advertisement
Fillimi | Opinione | USHT - realitet i pakontestueshëm i shoqërisë shqiptare në Maqedoni – Doc.Dr. Vullnet Ameti
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

USHT - realitet i pakontestueshëm i shoqërisë shqiptare në Maqedoni – Doc.Dr. Vullnet Ameti

USHT - realitet i pakontestueshëm i shoqërisë shqiptare në Maqedoni – Doc.Dr. Vullnet Ameti

Për të arritur një qëllim të caktuar,është bërë tashmë një praktikë e jona shoqërore, që vazhdimisht të gjenerohen kriza, për ta shpërqëndruar vëmendjen e opinionit publik, me preteksin se diçka nuk është në rregull, nuk shkon siç duhet, shpëtimtarët janë të gatshëm për veprim dhe në këtë mënyrë të përfitohet për interesa personale në kurriz të të tjerëve. 

Kjo metodë politike tani po aplikohet edhe në arsim, caku është Universiteti Shtetëror i Tetovës, kurse “shpëtimtarët”, pasi në prapaskenë përgatitën mirë e mirë terrenin, duke manipuluar përmes mediave dhe shpifjeve opinionin publik dhe politik dhe duke joshur një pjesë të stafit akademik të USHT-së me premtime gradimi në detyrë, tani filluan të shfaqen edhe vetë në sipërfaqe, për ta turbulluar edhe më tepër opinionin publik në vend, me qëllim të përfitimit personal dhe të klikës së tyre, e cila nuk ngopet duke thithur gjakun e këtij populli të përvuajtur. 

Në kohë krizash, nuk duhet harruar assesi që ngjarjet i diktojnë veprimet. Megjithatë, elita politike dhe intelektuale duhet të bëjë më shumë se sa, thjesht, të menaxhojë krizat. Për më tepër, ajo duhet t’i vendosë në një kontekst më të gjerë ngjarjet dhe të nxisë diskurse, të nxisë debate brenda përbrenda elitës intelektuale dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në amortizimin e rrethanave dhe realiteteve tona shoqërore. Është kollaj të ndiqen dhe të mbështeten papagallët, fjalëmedhenjtë, frazagjinjtë, ata, të cilët nuk dinë asgjë tjetër pos të përfitojnë në kurriz të të tjerëve, mirëpo duhet të mësohemi që gjërat t’i shikojmë më ndryshe, duke hyrë në thellësinë e tyre, duke i njohur ato dhe duke vepruar për një zgjidhje të kënaqshme, e cila do të plotësojë nevojat tona shoqërore. 

Universiteti Shtetëror i Tetovës, qysh nga themelimi i tij, ka qenë vazhdimisht nën shënjestrën, fillimisht, të qeverive maqedonase, pastaj të klaneve dhe grupacioneve të ndryshme politike dhe shoqërore shqiptare këtu në Maqedoni. Të freskëta i kemi përpjekjet e maqedonasve, të cilët bënë çmos për ta shuajtur këtë tempull të dijes, por projekti i popullit shqiptar triumfoi mbi çdo përpjekje të tyre. Të pafuqishëm përballë vullnetit të popullit shqiptar në Maqedoni, maqedonasit, së bashku me vazalët shqiptarë, idejuan themelimin e një universiteti privat, me moton e “kënaqjes së nevojës për arsim të lartë të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë” dhe shumë “partizanë” intelektualë të partisë politike në pushtet, e braktisën aso kohe këtë projekt kombëtar, gjoja për një ideal të madh, por, në thelb, ishin rrogat e majme mijëra euroshe dhe projektet e bollshme ndërkombëtare, kurse Universiteti i Tetovës, profesorëve të përvuajtuar dhe të diferencuar, të cilët i qëndruan besnik idealit të popullit, mezi arrinte t’ua paguante pagën e tyre prej 50-200 eurove, që i siguronte nga kontributi i atdhetarëve nga bota anë e mbanë. 

