Nga president i Iranit në bari, Ahmadinexhad sot ruan dele, se lejuan...

Nga president i Iranit në bari, Ahmadinexhad sot ruan dele, se lejuan të rikandidohet

Ish-Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad është skualifikuar nga gara presidenciale, raportoi sot televizioni shtetëror iranian.

Ministria e Brendshme njoftoi se Këshilli që ka miratuar kandidaturat për zgjedhjet presidenciale, ka nominuar gjashtë kandidatë, përfshirë presidentin në detyrë Hassan Rouhani. Ai sot po jeton ndryshe duke qenë një blegtor i vyer që ruan dele.

Por jeta e tij modeste ishte edhe derisa ishte presidenti. Në punë shkonte me autobus, ndërsa si pasuri që kishte paraqitur kishte makinë të tipit Peugeot 504 të vitit 1977 dhe një shtëpi të vjetër në Teheran. Gruaja e tij ka qenë një pastruese në një medrese në Teheran. Ai me thjeshtësinë e tij është treguar edhe gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit. Sot jeton me një pagë prej 250 eurove edhe si profesor universitar, por edhe nga të ardhurat që përfiton në mënyrë simbolike si blegtor. (INA)