advertisement
Fillimi | Opinione | Vetëm bashkimi i shpëton shqiptarët – Ramiz Bojaj
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Vetëm bashkimi i shpëton shqiptarët – Ramiz Bojaj

Vetëm bashkimi i shpëton shqiptarët – Ramiz Bojaj

Shqiptarët nuk mund të funksionojnë të ndarë. Jo për shkak të diversiteteve kulturore ose etnike, por për shkak të ambicieve ekspansioniste e hegjemoniste të sllavëve në Gadishullin Ballkanik. Ideja e shtetit unik (etnik) shqiptar është e hershme, por unifikimi i abetares së përbashkët është hapi i parë konkret drejt realizimit të projektit të bashkimit. Abetarja unike ruan,kultivon dhe bashkon shqiptarët nën ombrellën e uniformitetit nacional, duke shënuar hapin e parë (themelin) e bashkimit kombëtar. Promovimi i Abetares së përbashkët, në kryeqytetin shpirtëror shqiptar(Prizren), shënon hapin më të rëndësishëm historik për kombin tonë në dekadën e fundit(pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës). Gjuha,kultura, doket, tradita,  dhe zakonet janë segmentet bazë që ruajnë elementet e unifikimit e të autoktonisë të kombit tonë në çdo cep të etnisë shqiptare. Pavarësisht, dialekteve e të folmeve, shqiptarët më shekuj kanë ditur ta ruajnë kulturën e vet unike, (të dallueshme nga fqinjët), pa rënë asnjëherë pre e asimilimit, pavarësisht pushtimeve shumëvjeçare e shekullore që kanë ndodhur në hapësirën shqiptare. Hartimi dhe jetësimi i abetares së  përbashkët nxjerr në pah, vlerën më të pandashme për shqiptarët, vlerën më të çmuar qe garanton të ardhme të përbashkët nën kulturën, gjuhën dhe unitetin nacional. Krahas kësaj, unifikimi i programeve tjera në arsimin e ulët, vë themelet reale të unitetit nacional. Mosdallimi do të thotë uniformitet, ngjashmëri dhe vëllazëri. 

Programi i bashkimit kombëtar mbetet më esenciali

Programi kombëtar politiko-ushtarak i Rilindjes Shqiptare në Prizren (1878-1882), mbetet projekti më shpirtëror dhe më real i Shqipërisë natyrale. Pikërisht për këtë arsye, vlera e ABC-së e proklamuar në Prizrenin e idealeve të mëdha, ringjallë ëndrrën e etërve të kombit për rihartimin e hartës qe mbledh në vete tërë etnikumin tonë. Republika e Kosovës dhe  Shqipëria duhet të vazhdojnë strategjinë e tyre për plasimin e abetares unike kudo ku jetojnë shqiptarët, duke përfshirë edhe Maqedoninë, Malin e zi, Kosovën Lindore, por edhe diasporën shqiptare. Me këtë krijohet simbioza më e fortë, e cila mbron identitetin dhe kulturën tonë, përballë multikulturalizmit global. Pra, abetarja e përbashkët me të drejtë është cilësuar si kryevepër të dijes-ditë historike për tërë kombin shqiptar. Autostrada nacionale ‘Ibrahim Rugova’, Durrës-Merdare dhe abetarja unike janë dy segmentet më të rëndësishme qe bashkon shpirtërisht dhe fizikisht shqiptarët, në tërë hapësirën shqiptare, të cilët për më shumë se gjysmëshekulli e patën të ndaluar të flasin, të komunikojnë e të jetojnë të lirë, në vëllazëri me njëri-tjetrin. Pra, unifikimi i abetares unike, pasqyron vendosmërinë shqiptare për të jetuar të bashkuar në projektin e madh të integrimeve evropiane,(duke ruajtur tiparet   autoktone e historike) gjithnjë duke prezantuar vlerat e vërteta të qytetërimit shqiptar. Është tejet thelbësore kur gjeneratat e para arsimore, të fillojnë rrugëtimin e dritës së diturisë, me ABC-në e unifikuar, me të cilën rriten, kultivohen, arsimohen e formësohen kuadrot elite të kombit. Mbi këtë koncept ndërtohen vlerat e përbashkëta kombëtare -unifikimi etnokulturor etik e nacional.

