advertisement
Fillimi | Opinione | Protestuan shqiptarët, por jo me kulturë – Arben Llalla
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Protestuan shqiptarët, por jo me kulturë – Arben Llalla

Protestuan shqiptarët, por jo me kulturë – Arben Llalla

Protestat që u mbajtën të premten në disa qytete të Maqedonisë që banohen me shumicë nga shqiptarët dolën jashtë kontrollit duke kaluar në degradim të plotë. Që në fillim ata që organizuan protestat nëntokë dhe mbi tokë qëllimisht vunë si parullë kryesore, myslimanet nuk janë terrorist, nuk janë radikal. Por në këto protesta nuk protestuan myslimanët e asnjë bashkësi e kombësive të tjera që i përkasin fesë islame në FYROM si: turqit, torbeshët, boshnjakët, romët, sllavomaqedonasit myslimanë. Këta, nuk dolën në protesta për të vënë nderin e myslimanëve në vend nga ofendimet dhe akuzat e pabaza të zyrtarëve shtetëror. Qeveria e Maqedonisë ka deklaruar pak ditë më parë se janë arrestuar radikal islamik dhe kjo akuzë nuk rëndon vetëm mbi shqiptarët mysliman, por mbi të gjithë myslimanët e Maqedonisë. Myslimanët e kombësive të tjera nuk e prishën rehatinë nga këto akuza, përfaqësuesit e tyre politik as nuk dhanë ndonjë deklaratë për të kundërshtuar këtë etiketim për myslimanët në Maqedoni. E pra, dikush u ka thënë që e kemi vetëm me shqiptarët mysliman akuzat për terrorizëm.

Askush sot nuk e merr përgjegjësinë e organizimit të protestave edhe pse organizatorët dihen, ata ishin në ballë të tyre me megafon duke drejtuar me fjali-parrulla turmën e cila sapo kishte dalë nga shtëpia e Zotit, Xhamia.

Shqiptarët protestuan në Shkup, në Tetovë dhe Gostivar me flamur kombëtar dhe me flamur të Arabisë. Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka flamuri shtetëror i Arabisë me shqiptarët, protestën? Disa protestues ulërinin Allahu Ekber dhe fjalë të tjera që shumica e shqiptarëve në Ballkan nuk i dinë kuptimin e këtyre fjalëve arabe. Dikush tha se: “Selamin” e morët ata që duhet ta marrin. Por askush nga qeveritarët nuk mori “Selamin” përveç që ne, shqiptarët e Maqedonisë i treguan Europës se jemi për NATO dhe BE, por me flamurin e Arabisë, pra duam të shkojmë në Europë jo si shqiptar, por si arab. Pra, tashmë një pjesë e shqiptarëve kanë vendosur që në çdo protestë, dasëm, synet, varrimi dhe xhami të valëvitet flamuri i Arabisë dhe jo flamuri shqiptar. 

E vetmja protestë e cila kishte kuptimin e plotë se për çfarë protestohet ishe ajo që u mbajt në Kumanovë me flamurin shqiptar dhe të BE. Organizatorët ishin në ballë të saj me në krye axhën Idriz Sinani, kryetar i Forumit Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut. Pra, organizatorët diheshin, ishin në krye për atë se çfarë protestonin paqësisht. Në Kumanovë u protestua qartë dhe qetë, me rregulla njerëzore dhe demokratike ashtu siç e ka zakon shqiptari. 

Protestat e fundit nuk u përkrahën nga partitë shqiptare, as nga unionet studentore dhe shoqatat joqeveritare, kjo tregoi qartë se shqiptarët duhen të distancohen nga tubime të tilla që organizohen pas faljes të së Premtes dhe ku nuk tregohet kulturë, por dhunë. Sllavët dhe grekët të mbështetur nga Rusia po i dërgojnë shqiptarët drejtë kurtheve që ua kanë ngritur ndër vite dhe siç po shihet një pjesë e shqiptarëve me britma arabe dhe flamur të Arabisë po shkojnë me dëshirë drejtë këtyre shtigjeve të vdekjes. Jo rastësisht ministria e punëve të brendshme znj.Jankullovska ishte një natë më parë në tv Alsat-M , veprime të koordinuara për nxitje edhe më shumë për të protestuar me dhunë dhe ofendime. Në atë emision ajo i ra të njëjtës daulle që i bien serbët dhe grekët prej shumë vitesh. Ministria e cila gjithnjë hapët ka deklaruar se nuk dëshiron përkthim në gjuhën shqipe, me gjuhën e saj politike nxiti edhe më shumë që shqiptarët të protestojnë të premten si mysliman dhe jo si shqiptar. Nuk ishte rastësi dalja e saj në emisionin e Alsat-M, pasi ishin paralajmëruar protestat, kaq gjë edhe bebet e kopshteve e kuptojnë.

