Ohër, padi penale për 27 vjecarin nga Tirana që u kap me...

Ohër, padi penale për 27 vjecarin nga Tirana që u kap me heroinë

Ndaj shtetasit shqipar, L.K. (27) nga Tirana, krim policia nga Struga ka ngritur padi penale, në bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit, prodhimit dhe lëshimit në përdorim të paautorizuar të drogës narkotike, sukstancave psikotrope dhe prokursorëve.

Sipas komunikatës së SPB-së në Ohër, nga fundi i vitit të kaluar, gjatë ushtrimit të kontrollit të veturës “Mercedes” me targa të Strugës, në rrugën “Gjuro Sallaj”, tek  L.K. (27) nga Tirana, është gjetur një qese plasmasi me një materje ngjyrë kafe, 0.42 gram. Pas analizës në Ministrinë e punëve të brëndshme në Shkup, është konstatuar se bëhet fjalë për drogë heroin. L.K. heroinën e ka blerë në Tiranë me çmim 15 euro-thuhet në komunikatën e SPB-së në Ohër. (INA)