advertisement
Fillimi | Opinione | Principatat Shqiptare aktuale! - Alisetar Ramadani
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Principatat Shqiptare aktuale! - Alisetar Ramadani

Principatat Shqiptare aktuale!  -  Alisetar Ramadani

Nëse bazohemi në shkencat politike për të cilën me siguri shumë politikanë lavdërohen se i kanë kryer, do të shohim se këto "shkenca" njeriun e paskan bërë instrument për të luftuar me gjithkënd me çdo kusht dhe me çdo mjet për të qenë "i pari"!!

Koha më ska kohë thotë Rona Nishliu në këngë ne saj! 

E vërtetë, koha ka tretur ndokund e vetmuar e skandalizuar nga njerëzimi! Ka ikur të pushon diku larg nga injoranca njerëzore, nga papërgjegjshmëria e atyre të cilët mendojnë se në ato ka mbetur një çik morali, në fakt, mendojnë gabim! Kur e themi këtë, bazohemi në punët që i shohim, këto punë gjatë gjithë historisë kishin qenë që të luftohet, të vriten njerëz, të zhduken popuj, të shkruhen histori tmerri! Dhe bota gjithnjë e më tepër është në rrezik! Këtë e thonë ato që mendojnë se kanë një çik moral në vete, por asnjëherë nuk e thanë (së paku unë nuk kam dëgjuar) pse bota është në rrezik! 

Mbase kjo temë ka të bën me politikën dhe ngjarjeve rreth saj ku personazh kryesor i kemi shqiptarët, nuk do të thellohemi më tepër në atë se pse bota qenka në rrezik, ngase me siguri "shkencat politike" kanë edhe për këtë përgjigje por heshtin, atëherë le të kthehemi ne te "dhentë tona"! 

U formua një bllok politik i tretë në IRJM nga tre parti shqiptare, mund që edhe ndonjë tjetër t'i bashkohet, ky bllok ka për qëllim të bën atë që nuk e kanë bërë ato para tyre! Të jetohet më mirë, më qetë, të ketë harmoni njerëzore, të ketë të ardhura më të mira, të ketë jetë më komode, të jetohet në hapësira ku ajri ka kuptim! Aktualisht ku jetojnë shqiptarët në IRJM këto që përmendëm mungojnë, prandaj si rrjedhojë edhe formimi i bllokut në fjalë nga partitë politike RDK, DR, BDSH, siç thamë mund që edhe BDK do të bashkëngjitet si dhe PPD edhe pse këto dy të fundit tani më botërisht dihet se kanë tepër pak besim tek elektorati edhe pse në pyetje janë disa persona të dëshmuar sa i përket anës kombëtare të çështjes. 

Në fakt, këtij unifikimi i parapriu një thirrje e sinqertë e burrit të madh shqiptar, ish kongresisti Joseph Dioguardi, i cili duke parë "principatat" shqiptare se nuk po merren vesh, bëri këtë thirrje për ato që kuptojnë, dhe disa kuptuan, disa nuk kuptuan. Këto që kuptuan i dhanë një dimension jashtëzakonisht të sinqertë këtij unifikimi duke dalë me deklarata se ky bashkim ka për qëllim të zgjedh një çështje e cila tani më me dekada të tëra është temë se vallë shqiptarët kanë pozitë kur janë në pozitë shtetërore apo janë në opozitë? Këtë ide e dha Mr. Bardhyl Mahmuti (BDSH) dhe shikuar nga prizmi njerëzor, del se Bardhyli ka të drejtë kur e shtron këtë pyetje, dhe në të njëjtën kohë nga ky unifikim definitivisht pret që ai dhe të tjerët të bëjnë që shqiptarët të dalin nga statusi i opozitës dhe kur të jenë në pozitë të jenë vërtetë vendimmarrës dhe politikbërës, e jo dekor siç ka qenë këto dy dekadat e fundit në IRJM statusi i shqiptarëve! 

Ky status, do të ndryshonte sikur të bëhej ndryshimi i kushtetutës aktuale e cila favorizon popullin maqedonas (sllavo-folësit) në të gjitha sferat e jetës, idenë për ndryshimin e kushtetutës e dha Prof. Dr. Rufi Osmani dhe kjo ide është edhe në programin partiak të RDK-s. Këtë ide tani e përkrah edhe DR, parti kjo e cila në zgjedhjet e vitit të kaluar për shkak të hileve të "marifeteve zgjedhore" në IRJM nuk mori asnjë deputet edhe pse kishte mbi 20 mijë vota. Të tre këto parti së bashku kanë afër 55 mijë vota nga zgjedhjet e kaluara, kjo tregon se ky bllok niset me ide fikse dhe me bagazh të madh në kushtet që ka IRJM. 

