Ngjarje e tmerrshme në Tetovë: Njerku përdhunon dy vajzat e gruas

Të përballura me një makth të tmerrshëm dhe përdhunimin e njerkut, dy vajza të mitura, përkatësisht 15 dhe 16 vjeçe kanë vendosur t’i rrëfejnë tmerrin nënës së tyre.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tetovë të Maqedonisë, ndërsa ka qenë vetë e ëma e vajzave ajo që ka bërë denoncimin e bashkëjetuesit të saj në polici.

46 vjeçarja N.I., ka denoncuar se personi me të cilin ka bashkëjetuar, B.I., 35 vjeç nga fshati Lubin i Shkupit, në disa raste, ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e saj të mitura.

Kjo ishte martesa e dytë e gruas, ndërsa vajzat i kishte nga martesa e parë. Pas denoncimit, policia ka bërë të mundur arrestimin e 35 vjeçarit, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments

comments