Nga Aleanca për Shqiptarët të rezervuar ndaj deklaratave të Bilall Kasamit?!

0

Aleanca për Shqiptarët e rezervuar ndaj deklaratave të Bilall Kasamit?!

Aleanca për Shqiptarët zyrtarisht nuk ka dashur të komentojë deklarimet e kreut të njërit krah të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se koalicionimin me Selën e ka të kryer dhe se bashkë do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Nga partia e udhëhequr nga Sela nuk ka pasur përgjigje zyrtare, por jozyrtarisht përfaqësues të kësaj partie janë shprehur për INA se nuk ka asgjë konkrete lidhur me deklaratën e Kasamit, derisa kjo parti po përjeton pëçarje të thellë dhe ndarje në dysh që do të dëmtojë opozitën shqiptare dhe do të jetë një përçarje e re e votës shqiptare.

“Ne jemi partia më e madhe opozitare që fituam rreth 60 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Radhët tona po shtohen dhe se kemi përgjegjësi për të udhëhequr frontin opozitar. Jemi të hapur për të gjithë për bashkëpunim. Këtë e kemi shprehur edhe më parë, por dikush nuk deshti. Tani si duket i është kujtuar dhe kanë parë se janë humbës. Pas Kongresit partiak të marsit do të ketë vendime dhe shqyrtime të koalicionimeve, por synimi ynë si parti më e madhe opozitare është që të ftojmë shqiptarët të radhiten tek Aleanca për të vijuar rrugëtimin tonë për drejtësi dhe barazi në këtë shtet”, theksuan për INA, nga Aleanca për Shqiptarët.

Kasami: Koalicioni me Selën punë e kryer 

Bilall Kasami në takimin me mërgimtarët në Çikago gjatë vizitës së fundit në SHBA ka deklaruar se ai është kryetari i Lëvizjes BESA që është konfirmuar zyrtarisht dhe se ai tashmë ka bërë koalicion me ASH-në e Ziadin Selës.

“Marrëveshja parimore me Ziadin Selën nuk ishte vetëm për zgjedhjet lokale, por do të vazhdojë edhe për zgjedhjet e radhës parlamentare, që të shkojmë bashkërisht, duke ndërtu një koalicion parazgjedhor, që do të rezultojë me fitore bindëse të këtij koalicioni”, ka theksuar Kasami.

Kasami ka pranuar se edhe brenda Lëvizjes BESA fatkeqësisht ishte refuzuar bashkëpunimi me Selën, informon INA.

“Kishte elemente brenda të dy subjekteve që nuk e donin ate bashkëpunim. Ju e dini se Vesel Memedi vetë doli dhe tha se nuk do që të jetë me Lëvizjen BESA. Elemente të tillë fatkeqësisht ka pasur edhe në Lëvizjen BESA dhe në vazhdimësi edhe pse kishte iniciativa të vazhdueshme”, theksoi Kasami.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit lokale, ka pasur presione dhe kërkesa të mëdha nga disa individë frontmen të Lëvizjes BESA që të koalicionohet me PDSH-në e Menduh Thaçit, por që sipas tij, këta individë tashmë janë përjashtuar nga BESA.

“Në zgjedhjet lokale kishte oferta dhe nisma për bashkëpunim opozitar. Këto elemente që po e pengonin bashkëpunimin po humbisnin fuqi. Nga BESA ka pasur largime të këtyre elementeve, sepse kishte kërkesa dhe preisone që të bashkëpunohet me PDSH e Menduh Thaçit. Por kjo refuzohej nga anëtarësia. Dhe dështuan”, ka theksuar Kasami. (INA)

Komentet

komentet