advertisement
Fillimi | Opinione | Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku

Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku

Vitet e fundit, IRJ të Maqedonisë e kanë rrokur për fyti festat shtetërore dhe protestat qytetare. Edhe, sipas Ministres së Punëve të Brendshme, znj. Gordana Jankulovska: Edhe, grupi „radikalë islamikë“. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi moti paralajmëroi në mjetet e informacionit se ballafaqohet dhe ka probleme me një grup fundamentalist të islamit jotradicional, i cili ia ka rrëmbyer me dhunë edhe tri xhami, shtëpi të Zotit. Dëshmi bindëse ishte, sulmi me grushta i Haxhi Deputetit (E. A.) para kamerave televizive në xhaminë e Isa Beut, në Shkup. Tri ditë më parë edhe sulmi fizik ndaj autorit të këtij shkrimi se, gjoja me shkrime e paska ofenduar Muhamedin a. s. Askushi nuk i dëgjoi ankesat e Bashksësisë Fetare Islame dhe qytetarve që kërcnoheshin përditë dhe dilnin me frikë në rrugë nga „radikalë islamikë“, siç tha Zonja ministreshë në një shtet „demokratik“. Mos them edhe se, për këto pyka pas shpine që u rraseshin shqiptarëve, „vëllezërit“ nga gëzimi u bienin duarve shuplakë. I shpërblenin partizanët e tyre besnik me poste partiake në Qeveri, vende pune e anëtarë komisioni nëpër ministri për „vëllazërim-bashkim“ në emër të popullit shqiptar. Përderisa, këta „radikalë islamikë“ një ditë nuk iu sulën partive politike dhe Shtetit. E them këtë se, vetë jam dëshmitar i gjallë i këtyre veprimeve të ndërsyera antishqiptare. Ose, siç thotë populli: E hudhin gurin dhe e fshehin dorën para syve të Policisë maqedonase. Rastin e sulmit fizik ndaj meje kur e paraqita në polici, inspektori mu kërcnua me padi penale se, unë i paskam provokuar „melaqet“ e Allahut. 

      Përçudi, në këtë shtet „demokratik“ që nateditë synon të shkojë në Evropë, vetëm festohet dhe dilet me pankarta në duar e me „Allahu Akbar“ në protesta qytetare. Maqedonasit i kanë festat e tyre shtetërore e fetare, shqiptarët të tyre kombëtare e fetare. Bullgarët edhe kombëtare edhe fetare. Vllehët, edhe ata të tyre nëpër institucionet e „shtetit të përbashkët“. Serbët të tyren me prapavijë politike. Vetëm turqit i ka kapur nostallgjia e Peradnorisë Osmane duke pi çaj rusi nëpër Bit-Pazar, e rrejnë veten se do të kthehen si pushtuesë përsëri në Ballkan. Romët, ecin nëpër qytet me Arushën për dore. Dajres i bien, e shtinë në valle. Pesë herë në ditë e thirrin nga minaret e xhamive Shejtanin për ndihmë t’i shpie në Xhehnet mes luleve. Merreni me mend, edhe atë: në shekullin e njëzetenjë. Kohë kjo, kur edhe vetë Qeveria turke e lufton fenë islame nga instuticionet e shtetit modern të Ataturkut, shqiptarët turren me të katra si miza në qumësht me „Allahu Akbar“ e flamuj të huaj arabo-turk të bëjnë Shqipëri Etnike. Ia panë hajrin siç duket turkut si pushtues pesqind vjet me radhë, nga e pranuan fenë islame që përpak gati na asimiloi të gjithëve si popull shqiptar dhe na përzuri në Turqi. 