Platforma nacionale domosdoshmëri

Një platformë ekzistuese në planin kombëtar, do të ruante (jo vetëm territoret shqiptare), por do të mbronte edhe frymën moderne një nacionale, përballë politikave globale dhe integrimeve. Në këtë kontekst, duke prezantuar teorinë realpolitike në të cilën gjenden shqiptarët në Ballkan (në rrafshin etnik), shton domosdoshmërinë e riorganizimit të frymës nacionale, në mënyrë që bashkëkombësit tanë në Maqedoni, Kosovë Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc), si dhe vëllazëria çame, të ngrihen në prioritetet e politikës dhe diplomacisë gjithëshqiptare (Shqipëri-Kosovë). Rrethanat në të cilat e përshkojnë Ballkanin Perëndimor, na detyrojnë qe të ngremë një tis nacionalizmi të moderuar(jo në modelin arkaik e të maskave),por të atillë qe nënkupton kultivimin e vlerave kombëtare në gjeografinë shqiptare. Për të arritur këtë, kërkohet ndryshim rrënjësor në elitizmin tonë politik, në kontekst të të cilit duhet të vijnë në skenë liderë të guximshëm, të mençur dhe atdhetarë, në mënyrë qe të kultivohet politikë e pastër kombëtare, pa ndikime ‘oportuniste’ nga jashtë. Politikat labile, thjeshtë sa për të qeverisur (pa kredibilitet nacional), me ndikime të drejtpërdrejtë nga jashtë, nuk janë treguar aspak fleksibile e as të efektshme. Karrieristët dhe labilët duke iu bindur në çdo formë ndikimeve të jashtme, po dëmtojnë tej mase interesat tona kombëtare. 

 

Modeli evropian nuk dëmton interesat shqiptare

 

Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe SHBA-të, kanë në plan integrimin e Ballkanit sipas modelit europerëndimor, por kjo nuk kërkon qe shqiptarët t’i puthin këto vlera, duke zhbërë interesat e veta. Një gjë të tillë nuk e kërkon askush nga jashtë (Bruksel ose në Nju-Jork). Por,  çështjen shqiptare në Ballkan, (në përmasa shqetësuese) po e dëmtojnë grupet e forta mafioze qe aktualisht mbajnë ndikim të dukshëm në udhëheqësit politikë në Kosovë, Shqipëri, por edhe në Maqedoni (politikanët e fjetur në Shkup, kundër terrorit sllav ndaj civilëve shqiptarë). Vet fakti se politikanët shqiptarë më të kyçur në poste ministrore, qeveritare, ose të korporatave të fuqishme, bëhen milionerë. Dhe krejt në fund, prokuroritë dhe gjykatat e korruptuara gjer në palcë, bëjnë lustrimin e figurave të tyre (nëse ndodh të publikohet ndonjë skandal publik rreth korrupsionit).  Liderët të cilët proklamojnë vlera evropiane, për të puqur gjithçka qe projektohet në Bruksel, pa plan konkret për mbrojtjen e interesave nacionale, është debilizëm, servilizëm neveritës dhe paaftësi totale për qeverisje. Kjo për faktin se në planin e globalizmit ekopolitik (integrimet dhe tregu i lirë) mund të përfitojmë edhe ne si komb, natyrisht, nëse arrijmë të forcojmë bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë (jo siç ka ndodhur gjer më sot, të favorizohen pacipërisht mallrat serbe e greke). Në të kundërtën, Greqia (përkundër falimentimit) do përpiqet gjithmonë të mbajë ndikim të fortë ekonomik dhe politik në Shqipëri, të shpërfillë çështjen çame, ndërkaq, Serbia të mbajë ndikim ekonomik e politik në Kosovë, Luginë dhe në Maqedoni. Përmes ndikimit ekonomik, sllavët do përpiqen të anatemojnë gjithmonë procesin e zgjidhjes politike afatgjate të çështjes shqiptare. 

Kohezioni i brendshëm, domosdoshmëri

Shpëtimi real vjen nga bashkëpunimi i përhershëm dhe komunikimi i sinqertë. Jo nga koncepti arkaik, por nga funksionimi i pikëpamjeve një nacionale, në kontekstin shumëdimensional. Kohezioni brendakombëtar duhet mbështetur në konceptin etnohistorik dhe gjeopolitik në mënyrë qe çështja kombëtare shqiptare të hyjë në epokën e re të frymës së bashkimit të natyrshëm nacional. Bashkimi modern nënkupton hartimin e politikave përafruese (sistemi unik i arsimit i ekonomisë së tregut, reagimit uniform në mbrojtjen e interesave kombëtare në tërë hapësirën shqiptare etj.). Në këtë kontekst jo vetëm se do të mbrohen interesat tona nacionale(faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe Evropë), por kjo do të tehuajësonte përfundimisht interesat hegjemoniste serbo-greke, për eksterritore në dëm të shqiptarëve. Askush nuk mund t’i detyrojë  shqiptarët qe gjithmonë të mbahen peng i së kaluarës, i barrierave dhe stereotipave ballkanase. Por mbetet tejet kruciale qe të lirohemi nga pengu i vetvetes, i veprave dhe paaftësive tona, e më pas të hedhim gurin e fajësisë tek të tjerët. Jetësimi i abetares unike për të gjithë shqiptarët, si dhe autostrada Durrës-Morinë-Merdare, janë hapat e parë real të bashkimit nacional, nën ombrellën e unifikimit etnokulturor e gjeopolitik. Gjithashtu, bashkimi nacional-ekonomik është hapi tjetër qe i qon shqiptarët drejt integrimit të brendshëm gjeografik,(ekonomia nacionale) gjithnjë duke shtuar konkurrencën në tregun e ekonomisë rajonale e kontinentale. Pikëpamjet politike mund të ndryshojnë, bashkë me interesat e fuqive të mëdha në Ballkan, por ideali i bashkimit kombëtar të shqiptarëve në shtetin e tyre etnik e natyral, mbetet qëllim dhe vizion i përhershëm deri në realizimin e ëndrrës së rilindësve tanë për Shqipërinë unike.


Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Në tokat ku kemi jetuar janë gjurmët tona - Fahri Xharra
“Shqiptarët nuk guxojnë të dinë asgjë nga e kaluara e tyre; nuk guxojnë të gërmojnë as mbi dhe e as nën dhe; nuk guxojnë të shkollohen. Ata gjithmonë duhet mbajtur të përgjumur”. (Dreqi me të birin, për ne)...
image
Në Tetovë kërkohet plehu nr. 13.701 - Nazif Zejnullahu
Tradhtarë janë gjithë shqiptarët e Tetovës që kanë votuar për Ali Ahmetin në zgjedhjet e fundit lokale. Kështu kishte thënë në një ditore të Shkupit ...
image
A ka nevojë Shqipëria për një politikë të jashtme? - Virgjil Muçi
Këtu e shtatë vjet më parë, kur Agim Nesho botoi librin e tij të parë “Në mirëbesim”, shpalosi para lexuesve përvojën e download (3)gjatë si ...
image
Rama, Malaj dhe PS - Agim Baçi
Trazimi nga kontestimi i disa emrave, veçanërisht Kokëdhimës, si dhe kontestimi i hapur ndaj përjashtimit të Arben Malajt nga listat partiake, kanë qenë dy pikat ...
image
Qemali mbetet Qemal – Nazif Zejnullahu
Shkupi e kruan Shkupin. Fjala vjen, Shkupi gazetar Shkupin zyrtar.Fjala është për numërimin dhe regjistrimin e popullsisë. Meqë butoni i parë qeveritar ia bëri “trak”, ...
image
Presidente mos prit, cakto datën e zgjedhjeve lokale - Nexhmedin Spahiu
Nuk duhet të lejojmë që Beogradi të na e diktojë datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Sikur oficeri gjerman në Qafë-Morinë më 10.06.1999, të vepronte sikur lidershipi ynë sot, do të kalonin vite, që trupat serbe të tërhiqeshin nga Kosova dhe një pjesë e tyre s’do të tërhiqej kurrë....
image
Një javë e keqe për Obamën - Frank Shkreli
Jam i bindur se Presidenti Barak Obama dhe administrata e tij po presin me ankth fund javën. Ishte një javë tepër e vështirë për ta ...
image
Pse Zhegra duhet të bëhet komunë ? - Fehmi Ajvazi
Decentralizimi territorial dhe administrativ në kuptimin më të thjeshtë, krijon  premisa lehtësuese zhvilluese dhe qeverisëse dhe, e ofron pushtetin më afër qytetarit. Në të gjitha ...
image
Heqja e maskave - Fatos Lubonja
Pse kur dëgjon njerëzit duke komentuar listat e famshme të deputetëve të krijohet përshtypja se perceptimi i tyre është se jemi në një fazë të ...
image
Shtrigani - Kalosh Çeliku
E kam njё tё mirё nё jetё: kurrё nuk i kam besuar pasqyrёs. Përndryshe, kam plot minusa në jetë. Tek - tuk edhe ndonjë plus. ...
image
Fushata amnezike e Metës - Andi Bushati
Sa më shumë kalojnë ditët, aq më komike bëhet fushata e LSI-së. Gjatë prezantimit të kandidatëve të tij në Gjirokastër, Ilir Meta, perifrazoi shprehjen e ...
image
Funksioni? Analfabet me diplomë! - Monika Stafa
Një prej lajmeve më tronditëse për botën shqiptare gjatë muajit të fundmë ishte ai për rritjen absolute të analfabetizmit funksional. Sipas një njoftimi zyrtar të Bankës Botërore, në Shqipëri gati më shumë se gjysma e nën 15-vjeçarëve shqiptarë janë analfabetë funksionalë. Një shifër e tillë nuk është raportuar kurrë më parë dhe i përket shkallës së vendeve të prapambetura....
image
Elitës shqiptare – Eugen Shehu
Shkrimi është një mesazh për intelektualët dhe ata të cilët pozicionojnë vehten në etalonin e quajtur elitë politikanësh të sodit. Ky shkrim është shkruajtur në ...
image
Vizioni dhe fantazia - Shlomo Ben-Ami
As aleatët më të patundur të izraelit nuk do të rrezikonin konfrontimin e pafund me të gjithë komunitetin ndërkombëtar, duke i mbështetur ambiciet territoriale të ...
image
Konkurrimi im nuk e dëmton PS - Arben Malaj
I nderuar Profesor,Lexova me shumë vëmendje opinionin tuaj mbi kandidimin tim.  Me respekt dhe konsideratë të veçantë për ju dhe mendimet tuaja, e gjykova me ...
Next