Këtë ide e përkrahi edhe unë, ngase e kaluar është tepër e hidhur, për mos me thënë tepër abuzive nga autorët politik të kohës vis-a-vis elektoratit të tyre, dhe tepër jo transparent, gjithmonë kanë munguar informatat! Shkaku tjetër është se ndoshta jam idealist dhe do të mashtrohem nga unifikimi në fjalë, ndoshta shkencat politike përsëri do t'më tradhtojnë ashtu siç tradhtuan gjatë gjithë historisë, por dua të besoj në sinqeritetin dhe moralin e lartë që bartin bartësit e këtij unifikimi z. Rufi Osmani, z. Kastriot Haxhirexha dhe z. Bardhyl Mahmuti.

Dua të besoj në të gjithë ato që e përkrahin këtë ide dhe të cilët me punë konkrete duan të japin kontributin e tyre në këtë drejtim, dua të besoj ende në sinqeritetin dhe moralin e intelektualëve të mirëfilltë të cilët kanë sakrifikuar gjithçka vetëm e vetëm të mos jenë shërbëtorë të partive politike të cilat ishin në pushtet pa pushtet.

Dua të besoj se megjithatë shkencat politike mundet dhe duhet të demantohen nga njerëz të cilët duan të lënë gjurmë për vendosmëri të ideve të tyre, për sakrificë të qëllimeve të tyre dhe se jo gjithmonë duhet të ju përmbahemi rregullave dhe teorisë së shkencave politike. Dua të besoj, prandaj uroj që shqiptarët të shohin më larg, duke u bërë pjesë unifikimit, pjesë e një qëndrimi, pjesë e një platforme duke hedhur poshtë idetë se një parti politike mund të bën vepra të mëdha. U tregua e kundërta, një parti asnjëherë nuk mund të bën vepra të mëdha pa unifikim të të tjerëve ose pa koncenzus nga të tjerët. Tentativa për grupime tjera, ashiqare do të jenë të dëmshme dhe jo prduktive, ato që mendojnë të bëjnë grupim, le të kyçen në këtë unifikim të aq pritur nga pjesa dërmuese e popullit shqiptarë, tani besoj se edhe ato të cilët janë të zhgënjyer nga partitë politike do të dinë të orjentohen më qartë politikisht duke e dhënë votën e tyre njerëzve të duan të bëjnë ndryshimet pa hile. 

 

