Njihuni me ‘buldozherin’ amerikan, ai e din si merr frymë Ballkani

Diplomati amerikan Hoyt Brian Yee është njeriu i Trumpit që ka filluar misionin e tij për stabilimin dhe uljen e tensioneve në Maqedoni dhe rajonin e Ballkanin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Zgjedhja e tij, nga presidenti amerikan nuk është e rastësishme. Ai është një diplomatë i cili e njeh Ballkanin më shumë se kushdo tjetër.

Në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave të regjimit të diktatorit Milosheviq, ai ishte pjesë e Shtabit të Aleancës dhe Zëvendës Drejtor i Zyrës Private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Havier Solana.

Por, jo vetëm kaq, nga vitit 2002- 2005 Yee ka qenë zyrtarë kryesor i diplomacisë në Mal të Zi, ndërsa në periudhën kohore 2006-2009 ai ishte Konsull i Përgjithshëm në Selanik të Greqisë.

Para se të merrte detyrën e tij të tanishme në shtator 2013, ai ishte Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Zagreb, nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Objektivat e tij, aktuale janë që të mundësoj transferimin e qetë të pushtetit në Maqedoni si dhe krijimin e një qeveri të re reformatore. Në Kosovë, kërkon një kryeministër të fuqishëm për shtyerjen e proceseve përpara, në Shqipëri futjen e PD-së, në zgjedhje. Diplomatin Amerikanë Mali e Zi e don në NATO, ndërsa Serbisë i ka dhënë mesazhet e qarta.  (INA)

Comments

comments