       Përmëkeq, edhe pas faljes së „xhumasë“ nga xhamia, shtëpia e Zotit (në vend të dalin nga shkolla, Universiteti), dalin në protesta masovike të përjavshme në rrugë me flamuj arab, turq e lutje fetare. Përditë, zgjohemi me festa shtetërore dhe protesta qytetare pakrye. Vetëm, pak punë e shumë demagogji fetare-politike. Popullit të këtij shteti siç duket Zoti ia ka nda festat dhe protestat qytetare. E jo punën. Kulminacioni, kohën e fundit pas këtyre festave edhe „nuk qëndron njeri“ si organizator. Besimtari i devotshëm i Zotit do të thoshte: I organizon Shejtani. Ditën e premte, pas faljes së namazit si delet e nënkryeme të zeza pa bari, krye më vete dalin nga xhamia (Shtëpia e Zotit) symëshelë në protesta me veshje e flamuj arab. Ditën e nesërme, dalin me antiprotestë „maqedonasit“ përpara Qeverisë. Dallimi, maqedonasit për inat të shqiptarve dalin në protesta me flamuj shtetëror (Diellin me rreze), pankarta shoveniste e parulla terroriste: Vdekje për shqiptarët, stop terrorizimit islamik, Qeveria shqiptare...  Thirrje për luftë përmes internetit. Shkurt, dhuna thirr dhunë. Realiteti: Të rinjt maqedonas, kësaj radhe vështirë u manipuluan në përmasa të mëdha, të manifestojnë dhunë dhe sulme të tërbuara kundër selive të partive të tyre politike, komunave maqedonase, institucioneve të shtetit, „Qeverisë shqiptare“ t’ia thyejnë me gurë xhamat nga rruga.

       Muhamedi a.s. po të ishte gjallë do të thoshte publikisht: Luftë politike bëjnë harëmët, kush për pushtet e kush për Baba Dovlet. E asnjëri për fe e Vatan. Gojën plot e ka thënë edhe porosinë antologjike: Pa Vatan nuk ka iman. E di edhe këtë, ju mendjen e keni te pasuria dhe shtëpia. Jo. Muhamedi a.s. pasuri, shtëpi dhe gra ka pausur me qerre. Vatani i tij, për të cilin e ka pasur fjalën ka qenë Atdheu. Ehu, e shfrytzoj rastin të ju pyes në këtë shkrim publicistik: Cili është Atdheu i juaj brez pas brezi si „patriotë“ mysliman me „din e iman“ në Ditën e sotshme?! Frikë keni të më pëgjigjeni mes këtyre rreshtave. Dexhalli u rri me tokmak mbi kokë. Nuk ka problem. Vetë ju pyeta, vetë edhe do t’ju përgjigjem: E keni thënë moti në xhami, qysh në kohën e Turqisë. Edhe sot e demonstroni në këtë Njëqindvjetor të Pavarsisë së Shqipërisë, e manifestoni me të madhe krah për krahu me „vëllezërit“ edhe në rrugë. Kokën gjoja e keni në Shqipëri Etnike, e bythën te Shtetet Arabe, ose në Turqi. Gjysmëhënën e keni vulë në ballë. Përditë na e valoni rrugëve të trojeve shqiptare, e hipni edhe në minare. Dexhalli me shokë u pri në luftë.

       Fatkeqësia: Edhe, siç duket jeni melezë që i doni marrëzisht festat shtetërore. Dhe, protestat qytetare për të „drejta të barabarta kombëtare“ me flamuj të huaj e lutje fetare në rrugë. Një Zot e di kush u polli pas porte në Ditën e sotshme të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndodhë, Dexhalli. Ose, Shejtani me shokë. Vetëm punën nuk ua ka anda dudumëve të nemur nga Baba Dovleti. Punën. Ironia: Shembull më të freskët e keni, „Pranverën arabe“. Dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm për pushtet. Përditë i pengoni edhe ato pak veta që duan të shkojnë në punë. I bllokoni në rrugë me orë nëpër protesta. I zvarrisni nëpër autobusë  pas gjithë asaj pune të lodhshme që mezi e nxjerrin me vështirësi bukën e gojës për familjen, të kthehen në shtëpi. Edhe kush: rrugaçët e papunë që paguhen me para të përlyera për të propaganduar veshje dhe zakone arabe në dëm të shqiptarëve duke u përjagur gjithë natën me çaj rusi nëpër lokale nate e shtëpi publike si „besimtarë besnik“ të Allahut, që i falin pesë vakte në xhami, i luten Allahut për mëkate me tespi kuqezi para këmbëve të hoxhës.

