Nis shpartallimi i VMRO-DPMNE, tre deputetë e braktisin Gruevskin?!

Tre deputetë të VMRO-DPMNE që udhëhiqet nga Nikolla Gruevski në shenjë pakënaqësie do të largohen nga kjo parti, bën të ditur portali Plusinfo.

Sipas këtij shkrimi, ka filluar rrallimi i anëtarësisë së VMRO-DPMNE dhe kalimi i tyre në VMRO-Popullore, partia që udhëhiqet nga Lubço Georgievski.

“Tre deputetë të koalicionit të VMRO-DPMNE ka gjasa që të kalojnë në VMRO-popullore, ndërsa këtyre ditëve para ndarjes së mandatit,dhjetëra kuadro të vjetra të VMRO-DPMNE do të kalojnë radhët e VMRO-Popullore./dokaz.mk

Comments

comments