Nisen në dasëm të panjohur, policia gjermane kthen prapa 16 krushq nga Maqedonia

Mëngjesin e së enjtes më 13 korrik të këtij viti, policia gjermane ka kontrolluar një autobus në autostradën A8 në afërsi të Schwarzbachut. Autobusi ka qenë me autotarga të Maqedonisë, ndërsa policia ka kontrolluar 16 prej udhëtarëve të cilët nuk kanë pasur dokumente të nevojshme për të qëndruar në Gjermani, njoftojnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Udhtarët kanë deklaruar se janë nisur për një gazmend familjar, por askush nuk ka bërë të ditur se ku ka qenë e organizuar festa. Pas masave të ndërmarra policore, ata janë kthyer në territorin e Austrisë.

Comments

comments