Një bebe do të shkëputet nga aparati që e mban në jetë, me vendim gjykate, pa vullnetin e prindërve

0

Edhe një herë gjykata vendos në Britaninë e Madhe kufirin mes jetës dhe vdekjes dhe e ndan vendin në dy pjesë mbi fatin e një bebeje. Vitin e kaluar rasti i të voglit Charlie Gard mallëngjeu britanikët, sot është rasti i Isaiah Haastrup, i lindur në King’s College Hospital në Londër dhe që mban opinionin pezull. Sipas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë vogëlushit duhet t’i hiqet aspirimi artificial. Gjykatësi MacDonald vendosi që nuk është në interesin më të mirë të fëmijës lënia dhe lidhja me aparatin e ventilimit artificial që mundëson jetëgjatësinë e tij. Verdikti i tij përputhet me atë të mjekëve që iu drejtuan gjykatës përballë kundërshtimit të prindërve të kësaj procedure. Fëmija erdhi në jetë nga një lindje e vështirë që i shkaktoi dëme të rënda cerebrale e që i kanë prekur aftësitë motorike dhe që e detyrojnë të jetojë i lidhur me një aparat. Babai i fëmijës nuk dorëzohet dhe thotë se do të flasë me avoketërit e tij para se të vendosë se çfarë do të bëjë. Fiona Paterson, përfaqësuesja ligjore e spitalit, flet në favor të ndërprerjes së kësaj procedure duke pohuar që personeli i King’s College e kupton më mirë se kushdo dhimbjen dhe vuajtjen e prindërve.

Gjykatësi pasi vlerësoi guximin e prindërve dha verdiktin duke pohuar se është në interest të Isaiah-it dhe se me dhimbje të thellë deklaron se nuk ka motiv për të vazhduar përpara. Ky rast bazohet mbi një fill të hollë etike, të drejtash dhe ndjenjash. Isaiah, pohojnë mjekët ka një nivel të ndërgjegjjes, por ky është shumë i ulët dhe nuk i përgjigjet stimujve. “Nuk mund të përmirësohet,” – deklaroi njëri nga specialistët para gjykatësit, ndërsa nëna pohon: “Kur i flas hap një sy. Është fëmijë që ka nevojë për dashuri, vëmendje dhe unë mund t’ia jap.” Përfundimet e saj nuk bien dakord me linjën dhe pragmatizmin e mjekëve si dhe me çekiçin e ligjit. “Mund të themi që është në kushte shumë të rënda, por për të patur të drejtë për të jetuar nuk është e drejtë. Nuk i korrespondon atyre të vendosin,” – shpreh gjykatësi. / bota.al