       Mirë, më në fund them unë, o „shqiptarë“ të Allahut: Pse, pakënaqsinë tuaj nuk e shprehni me punë?! Shkollë. Universitet. Vërtet, kësaj radhe e them publikisht: ju nuk keni faj. Fajin e ka shteti „demokratik i përbashkët“ dhe xhamitë tona me flamur të huaj në minare, që me gjithë këtë bërllok shqiptar shekullor do të shkojë Nuse pa koçi në Evropë...

       Rrezik ky, për këtë shtet të ri „demokratik“ që edhe në të ardhmen përpiqet ta mbaj veten gjallë mes Ballkanit me festa neokomunsite e protesta qytetare me simbole fetare. E gjithë puna e protestave qytetare: edhe myslimane-shqiptare, edhe maqedonase-shoveniste përpara Qeverisë, ma përkujton anakdotën e punës së jorganit të Nastradin Hoxhës, kur ia kanë vjedhur jorganin. Zhurmën e madhe politike për rrëmbimin e pushtetit me dhunë nga rruga, e jo me vota të lira demokratike nëpër institucione të shtetit. Pavetëdije, se kjo metodë primitive moti ka perënduar në shtetet demokratike. Momentalisht, e praktikojnë vetëm shtetet arabe, ku mungon dialogu demokratik dhe liria qytetare. Shtete, që i ka dënuar, nemur edhe vetë Zoti.

       Dudumët me flamuj arab, turq, kësula-lecka e thirrje fetare „Allahu Akbar“, që deri dje (1981) deklaroheshin e regjistoheshin si turq „ehamdurila“, e sot si „shqiptar“ për Shqipëri Etnike, para syve të botës duan ta arabizojnë edhe shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht, në Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Haptas manipulojnë me të rinjt shqiptar, që vendin e kanë në shkollë, Universitet dhe punë, e jo në rrugë të ndërsyer nga armiqtë tanë shekullor ndaj institucioneve shqiptare. Gurët i rrëmbejnë si armë për hakmarrje politike në vend të votave demokratike gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale e parlamentare për ndryshime politike, duke thyer xhamat e Selisë së Partisë Politike Shqiptare (BDI), Komunës shqiptare të Çairit dhe goditur me gurë gazetarët dhe kamermanët e pafajshëm në punën e tyre të përditshme. Shkak ky, që përmes këtij shkrimi edhe shfrytzoj rastin t‘i thirr të rinjt shqiptar të mos bien në provokime të „bashibuzukëve“ të tërbuar e të shitur me para të ndyera të nëntokës kriminele dhe të bëhen pre e shërbimeve sekrete policore të armiqve tanë historik, individëve dhe grupeve të dyshimta me sulme pakrye ndaj institucioneve shqiptare, që i kemi fituar nëpër shekuj me djersë, gjak e luftë.

      Edhe një herë e pyes veten dhe juve si dudumë shqiptar: Po, deri kur do të na prini me lutje fetare, flamuj arab e protesta gjoja qytetare në rrugë për Liri… Shqipëri Etnike?!...


Vlerëso tekstin
4.48

Subscribe to comments feed Komente (23 publikuar):

fatmiri në 13/05/2012 08:59:50
avatar
te lumt qenke udheheqsi i naletave me diplom bere dizenfekimin e trurit esht kshilla ime
Thumbs Up Thumbs Down
-6
Ali Pasha në 13/05/2012 10:04:54
avatar

