Një lajm i mirë Barcelonën para ndeshjes së fundit në La Liga

Skuadra e Barcelonës këtë të diel do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicioni në kuadër të La Ligas.

Në rast se ata fitojnë ndaj Eibarit në Camp Nou dhe Real Madridit mposhtet nga Malaga, atëherë do të mbronin titullin e kampionit.

Trajneri Luis Enrique para kësaj ndeshje ka marrë një lajm shumë të mirë, pasi Gerard Pique është kthyer në stërvitje dhe është gati për ndeshjen ndaj Eibarit.

Por, Barcelonës për këtë ndeshje do t’i mungojnë katër lojtarë për shkak të lëndimit, Javier Mascherano, Rafinha, Mathieu e Aleix Vidal, ndërsa të suspenduar janë Luis Suarez dhe Sergi Roberto.

 

 

 

Comments

comments