Dhe sot, kur Universiteti Shtetëror i Tetovës hapëron fuqishëm përpara, duke u ngritur në një universiteti modern dhe premtues për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, kurse nga ana tjetër e ardhmja e universiteve private vihet në pikëpyetje, në sajë të komercializmit të tyre të tepruar dhe cilësisë së ulët të studimeve që ofrojnë, po këta individë, të cilët dikur e braktisën USHT-në dhe e cilësonin si universitet bizar, duke e hetuar situatën dhe të ardhmen e tyre të vagullt në një universitet, të cilit dita-ditës i shterohen fondet ndërkombëtare dhe i shkurtohen financat, si rrjedhojë e numrin të studentëve, i cili bie drastikisht nga viti në vit, hiqen si “shpëtimtarët” e USHT-së dhe kërkojnë ditë e natë mbështetje politike dhe intelektuale, me qëllim që të instalojnë klikën e tyre në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili u ndërtua me gjakun e popullit, që më pastaj ta plaçkisin dhe ta katandisin si mos më keq. 

Struktura e tanishme udhëheqëse e USHT-së, edhe krahas shumë sukseseve të arritura, si shlyerja e borxheve prej 1 milion e dyqindmijë eurove të trashëguara, sigurimi permanent i pagave të profesorëve dhe të punësuarve në USHT, ulja e tarifave të studimit, çrrënjosjen e korrupsionit, falsifikimeve, frymimin e lirë të studentëve dhe profesorëve, largimin e kapove partiakë nga universiteti, të cilët për vite të tëra mbjellnin frikë te sudentët dhe profesorati i USHT-së, ndjekja e një politike të shëndoshë të ndërkombëtarizimit të USHT-së, duke bërë partnerë bashkëpunimi universitetet më prestigjioze vendore, rajonale dhe ndërkombëtare si: Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës, “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit, Universitetin e Zagrebit, Gracit, Manhajmit, Shtutgartit, Universitetin e Ankarasë, Stambollit, Universitetin Trakia në Edrene në Turqi, Universitetin e Plovdivit, Veliko Tërnovës në Bullgari, Universitetin e Kalabrisë në Itali, Universitetin Jamk në Finlandë, afrimin e universitetit me 22 ndërmarrjet private më të fuqishme vendore si: Renova, Shmeki Kompani, Gemak, Dauti Komerc, Vezë Sharri, etj, fitimin e nëntë  laboratoreve më të sofistikuar nga programi qeveritar i R. së Maqedonisë, të cilët arrijnë vlerën mbi 2 milionë euro, me të madhe sulmohet nëpër media gjoja për keqmenaxhim dhe humbjen e kredibilitetit arsimor dhe akademik. Argumenti kyç i cili citohet me këtë rast, është disperzimi i universitetit nëpër qytetet e tjera me pupullsi shqiptare si Kumanova, Shkupi, Kërçova, Dibra e Struga, si dhe rangimi i ulët i Universitetit në Listën e Shangajit. 

Sa i përket pikës së parë, unë dua t’jua përkujtoj këtyre zotërinjve se Themelimi i Universitetit të Tetovës, si njëra ndër ngjarjet më të mëdha historike për shqiptarët e Maqedonisë, u bë në një kohë kur shqiptarët e Maqedonisë e ndjenin si kurrë më parë nevojën për dije dhe arsimim, për të shpëtuar nga kthetrat e errësirës dhe injorancës shekullore, gjithsesi të imponuar nga sundimet e ndryshme, historikisht të njohura për ne. Prandaj, për ta sheshuar edhe më tej këtë pengesë të madhe shoqërore, u dizajnuan disperzimet, që e drejta e studimeve të mos i mohohet askujt, por, përkundrazi, e drejta e studimeve t’u mundësohet edhe të rinjve, që rrjedhin nga familje me mundësi të kufizuara financiare. Nga ana tjetër, ideja e disperzimeve ishte edhe një vizion politik, nga i cili sot hanë bukë këta zotërinj, të cilët nuk kursejnë asnjë mjet për të arritur qëllimin e tyre të përvetësimit të meritave të të tjerëve dhe përfitimit material.

