NYT, WP fitojnë Pulitzerin për raportimin e “lidhjeve” Trump-Rusi

0

Gazetat New York Times dhe Washington Post fituan Çmimin Pulitzer për raportimin kombëtar të hetimeve të SHBA-së mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, më 2016, dhe lidhjet e mundshme midis Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit amerikan, Donald Trump.

Çmimi më prestigjoz i gazetarisë në Shtetet e Bashkuara u nda në Universitetin Kolumbia në Nju Jork, transmeton REL.

Bordi i Pulitzerit tha se Times dhe Post e ndajnë çmimin për “raportim të thellë dhe të pandërprerë në interesin publik”.

Presidenti Trump vazhdimisht e ka mohuar bashkëpunimin me Rusinë, ndërsa raportimet për ndërhyrjen e saj në zgjedhje i ka cilësuar si “gjueti shtrigash” dhe “lajme të rreme”.

Gazetat New Yorker dhe New York Times, ndërkaq, morën çmim të përbashkët Pulitzer për raportimin e tyre mbi akuzat për ngacmime seksuale në Hollywood.

Komentet

komentet