Njihuni me gjashtë vrasësit shqiptarë më rrezikshëm në Britani

Gjashtë vrasë shqiptarë arritën të sigurojnë leje qëndrimin në Britani të Madhe duke u paraqitur si refugjatë lufte nga Kosova, shkruan britanikja “The Sun”.

Ata janë mesin e më shumë se 300 personave nga vendi i vogël ballkanik që deri më tani janë zhveshur nga nënshtetësia e tyre britanike nga “Home Office”.

Gazeta shkruan se mijëra shqiptarë të tjerë janë të dyshuar për adoptimin e identiteteve fals nga Kosova fqinje që pretendojnë për persekutim gjatë konfliktit rajonal 18 viteve më parë.
Shumë prej tyre kanë përfunduar në rrugën e krimit në Britani dhe janë quajtur “një kërcënim i rëndësishëm” nga Agjencia Kombëtare e Krimit të Policisë.
Agjencia që synon rrjetet e organizuara, shton: “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë kontroll të konsiderueshëm në të gjithë trafikimin e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, me ndikim të veçantë në tregun e kokainës”.

Pesë vrasës shpëtuan nga drejtësia nga atdheu duke përdorur mashtrimet e refugjatëve të luftës për të penguar barrierat e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.
I gjashti hyri nëpërmjet një furgoni dhe më pas vrau dy pensionistë në Suffolk, me synim për t’i grabitur ata që të shlyente borxhet e shumta nga bixhozi.
Ali Qazimaj, 43 vjeç, goditi për vdekje Peter Stuart, 73 vjeç, dhe e hodhi atë në një lumë, ndërsa trupi i gruas së tij Sylvia, 68-vjeçe, nuk u gjet kurrë.

Shqipëri ka vjedhur identitetin duke jetuar ilegalisht në Britani për gati dy dekada.
Shqipëria me një populli prej më pas 3 mln banorë shkruan gazeta, ka 512 shtetas nëpër burgjet e Britanisë dhe të Uellsit, që është grupi i pestë më i madh në radhët e të huajve./ora news

Ali Qazimaj, emri i vërtetë Vital Dapi, i akuzuar për vrasjen e çiftit britanik
Samir Bashsa, emri i vërtetë i të cilit është Saliman Barçi. Ai është dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në vitin 1997 në Shqipëri.
Afrim Pulaj, emri i vërtetë Afrim Sinani, i akuzuar për vrasje në një varrezë shqiptare në 1996 dhe u dënuar me 20 vite burg.
Abdul Mekra, emri i vërtetë Avni Metra, u dënua me 25 vite burg në vendin e tij për vrasje. U largua në Britani në vitin 1998.
Sami Qerkini, emri i vërtetë Bardhi Muça, mbërriti në Britani të Madhe në 1995. Ai përdori pasaportën e tij britanike për të udhëtuar në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë për të krijuar një zinxhir furnizues droge.
Gjergj Kola, 48 vjeç, emri i vërtetë Gergj Çupi. Ai vrau Mirash Ndreçën dhe Donika Kadelin në Rrëshen të Shqipërisë në 1997, por iku në Itali përpara se të dënohej me 25 vite burg e më pas në Britani.
Bekim Ademi, 35 vjeç, emri i vërtetë Elidon Habilaj, i cili mbërriti në Britani në vitin 1998. U dënua në mungesë në Gjykatën Snaresbrook Crown pasi u shpall fajtor nga një juri për mashtrim.
Dinjan Hysaj, 40 vjeç, ka kërkuar azil në vitin 1998 duke dhënë emrin e tij të vërtetë, por një datë të rreme të lindjes atë të vitit 1981 – në vend të vitit 1977 – gjë që e bëri atë të mitur.

Comments

comments