Sa i përket rangimit të ulët në listën e Shangajit, dy janë momentet kyçe që duhet të shpalosen me këtë rast. Nga njëra anë merita kryesore u atribuohet aleatëve të tyre të brendshëm, të cilët kanë gëzuar gjithmonë poste të larta në universitet dhe në sajë të kësaj, kanë punuar vetëm që ujin ta çojnë në mullirin e tyre, duke kontribuar vazhdimisht që USHT-ja të ngecë në rrafshin arsimor dhe shkencor, kurse nga ana tjetër, aleatëve të tyre të jashtëm, që nënkupton se Lista e Shangajit nuk ishte asgjë tjetër, pos e motivuar politikisht duke pasur parasysh lidhjet e tyre ndërkombëtare, që i kanë krijuar në sajë të funksioneve të larta që i kanë pasur si ministra dhe ambasadorë. E them këtë, sepse ne në universitet nuk kemi parë kurrë deri më sot të vijë ndonjë grup ekspertësh apo diçka të ngjashme, që të na testojë, intervistojë dhe, si rrjedhojë, të na rangojë. 

Si përfundim, do të doja të them se Universiteti Shtetëror i Tetovës e ka kryer misionin e vet në arsimimin e gjeneratave të reja, nga gjiri i tij kanë dalë njerëz, të cilët janë dëshmuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, nga gjiri i tij kanë dalë gjenerata, të cilët sot e ndërtojnë piramidën shtetërore të Maqedonisë pas arritjes së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe janë bartës të shumë projekteve qeveritare dhe shoqërore. Universiteti Shtetëror i Tetovës do të vazhdojë edhe më tej ta kryej këtë mision kaq të shenjtë, dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndalë në rrugëtimin e tij. Ai nuk ka nevojë për “shpëtimtarë”, aventurierë politikë, llafexhinj dhe zullumqarë, por për njerëz të ndershëm, me atribute të mirëfillta arsimore dhe shkencore. 

Autori është u.d. Prorektor për shkencë në USHT


Vlerëso tekstin
1.46

Subscribe to comments feed Komente (30 publikuar):

iliri në 23/05/2012 10:21:06
avatar
I nderuar z. Ameti,
une shpresoj se e keni te qarte, se pse zoti Fadil Sulejmani, te cilit duhet ti rrefehemi kur flasim per USHT-ne, u thoshte sllavomaqedonas atij grupi qe ju i thoni maqedon. Per ju kjo si duket nuk ruan rol. Por ju e dini qe populli me prejardhje sllave ne Maqedoni nuk mund te jene maqedon nga ata te vjetrit dhe me se paku kane te drejte qe ta quajne veten maqedon, ata mund te jene vetem banore ne nje toponik sic eshte toponimi Maqedoni. Ju vete e dini, qe gjysma e tyre flet edhe sot e kesaj dite bullgarisht, ose nje dialekt te bullgarishtes.
Kjo analize duhet te behet nga ju, apo frigoheni per postin tuaj dhe jenei njelloj si ata profesoret qe 1999 vendosen per arsye te posteve te perkrahin Shtulin e jo UT-ne?
Beni punet sic duhet, se edhe per ju neser do te shkruaje historia!
Thumbs Up Thumbs Down
3
Avni Rrustemi në 23/05/2012 10:49:03
avatar
"Të pafuqishëm përballë vullnetit të popullit shqiptar në Maqedoni, maqedonasit, së bashku me vazalët shqiptarë, idejuan themelimin e një universiteti privat, me moton e “kënaqjes së nevojës për arsim të lartë të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë” dhe shumë “partizanë” intelektualë të partisë politike në pushtet, e braktisën aso kohe këtë projekt kombëtar, gjoja për një ideal të madh" - he more Vullnet, po kujt mendon se i shet pallavra, po ma vazal se ti dhe ato te partise tende shqiptaret skane pa as ne kohen e Perandorise Osmane.Ju zoteri si duket dale ngadale po e realizoni qellimin e sllavomaqedonasve - zhdukjen e ketij Universiteti.Ju e keni shendruar kete tempull ne pronen tuaj private dhe nepotizmi dhe korupsioni jane vlerat qe u shitni studenteve. Per keqperdorimet ne kete universitet do te duhej nje roman te shkruhej.
Thumbs Up Thumbs Down
10
BB në 23/05/2012 11:13:11
avatar
1.O zoterij ate Universitet e legalizoj gjaku i atyre te vrareve qe sot femijet e tyre skan buke per te ngren kurse ti si karierist qe gjthmon je ne poste dhe se bashku me partin tende kerkuat vetem 4 fakultete te legalizohen dhe jo 12 sa ishin parapare.
2.Ti i kercenon profesoret tjere mos te ti nxjerin te zezat sepse nuk e din edhe ti vet se sa e madhe dhe sa e ke frry rrogen mujore.
3.Ti shitesh si njeri intelektual-
4.Na thuaj sa punime shkencore ke ne Universitetet e huaja qe e mban titullin Doc.Dr.(Asnje,hiq,zero)
5.Kam shume per te shkruar per ti dhe ciftin tende por nuk e zgjas me shume sepse do bije dhe une ne nivelin tend te ulur.Mos haro nuk do te lem pa ti nxjer aferat.
Thumbs Up Thumbs Down
8
Fan Noli në 23/05/2012 11:48:25
avatar
kjo eshte demokracia. edhe pehlivanat kane te drejte te shkruajne per pune universiteti, bile-bile te jene edhe prorektora per shkence ne usht, kurse ata dhe shkenca jane si fan noli dhe kompjuteri.
sa i perket listes se shangajit, nuk keni rangim aq te ulet... gjeni vetes nje satisfaksion kthejeni listen per se prapthi dhe do te shifni se jeni ne poziten e shkelqyeshme te trete por, per fat te keq prej nga FUNDI...

Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Thumbs Up Thumbs Down
16
Teuta Muharemi në 23/05/2012 12:08:09
avatar
Pershendetje,
E keni shkruar kete ankese, shkrim, opinion thuaj cka ti thuash me te vetmen arsyje pse dalngadal do te shkelmojne nga USHt-ja. E ke shkruar kete shkrim sepse u prek interesi yt dhe tash ti reagon. Pse nuk reagove kur USHT-ja u be universitet me i dobet ne Maqedoni? Pse nuk reagon kur Rektori yt apo bashkepuntori yt nuk eshte legjitim dhe nuk ka te drjet ti nenshkruaj diplomat?
Dhe sot mundohesh te tregosh intelektalizem dhe sinqeritet.
Thumbs Up Thumbs Down
5
Besa në 23/05/2012 15:28:25
avatar
Shum gabim e keni krejt ju qe folni kunder keti personi.
I vetmi eshte qe punon si duhet edhe qe nuk eshte aspak i koruptum si krejt te tjeret..pranda mos i merni gjerat ashtu me kot se duhet me i analizu punet cka jan bere ne Universitet po kuptohet fal keti personi...une kisha me i then se vetem perpara vazhdo se ne jemi me ty...
Thumbs Up Thumbs Down
-3
Ujkan në 23/05/2012 15:28:26
avatar
Shoh ketu shume komente te pa argumentuara. Ata qe nuk e njohin personalisht profesorin Vullnet Ameti shtremberojne realitetin rreth figures se tij. Per nje kohe me pak se njemujore qe eshte prorektor Vullnet Ameti, ka arritur qe shume pune ti ven ne binare ne USHT. Ndersa sa i perket punimeve shkencore qe kishte permendur i ashtuquajturi BB, duhet qe te interesoheni pak me shume, sepse Vullneti eshte dashamire i shkences dhe arsimit dhe mund te them qe ka afersisht 50 punime shkencore qe sot u referohen profesor eminent dhe studente te doktoratures. Lejoni njeriut qe te deshmoje veten me pune, tani ka filluar dhe duhet qe te perkrahim sepse edhe ne te kaluaren ka deshmuar veten si atdhetar dhe si arsimdashes!
Thumbs Up Thumbs Down
-3
Ujkan në 23/05/2012 15:29:10
avatar
Shoh ketu shume komente te pa argumentuara. Ata qe nuk e njohin personalisht profesorin Vullnet Ameti shtremberojne realitetin rreth figures se tij. Per nje kohe me pak se njemujore qe eshte prorektor Vullnet Ameti, ka arritur qe shume pune ti ven ne binare ne USHT. Ndersa sa i perket punimeve shkencore qe kishte permendur i ashtuquajturi BB, duhet qe te interesoheni pak me shume, sepse Vullneti eshte dashamire i shkences dhe arsimit dhe mund te them qe ka afersisht 50 punime shkencore qe sot u referohen profesor eminent dhe studente te doktoratures. Lejoni njeriut qe te deshmoje veten me pune, tani ka filluar dhe duhet qe te perkrahim sepse edhe ne te kaluaren ka deshmuar veten si atdhetar dhe si arsimdashes!
Thumbs Up Thumbs Down
-1
Gostivari, në 23/05/2012 15:40:46
avatar
Obobobo, po te mos shkruante titulli shkencore perpara emrit te "profesorit te nderuar" do te koritesha dhe do te mendoja se kete shkrim e ka shkruar Axha Shaqir!
Ju e dini se kush eshte axha Shaqir?
Ju tregoj une: Axha Shaqir eshte nje bari plak qe 1 here ne jeten e vete kishte zbritur nga malsia e Gostivarit ne qytet, me sakte ne pasarin e qytetit. Dhe kur kishte shkuar nje mysafir ne fshatin e tij, fshataret kishin shkuar me tur ta gjejne Axhen Shaqir ne mal me delet dhe ta thirin si plak i mencur sepse 1 here kishte qene ne Gostivar.

