Njëri nga krahët e Lëvizjes BESA hyn në Qeveri?!

0

Njëri nga krahët e Lëvizjes BESA pritet të përfshihet në Qeveri. Kjo bëhet e ditur nga burime brenda kësaj partie. Kryeministri Zoran Zaev pikërisht pas informacioneve për tronditje brenda kësaj force politike, kishte zvarritur edhe kompletimin e Qeverisë, informon INA.

Ai në disa deklarata kishte lënë për të kuptuar se dikush do ti bashkohej, duke thënë se për çdo kend do të jetë e hapur dera për koalicionim.

Gjasat janë që ofertën për bashkëqeverisje ta pranojnë nga krahu i udhëhequr nga Nexhbedin Kahremani, që kanë tre deputetë dhe që do të krijojnë një stabilitet në maxhorancën aktuale.

Ndërkohë, nuk dihet se si do të veprojë krahu tjetër i Bilall Kasamit, por edhe kjo do të jetë në pikëpyetje, pasi që dy deputetët që i dhanë mbështetje Kasamit vijnë nga Rilindja Demokratike Kombëtare, që u përça dhe që udhëhiqej nga Fadil Zendeli.

Të gjitha këto informacione janë vetëm thashetheme që qarkullojnë në strukturat partiake, por deri tani asgjë nuk do të jetë finalizuese deri në kongreset e ardhshme të caktuara për më 24 shkurt, e që sipas pritjeve, njëri do të mbahej në Shkup, e tjetri në Tetovë, ashtu siç ndodhi me Këshillat Qendrore. (INA)

 

Me përçarjen e BESËS u përçanë edhe deputetët, ja kush me kë? (FOTO)

Me përçarjen e djeshme edhe zyrtarisht të Lëvizjes BESA, ky sindrom përfshiu edhe 5 deputetët e saj, që u panë të ndarë në dyja taboret.

Siç mëson INA nga burime partiake, në krahun edhe udhëhequr nga Bilall Kasami janë dy deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Këta dy deputetë njihen si pjesë e RDK-së së përçarë, dhe që kanë dalur nga elektorati i i ish-kësaj partie.

Ndërsa në krahun ku kryetar u zgjodh Nexhbedin Kahremani janë tre deputetë: vetë kryetari Kahremani, i cili filoi mandatin pas dorëheqjes së Kasamit në zgjedhjet e fundit, Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.

Me këtë do të marrë fund funksionimi i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA. Ndërsa nuk dihet se si do të funksionojnë ata. Kjo përçarje e krerëve të BESËS është përjetuar rëndë tek elektorati i saj.

Komentet

komentet