Një mafioz merr në intervistë Zv.Kryeministren Mesi në ERTV!

0

Edi Rama ka realizuar më në fund ëndrrën e tij të madhe, që kur punonte për Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, te “Koha Jonë”.

Me median “Edi Rama Televizion” (ERTV) ai më në fund ka mundësinë që të bëjë, edhe pronarin, edhe kryeredaktorin, edhe lajmin, edhe personazhin. Dy ditë më parë transmetoi një shëtitje të tijën nëpër një ekspozitë për turizmin në Mirditë dhe e etiketoi; “Eksluzive”. Eksluziviteti ishte vetë Edi Rama me ministren Nikolla, që i rrinte nga prapa dhe ca foto-postera të varur në mur, që tregonin si gjithmonë plane të Rilindjes për të ardhmen e turizmit në atë zonë.

Pas këtij “eksluziviteti” Edi Rama ka realizuar në televizionin e tij, sot paradite edhe intervistën e parë. Personazhit që ju bë ky nder ishte Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, e cila tregoi se si qytetarët shqiptarë, që nga shtëpia apo kafeneja, mund të marrin çdo dokument zyrtar që ju duhet.

Por ajo që ka habitur këdo që ka ndjekur këtë “emision” në ERTV ishte mënyra, se si u realizua kjo intervistë. Kamera ishte e fokusuar 100% përball zonjës Mesi, kurse personi që e pyeste ishte i fshehur. Ai që duhej të ishte gazetari intervistues, nuk kishte as fytyrë dhe as emër. Kemi parë intervista të këtij lloji, por në kah të kundërt. Pra ka bërë vaki, kur një gazetar me emër dhe figurë interviston ndonjë mafioz, apo eksponent të shquar të krimit që i fshihet drejtësisë dhe për këtë, nuk pranon që ti shfaqet as fytyra dhe as emri.

Por kjo që ndodhi me intervistën e parë të ERTV, ka kaluar çdo fantazi: Një mafioz interviston, Zv.kryeministren e Shqipërisë në televizionin e kryeministrit!

Vetëm nga zëri i hollë i “gazetarit” anonim të Ramës, mund të qetësoheshe dhe të kuptoje, që kishim të bënim me një nga dhjetëra çunakët dhe çupëlinat, që Rama me Fugën ka punësuar në bodrumet e kryeministrisë, për të bërë ekspansion komentesh dhe “lajmesh” kundër kritikëve të qeverisë, në rrjetet sociale dhe portale të hapur enkas për këtë gjë.

Komentet

komentet