Ja pergjigja-Me lutje fetare islame eshte mbajtur vete Lidhja e Prizrenit per shqiperi etnike dhe me lutje do te vazhdohet deri ne fitore. Ne Lidhjen e Prizrenit nuk kishte asnje me identitet te humbur.
"xhamite tona me flamuj te huaj ne minare që me gjithë këtë bërllok shqiptar shekullor do të shkojë Nuse pa koçi në Evropë..."-paske fol tamam si prifti Don Kqira qe i quajti shqiptaret QEJ kurse ti i quan BERLLOK.
I humbur je bre njeri...qe popullin tend e sheh si berllok.
Do te te vije dita kur para Allahut te Madherishem do te japish pergjigje per keto ofendime...Mbaju o njeri ki frike se kush nuk eshte i mire te populli nuk eshte i mire edhe te Zoti.
Thumbs Up Thumbs Down
30
në 13/05/2012 10:46:42
avatar
Shum i qartë je bre zotni me kto Shkrime tuajat fantastike.Por e dim te gjith se gjërat e qarta u dhembnin shum dikuj.Shum qart edhe per ata qe deri dje ishin Turq apo Magjup e tash gjoja po na bahen Shqiptar dhe naj rrejn Rinin per qellimet e errta Sllave.Por nji gja nese munet dikush me ma tregu ishte Anekdoten e Nastradinit se nuk e di.
Thumbs Up Thumbs Down
-3
diaspora në 13/05/2012 11:40:53
avatar
Islami na ka dhan nje nder te madh. Ti qe po e mohon ket vetem vetit i sjell dom, se islami prap se prap ne kto troje po ngritet.

Lidhja e prizrenit eshte ni smembuj i bukur per neve: shumica, ndoshta 90% e antarave jon kan mysliman, dhe kan beso plotesisht neLA ILAHA IL ALLAH (nuk ka gje qe meriton ardhurim per pos Allahut). Po edhe sot, ata qe po dalin per me mbrojt ket komb jon mysliman- ku jon vllezerit ton katolik apo ortodoks, pse nuk dalin me naj deklarat kunder maqedonve apo serbet?

Ju nuk jeni tu e mashtru kerkund per pos veten tuaj.
Thumbs Up Thumbs Down
8
Kumanova në 13/05/2012 11:53:35
avatar
Me duket e tepert t'i pergjigjemi shkrimit te ketij tipit qe shpreh vetem urrejtje dhe mllef ndaj islamit dhe shqiptareve. Islami eshte pjese e identitetit tone, bile faktori kryesor i kultures tone kombetare. Nuk do te komentoj shkrimin tuaj, sepse nuk po meritoaka komentim. Mjafton njeriu te shoh foton tuaj qe ke paraqitur dhe shume lehte e kupton se ke facen e sllaveve dhe shpirtin e shejtanit.
Thumbs Up Thumbs Down
11
Arber në 13/05/2012 12:06:30
avatar
Ali Pasha luftoi kunder turqve dhe ata ia prene koken. Por ai vdiq si patrit. Kurse ty ta kane prere dhe ti se ke kuptuar, sepse te kane ngitur nje koke turkoarabe. Jepjauni vajzat dhe motrat tuaja turqve dhe arabeve e keshtu Zoti do tu shtoje popullin tuaj, por mos harroni se ajo toke ku jeni eshte vetem shqiptare.
Thumbs Up Thumbs Down
-15
BABASHEHU në 13/05/2012 12:45:00
avatar
JORGANI I NASTRADIN HOXHES