Vullneti do te kishte be mire sikur ta paraqite kopje te indeksit te tije per ti bere publike notat e studimeve dhe te tregonte se mbrenda sa kohe ka magjistruar dhe doktoruar. Popull, do te jeni te habitur per rezultatet e shkelqyera te tije sepse as Ajshtjani nuk mund ti vij afer. Dhe aq me teper, te tregoj se per sa kohe ka diplomuar kushuriri dhe lideri i tije.
Thumbs Up Thumbs Down
4
Besa në 23/05/2012 15:42:32
avatar
``Ju faleminderit Profesor i nderuar qe ngritet zerin e se vertetes i cili na mungon e qe fale Zotit erdh momenti qe dikush ta thote ate qe eshte me se e vertete dhe e argumentuar njekohesisht..ju e deshmuat me veper se si ruhet amaneti i ...popullit dhe intelektualeve qe sakrifikuan gjithcka per kete tempull te dijes e armiqte le ta dijne se fjala nga vepra ka dallim si i gjalli nga i vdekuri...ju deshirojme suksese te metejme ne te gjitha fushat dhe iniciativat qe keni ndermare per perparimin e institucionit me te larte arsimor-Zoti e bekofte Universitetin Shteteror te Tetoves dhe juve Prorektor i Nderuar bashke me ata qe ia duan te miren ketij institucioni-me respekt te vecante``.
Thumbs Up Thumbs Down
-8
1 2 3 next total: 30 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një rrëfim nga Shkupi për 23 qershorin - Naser Pajaziti
Shqiptarët në Maqedoni me pak entuziazëm po ndjekin atmosferën e fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Ofertat e partive të Tiranës as që kanë prekur apo ...
image
Mëkatarë të lavdishëm - Fatos Baxhaku
Është një histori e gjatë ajo e lidhjes së shqiptarëve me fenë. Se sa të lidhur kemi qenë ne me besimet fetare, përse kemi ...
image
Rrugës për Sarandë, një vit më parë - Haris Vongli
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time…”. Këto ishin fjalët e fundit ...
image
Delete – Kushtrim Jashari
Sa shpesh e kam përdorur butonin “delete” në kompjuterin tim personal pa e ditur se sa i rëndësishëm është ky buton dhe kjo fjalë. Delete përdoret ...
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
image
Është koha e lajmit hiperlokal - Jonila Godole
Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar download (4)modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): ...
image
Diplomacia e turpit! - Arbana Xharra
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, ...
image
Kosova shënon javën e tolerancës - Frank Shkreli
Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvillon punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit.Takimet ...
image
23 qershori: Heroik apo erotik? - Edmond Tupja
Henri de Montherlant, romancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. ...
image
Arsimi si skemë piramidale - Pëllumb Karameta
A është efektiv sistemi ynë arsimor? Po lodhemi duke debatuar çdo vit për përmbajtjet e programeve të studimit, për mënyrat se si duhet t’i “zbrazin” ...
image
Lëvizje në pesëshen mosnjohëse të Kosovës - Shaban Murati
Një nga efektet diplomatike të “Marrëveshjes së parë për parimet që qeverisin normalizimin e marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në 19 prill në ...
image
Të krenohesh me Lulin - Imer Mushkolaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, do të ishte ndër personat e fundit që do të duhej t’iu vinte ndërmend zyrtarëve komunalë të Prishtinës për ta ...
Next