Nusja merr dhuratë të veçantë nga njeriu që mban zemrën e të birit të saj të ndjerë (FOTO)

Kur i fejuari i Becky Turney, Kelly, e ndali dasmën e tyre për një dhuratë shumë të veçantë, ajo mbeti pafjalë.
I biri i saj i ndjerë, Triston, nuk ishte prezent në dasmën e saj në Alaska të SHBA-së të premten, por zemra e tij ishte, transmeto Express.

Triiston vdiq papritur në vitin 2015. Ai ishte vetëm 19-vjeçar.

Dhëndrri e kishte organizuar befasinë, duke i dhënë Beckyit mundësinë ta takojë Jacob Kilby, të riun që e bartë zemrën e birit të saj, për herë të parë.

Kelly ka thënë për BBC: “Fillova ta planifikoja këtë befasi me Jacob diku katër muaj para dasmës. Ai është një djalosh i mrekullueshëm.”

Becky, 40-vjeçare, i dëgjojë të rrahurat e zemrës të birit të vet ditën e dasmës, duke e mbajtur një stetoskop në gjoksin e Jacobit.


Comments

comments