Nuk keni nevojë më kurrë ta shkruani fjalëkalimin e Wi-Fi

Apple është duke prezantuar një veçori të re për shpërndarjen e fjalëkalimit të Wi-Fi në IOS 11.
Herën tjetër kur dikush dëshiron të lidhet në internetin tuaj në shtëpi, nuk keni nevojë që t’ia tregoni atij fjalëkalimin.
Në vend të kësaj, ju do të jeni në gjendje që t’ua mundësoni atyre të lidhen në internet me një prekje të vetme të një butoni, transmeton Gazeta Express.
Kur një pajisje e Apple që ka IOS 11 tenton të lidhet në rrjetin tuaj Wi-Fi për herë të parë, pajisja juaj e Apple do të shfaq një tabelë në të cilën thuhet ‘Share Your Wi-Fi’ (Shpërndajeni WiFi-në tuaj).
Nëse dëshironi të vazhdoni, thjeshtë e prekni butonin ‘Send Password’ (Dërgo Fjalëkalimin) dhe pajisja e personit tjetër do të lidhet në mënyrë automatike në rrjet.
IOS 11 do të arrijë si një përditësim falas këtë vjeshtë, por jo të gjithë do të mund ta përdorin këtë sistem të ri.
IOS 11 nuk do të mbështet iPhone 5, iPhone 5C ose gjeneratën e katërt të iPad, duke i lënë këto pajisje me IOS 10.

Comments

comments