Vlerëso tekstin
4.64

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

bashkeatdhetari nga SHBA në 09/06/2012 22:38:01
avatar
Plot 35 vite ne mergim kame dashte te besoj ate qe don te beson autori.Fillova te besoj ne moshen e re dhe jame duke besuar edhe si i moshuar.
Nese keto parti bashkohen per ti mundur dy partite e medha shqiptare na sebashku do te vazhdojme te besojme.Besimi yne do te plotesohet ose me mire me thane do te realizohet kur te gjithe se bashku do te punojme per ti pase te gjithe te drejtat si popull
ashtu si qe i kane sllavo-folesit.Nese autori mendon se personat qe i permend jane pa hile ashtu qofte por mos e kercejme lumin pa thane-HOPA.Koha do ta beje te vehten pra na ngele te besojme.
Thumbs Up Thumbs Down
1
Observatori në 11/06/2012 00:51:44
avatar
I nderuar bashkatdhetarë në SHBA! Askush nuk i pengon ato partitë tjera, ose partitë më të mëdha të bashkohen! Këto dy parti bdi dhe pdsh duke menduar se janë të mëdha bëhen mendjemëdhenj edhe nuk e përfillin asnjë thirrje për bashkim! Le të urdhërojnë le të bashkohen, thirrja vlen edhe për ato! pse nuk bashkohen e din ti? I nderuar, të jesh i bindur se ne shqiptaret në irjm jemi duke ua parë sherrin dy personave, ato janë: Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Këto dy persona janë pengesë kryesore për të unifikuar qëndrimet shqiptarët. Si duket që të dy e kanë mision përçarjen e shqiptarëve.
Thumbs Up Thumbs Down
1
Willi - DC në 09/07/2012 02:42:57
avatar
I nderuari Observator,
Nese Ju mendoni se fati i shqiptareve varet nga dy persona (A. Ahmeti dhe M. Thaçi), atehere mjere shqiptaret. Nese shqiptaret ne shekullin 21 nuk jane ne gjendje t'i flakin tutje dy horrat qe e moren ne qafe fatin e kombit, atehere le te heshtin dhe durojne shtypjen e sllavit. Tjeter nuk dij çfare te them. Ndoshta shqiptaret ne IRJM e meritojne roberine sepse nuk dijne te kerkojne lirine
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Pamje e zymtë e Kosovës: fundamentalizmi islamik - Mehmet Kraja
Ngjallja e fundamentalizmit islamik në Kosovë është pasojë e një kompleksi të madh faktorësh dhe rrethanash. Ne kemi dështuar jo Mehmet Krajavetëm ta bëjmë Kosovën shtetin dhe shoqërinë e dëshirave dhe ëndrrave të të rinjve tanë, por nuk kemi qenë në gjendje as të identifikojmë rrëshqitjen graduale të Kosovës në shoqëri orientale, me mentalitet anadollak, me prapambetje arsimore dhe emancipuese dhe, natyrisht, me një terren shumë të përshtatshëm për radikalizëm fetar. Me zjarrin kanë luajtur të gjithë, edhe disa imamë, edhe disa politikanë, edhe disa medie, edhe disa intelektualë. Ndërsa tani, askush nuk dëshiron të marrë asnjë përgjegjësi....
image
Interesi strategjik i shqiptarëve dhe radikalizmi islamik – Xhelal Zejneli
Në Raportin vjetor të Qeverisë amerikane për të drejtat dhe për liritë fetare në botë gjatë vitit 2013, në kapitullin për Kosovën, midis tjerash thuhet: ...
image
Emigracioni ilegal, rrezik për Schengenin - The Economist
Një projekt i madh europian, lindur nga idealet e integruesve, u shkatërrua nga mosgatishmëria e pjesëmarrësve për t’i ndarë humbjet dhe përfitimet.The Economist Jo, nuk kemi ...
image
Lavdrimi nuk është i yni! - Naser Sertolli
Ndonëse i pakonfirmuar, një lajm që ka ardhur të hënën nga Lindja e Mesme nuk mund të mos i ketë gëzuar shumë grupe njerëzish, në ...
image
Roli i mediave sociale në menaxhimin e reputacionit – Bukurije Rrustemi
Ka shumë pak gjëra në këtë botë që udhëtojnë aq shpejt sa një lajm i keq. Kjo deklaratë nuk ka qenë kurrë aq e vërtetë ...
image
Mbrëmjet strugane të poezisë dhe gjuha e paligjshme?! – Vait Ajro
Ne korrik të vitit 1961 me rastin e manifetimit të publikimit të revistës kushtuar vëllezërve Miladinovci nga Struga lindi idea për organizimin e festivalit të ...
image
Përgjigje plagjiatorit storian Rasim Bebo – Nga Spiro Butka
Reagimi është nga Shoqata e Veteranëve të Luftës të UÇK-ës Tiranë...
image
Implikimet politike të një rasti pedofilie - Alfred Lela
Në vajtje-ardhjet logjike (shpesh edhe alogjike) për ta konstruktuar apo dekonstruktuar ‘rastin e Sarandës’ ka patur edhe përpjekje për ta Alfred-Lela-reeeeee-150x150apolitizuar apo depolitizuar të bamen ...
image
Vizita e Papës dhe Imam Vehbi Ismaili - Nga Frank Shkreli
Siç është njoftuar më heret, Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë të dielën më 21 shtator. Gjatë këthimit të tij me aeroplan nga Seuli për ...
image
​Një goditje e fortë ndaj globalizimit - Anne Applebaum
Nuk është thjesht e mundur të heqësh dorë nga përfitimet e globalizimit në favor të vlerave të ndryshme dhe të një tjetër lloj politike, por ...
image
Në mungesë të shtetit kombëtar - Donik Sallova
Shfaqja e ekstremizmave fetarë këtyre kohëve në Kosovë nuk është gjë tjetër veçse pasojë e mungesës së “shtetit kombëtar”. Ndërtimi i shtetit të Kosovës mbi ...
image
Librat dhe vera - Evis Cerga
Këto kohët e fundit kam dëgjuar shpesh një lajtmotiv, të përsëritur madje: “Cfarë do të lexosh këtë verë?. Madje edhe kam parë lista të tëra ...
image
“Miku që s`më merr për numër !?” – Fadil Lushi
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe jep këtë shpjegim për numrin: Nocion themelor i matematikës, që shërben për të shprehur në mënyrë të përgjithësuar sasinë ...
image
Socialista apo specialista - Kolec Traboini
Kishim dëgjuar në dy dekada në këtë pseudodemokraci që nëse je femër në Shqipëri  e je në hall për një vend pune, gjatë gjithë viteve ...
image
Sanxhaku 100 vjet nën pushtimin serb – Ismet Azizi
Përkundër spastrimit etnik dhe vështirësive tjera, Sanxhaklinjtë nuk u zhdukën siq planifikoi Serbia. Sanxhaku është një rajon që ka historinë e vet të veçantë....
Next