Në protestat e fundit u dëshmua dhunë, ofendime të cilat asnjëherë nuk janë parë në protestat e mëparshme që kanë organizuar shqiptarët në Maqedoni. Është hera e parë që protestuesit shqiptar në Maqedoni gjuajtën me gurë institucionet shtetërore, ofenduan vend e pavend, kjo lloj proteste nuk është vërejtur asnjëherë. Prej 20 vitesh shqiptarët kanë protestuar në Maqedoni për të drejta njerëzore, për universitet në gjuhën shqipe, për ndalimin e vrasjeve enigmatike që kanë ndodhur, të qetë, me kulturë, me parrulla demokratike, dhe gjithnjë në ballë të këtyre protestave kanë qenë burrat e mençur me flamurin shqiptar.

Qartë duket se protestat e së premtes janë nxituar nga qarqet antishqiptare të cilët vrasjen e pesëfishtë duan tua veshin shqiptarëve duke i etiketuar terrorist të Ballkanit. Sllavët financojnë milion euro prej shumë vitesh që islamizmi tradicional shqiptarë të degradohet, të etiketohet si islamizëm që prodhon dhunë, urrejtje dhe terrorizëm.

Shqiptarët e së premtes protestuan sepse islami është quajtur terrorist radikal, por ka disa vite që shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë protestuar kaq masovishtë për vrasjet enigme të ish-komandantëve të UÇK. Shqiptarët nuk kanë protestuar viteve të fundit përse gjuha shqipe nuk përdoret në bazë të MO, shqiptarët nuk kanë protestuar për botimin e librave të shkollave fillore dhe të mesme ku injorohet gjuha, kultura, historia shqiptare, shqiptarët nuk kanë protestuar që me të hollat e tyre investohet në kulturën sllavomaqedonase dhe qytetet ku ata janë shumicë dhe shteti nuk investon në qytetet shqiptare si Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër etj.

Dikush po i manipulon shqiptarët mysliman në Maqedoni, dikush po kërkon që ne të shkojmë drejtë humnerës, drejtë Lindjes Sllave dhe jo drejtë Perëndimit Europian.

Kjo u kuptua edhe nga letra e një grupi të rinjsh shqiptar të cilët reaguan ndaj grupeve dhe individëve që keqpërdorën protestën, duke implikuar flamujt dhe thirrje fetare. 

 

Vlerëso tekstin
1.85

Subscribe to comments feed Komente (21 publikuar):

Shqiptar në 12/05/2012 15:55:25
avatar
BRAVO!!!Kush edhe kët shkrim të qartë nuk e kupton,atij Zoti i gjith Shqiptarëve i dhasht mend
Thumbs Up Thumbs Down
-3
arben në 12/05/2012 16:00:31
avatar
kadla kadal be burr se shum dallash e paske..jam lodhen prej ksisioj ,,shqiptaresh,, duke kritikue tjeret po e haron veten, nga vete fakti se per cfare argumente po kapesh shifet vetedija ne cfare niveli..duke akuzue muslimanet se jane duke u manipulue spo e sheh veten apo nuk deshiron ta shohesh se cfare manipulimi po tenton me ba..nisa ta lexoj teksti se me shpres ka me perfitue dicka por nuk perfitova vetem se neveritje..
Thumbs Up Thumbs Down
7
Arusha në 12/05/2012 18:08:44
avatar
Plotesisht e vertet, fatkeqsisht kemi leju wahabistat qe me vite tua shperlajn trunin rinis shqiptare, dhe tani kemi fillu mi pa pasojat. Nji pjes e rinis shqiptar ka humb ndjenjat kombtare dhe identifikohet me wahabizem dhe flamurin arab. Problemi nuk duhet te nenqmohet se asht ne pytje interesi kombtar.
Thumbs Up Thumbs Down
-2
fahelve në 12/05/2012 18:47:35
avatar
Mjaft me cajtet koken ju mjekroshat si puna e ketij "arben" parakomentuesit.nese nuk ju pelqen keshtu shkoni mor ne Afganistan e gjetiu?Pse na felliqni kombin?
Thumbs Up Thumbs Down
-2
Bushatliu në 12/05/2012 19:34:43
avatar
O Llalla po shum te dhimbsen xhamat e qeverise sllave. Mos ta kane premtuar shtetesin keta qeveritaret. Mos ju beso se te rrejne.
Krejt ky shkrimi yt verteton nje gje se Shqiptaret per Fene e ndritshme Islame jane te zjarrte.
Thumbs Up Thumbs Down
11
bashkeatdhetari nga SHBA në 12/05/2012 20:22:09
avatar
Dallash eshte komentuesi "arben",injoranca e tij eshte aq e madhe sa qe eshte edhe i verber ta sheh dhe ta kupton se ku eshte qellimi i autorit qe plot me vend i bene keto verejtje.Un habitem me INA-ne se pse lejon komente ofenduese te botohen.
Thumbs Up Thumbs Down
-7
bajram në 12/05/2012 21:25:00
avatar
ej ti mos na prek fjalen ALLAHU EKBER eshte fjale universale dhe nuk eshte e arbeve, kurse sa per kulture mos na meso ti neve... rri urt, mos e perdor shqiptarin per politke