Nastradin Hoxha e kishte blere nje jorgan ne pazar dhe kthehej per ne shtepi. Rruges i takon dy veta duke u zene me fjale dhe rrahur me grushta.
Plaku ndalet ne mes te rruges, e le jorganin anash dhe i ndane "burrat e mejdanit".
Dikur, pasi i ndau nga "lufta e pergjakshme", kthehet ta marr jorganin. Percudi, jorganin ia kishin vjedhur hajdutet.
Qeshi. Edhe, dikur tha me vete: E gjithe puna paska qene per jorganin tim...
Thumbs Up Thumbs Down
-6
Ali Pasha në 13/05/2012 13:24:32
avatar
Me ardhjen e Perandorise Osmane ne keto hapesira, e para e punes ishte transformimi i arberve shkije ne shqiptare musliman, dhe per kete gje meritat i ka Feja e ndritur Islame.
Sic shprehet Lord Bajroni:
"Toke e Shqiperise! Lere shikimin tim te derdhet ne ty, Ne ty, me njerez te ashper kujdestare, Kryqet bien, Minaret lartesohen".
Kurse ti Arber akoma e paske koken e shkaut me vete. Tunde pakez koken tende, ndoshta do te fillosh te mendosh dhe te transformohesh nga arber ne shqiptar.
Ali Pashain nuk e vrane Turqit, por e vrane arberat shkije e ekstremista orthodoks grek te ciftit tend si Marko Bocari qe sot lartesohet ne Greqi si nje hero helen.
Thumbs Up Thumbs Down
23
Arusha në 13/05/2012 13:33:28
avatar
Terorizem asht edhe sulmi fizik ndaj njerezve qe lirisht e shprehin mendimin e vete. Shihet edhe nga komentet se ne Maqedoni ata qe kritikojn islamin radikal kercnohen dhe ofendohen haptazi. Nuk ka me kalu shume tegjithe do te bindemi sa te verteta jan fjalet e Kaloshit. Asht e tmershme qe guximi dhe sinqeriteti i tije nuk ka mbrojtje as te shteti Maqedon as te vete shoqria shqiptare.
Thumbs Up Thumbs Down
-6
timshkupi@hotmail.com në 13/05/2012 13:48:34
avatar
Tung Kalosh

Kuku per ty, o shoq... Eja ami mua tre grushta edhe gjashte i duroj, vetem jankullovskes, asaj miope mos i thuj ministresha...

qetu Kalush ke ba utka, pse nuk ta zene udhen flamujt e partise, por flamujt e BFI...

po a jap un vllaun tem, qoft kaure, qoft ortodoks, qoft katolik, qofte edhe munafik per nje buthqire si jankullovska...

kalosh neve kisha serbe dhe greke na kan mbyt si musliman, si shqiptar ortodoks veq na kane asimilue...

te lutem shoq, eja mi jep mua nja 6 grushta, heke merakun, pi raki smederfk, ama veq bothqiren jankulloska mos i thuj ministreshe...
Thumbs Up Thumbs Down
17
1 2 3 next total: 23 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Mëkatarë të lavdishëm - Fatos Baxhaku
Është një histori e gjatë ajo e lidhjes së shqiptarëve me fenë. Se sa të lidhur kemi qenë ne me besimet fetare, përse kemi ...
image
Rrugës për Sarandë, një vit më parë - Haris Vongli
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time…”. Këto ishin fjalët e fundit ...
image
Delete – Kushtrim Jashari
Sa shpesh e kam përdorur butonin “delete” në kompjuterin tim personal pa e ditur se sa i rëndësishëm është ky buton dhe kjo fjalë. Delete përdoret ...
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
image
Është koha e lajmit hiperlokal - Jonila Godole
Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar download (4)modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): ...
image
Diplomacia e turpit! - Arbana Xharra
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, ...
image
Kosova shënon javën e tolerancës - Frank Shkreli
Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvillon punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit.Takimet ...
image
23 qershori: Heroik apo erotik? - Edmond Tupja
Henri de Montherlant, romancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. ...
image
Arsimi si skemë piramidale - Pëllumb Karameta
A është efektiv sistemi ynë arsimor? Po lodhemi duke debatuar çdo vit për përmbajtjet e programeve të studimit, për mënyrat se si duhet t’i “zbrazin” ...
image
Lëvizje në pesëshen mosnjohëse të Kosovës - Shaban Murati
Një nga efektet diplomatike të “Marrëveshjes së parë për parimet që qeverisin normalizimin e marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në 19 prill në ...
image
Të krenohesh me Lulin - Imer Mushkolaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, do të ishte ndër personat e fundit që do të duhej t’iu vinte ndërmend zyrtarëve komunalë të Prishtinës për ta ...
image
Në tokat ku kemi jetuar janë gjurmët tona - Fahri Xharra
“Shqiptarët nuk guxojnë të dinë asgjë nga e kaluara e tyre; nuk guxojnë të gërmojnë as mbi dhe e as nën dhe; nuk guxojnë të shkollohen. Ata gjithmonë duhet mbajtur të përgjumur”. (Dreqi me të birin, për ne)...
Next