësojnë politikologët, ndërsa edhe më dëshpëruese është ajo që Qeveria e re, në vend se të bëjë hapa avancimi në këtë drejtim, ajo ndjek hapat e politikës diskriminuese gjinore të Qeverisë paraprake.

Aktivistët për të drejtat e femrave nuk kanë iluzione që Maqedonia të arrijë nivelin e, për shembull, Francës ku gjysma e qeverisë janë femra, por është dëshpërues fakti që nga 25 pozita të ministrave, vetëm 3 janë femra, Radmilla Sheqerinska, Milla Carovska dhe Renata Deskovska.

Ana Vasilevska, aktiviste për të drejtat e femrave, përkujton se Strategjia për barazi gjinore është ligj i miratuar që nga viti 2013, me të cilin Qeveria ka për detyrim të kujdeset për baraspeshën gjinore, mirëpo edhe kjo qeveri nuk jep sinjale se ka vullnet politik për diçka të tillë./Telegrafi/

Comments

comments