flamujt jane te identiteti tone fetar islam me to vdesim dhe te ajo fjale ne kthehemi... ke respekt, dhe mos qel varr pa pas kombi jone...
Thumbs Up Thumbs Down
5
fadil në 13/05/2012 08:53:23
avatar
shumica e juaj shkrujn ose mendojne se jane intelegjent por cdo njeri mendon si per qefin e vet ai muslimani si musliman e shqiptar e ato ateistet qe jan martu ose u martohet ndonje antar i fam.. me shka e atij sja ndin as per allah e as per shqiptari po pse u pengojn flamujt e arabis jo te amerikes ,te serbis,maqedonis pse sepse jan cool e cool bije cka mos shihni dhenoret ne shqipri serb ,maqedon ne kosov amerikan e te zi e duan edhe neve ne maqedoni me na integru jo flm.
Thumbs Up Thumbs Down
0
bleroni pr në 13/05/2012 09:04:53
avatar
bravo shkrim me ven.per menimin tem gjith ata qi mbajn flamura te arabis neper protesta ku qellimi i protestes eshte kombi jon ata jon trdhtar te kombit.dhe sherbyes te kuzhinave te daqiqit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
hamit llogorja në 13/05/2012 09:11:35
avatar
ju gjithcka mund te jeni ,islamist,arabe,makedon,me fe,te pa fe,me fe dhe pa atdhe,por vetem shqiptare nuk jeni.
Thumbs Up Thumbs Down
-2
1 2 3 next total: 21 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një rrëfim nga Shkupi për 23 qershorin - Naser Pajaziti
Shqiptarët në Maqedoni me pak entuziazëm po ndjekin atmosferën e fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Ofertat e partive të Tiranës as që kanë prekur apo ...
image
Mëkatarë të lavdishëm - Fatos Baxhaku
Është një histori e gjatë ajo e lidhjes së shqiptarëve me fenë. Se sa të lidhur kemi qenë ne me besimet fetare, përse kemi ...
image
Rrugës për Sarandë, një vit më parë - Haris Vongli
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time…”. Këto ishin fjalët e fundit ...
image
Delete – Kushtrim Jashari
Sa shpesh e kam përdorur butonin “delete” në kompjuterin tim personal pa e ditur se sa i rëndësishëm është ky buton dhe kjo fjalë. Delete përdoret ...
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
image
Është koha e lajmit hiperlokal - Jonila Godole
Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar download (4)modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): ...
image
Diplomacia e turpit! - Arbana Xharra
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, ...
image
Kosova shënon javën e tolerancës - Frank Shkreli
Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvillon punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit.Takimet ...
image
23 qershori: Heroik apo erotik? - Edmond Tupja
Henri de Montherlant, romancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. ...
image
Arsimi si skemë piramidale - Pëllumb Karameta
A është efektiv sistemi ynë arsimor? Po lodhemi duke debatuar çdo vit për përmbajtjet e programeve të studimit, për mënyrat se si duhet t’i “zbrazin” ...
image
Lëvizje në pesëshen mosnjohëse të Kosovës - Shaban Murati
Një nga efektet diplomatike të “Marrëveshjes së parë për parimet që qeverisin normalizimin e marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në 19 prill në ...
image
Të krenohesh me Lulin - Imer Mushkolaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, do të ishte ndër personat e fundit që do të duhej t’iu vinte ndërmend zyrtarëve komunalë të Prishtinës për ta ...
Next