Nuhiu: Do të godasim fuqishëm

Zëvendësministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu në konferencën regjionale për trafikun me qenien njerëzore ka thënë se është e domosdoshme një bashkëpunim regjional për të parandaluar këtë fenomen.

Ne hapjen e Konferencës regjionale për trafikun me qenie njerëzore dhe migracionin e paligjshëm theksuam nevojën e bashkëpunimit regjional kundër veprimeve te kriminaluzuara edhe ne këtë fushe. Trafikantet dhe gjithsecili duhet ta këtë ne mendje se njeriu është krijesa e cila meriton të jetojë e lirë, larg ç’do robërimi, trafikimi, torturimi dhe dhunimi. MPB do te godasë fuqishëm trafikun me qenieve njerëzore. Sipas tij në këtë konferencë gjatë këtyre dy ditëve do të trajtohen dhe do të debatohet për problemet me të cilët përballen jo vetëm institucionet shtetërore por edhe shoqëria në tërësi.  Tregtia me njerëz i tejkalon të gjitha kufijtë pasi baza e tyre është eksploatimi i njerëzve për përfitime ekonomike dhe material tha në konferencën regjionale “trafikimi i qenieve njerëzore”, Agim Nuhiu, zëvendësministër i punëve të brendshme.

 

Comments

comments