“Nuk ka marrëveshje me Juventusin”

0

Agjenti i Dennis Praet, ka thënë se nuk ka asnjë të vërtet rreth transferimit të tij nga Sampdoria te Juventusi.

Bianconerët kanë qenë të lidhur me belgun në ditët e fundit dhe madje u flit për një marrëveshje mes palëve në verë.

“Nuk ka asnjë të vërtet në lidhje me marrëveshjen në Juventus”.

“Gjithçka që mund të them është se këtë vit Praet ka treguar potencialin e tij të madh, duke arritur nivelin më të lartë të performancës deri në pushimin dimëror”.

“Ai është i lumtur që është te Sampdoria, por unë jam i sigurt se në fund të sezonit ai do ta bëjë një kërcim në cilësi”, ka thënë Martin Riha për TuttoJuve.

Juventusi është duke investuar në disa rë rinj në vitet e fundit.

‘Zonja e Vjetër’ pret që ky investim t’i jep frytet e veta pas disa vitesh. /Telegrafi/  

Komentet

komentet