advertisement
Fillimi | Opinione | Tri çështjet lindore të Evropës - Javier Solana
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Tri çështjet lindore të Evropës - Javier Solana

Tri çështjet lindore të Evropës - Javier Solana

Sot projekti evropian po lëkundet. Natyrisht, jam i bindur se kriza e vazhdueshme e borxhit sovran të eurozonës do të tejkalohet dhe se një Evropë edhe më e integruar dhe efektive do të rishfaqet. Mirëpo, për të arritur deri te ajo Evropë e përmirësuar jo vetëm se duhet të zgjidhet kriza e borxhit sovran, por edhe marrëdhëniet me tri shtetet kryesore në lindje të Evropës – Turqi, Rusi dhe Ukrainë – do të duhet të vihen në një bazë më të sigurt. 

Unë i takoja asaj gjenerate në vendin tim që jetoi nëpër transicionin nga diktatura në demokraci, katër dekada më parë. Për ne Bashkimi Evropian ishte një ëndërr. Në të vërtetë, e citonin Ortega y Gasset: “Nëse Spanja është problem, Evropa është zgjidhje”. 

Unë vazhdoj të besoj, shumë fuqimisht, se Evropa është zgjidhje, pjesërisht për shoqëritë që duhet të thellojnë – nëse jo t’i krijojnë – një traditë demokratike. Marrëdhëniet më të ngushta ndërmjet Evropës dhe Turqisë, Rusisë e Ukrainës mund t’u sjellin atyre shumë përfitime të njëjta që ne në Spanjë gjithnjë i lidhim me Evropën. 

Turqia, natyrisht, është ende një kandidate për anëtarësim në BE, por negociatat e saj për hyrje po ecin shumë ngadalë, gjë kjo që nuk është aq e mençur në aspektin strategjik, për shkak se autoriteti i lartë i Turqisë në Lindjen e Mesme ka rëndësi vitale për Evropën (dhe mbase edhe më i rëndësishëm sesa i vetë asaj). Nga Siria në të gjitha shtetet e tjera të “Pranverës arabe”, ndikimi i Turqisë është më se i madh dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm me BE-në mund vetëm të jetë i dobishëm. 

BE-ja ka krijuar një kanal komunikimi me Turqinë për çështjet politike. Por nuk e ka zgjidhur “luftën” e marrëdhënieve. Shpresoj me gjithë zemër që Turqia të bëhet një anëtare e BE-së, për shkak se një shtet që është mysliman, demokratik dhe kryesisht i ri mund të forcojë Unionin në shumë mënyra vitale. 

Debati rreth anëtarësimit të Turqisë pritet të bëhet më i nxehtë në gjysmën e dytë të këtij viti, kur Qiproja e merr presidencën e radhës të BE-së. Turqia, të jemi të sinqertë, nuk do ta pranojë Qipron e ndarë të të sotmes si përfaqësues të vetëm të atij ishulli. Një tjetër çështje që mund të sjellë komplikime është zbulimi i naftës në afërsi të brigjeve qipriote. Secili që planifikon të bëjë shpime aty do të përballet me përleshjen e madhe që mund të çojë vendet buzë lufte, me Qipron që pretendon se rezervat shtrihen përbrenda ujërave të saj territoriale dhe Turqinë që kundërshton se Qiproja ka fare ujëra territoriale, për shkak se Qiproja, të paktën për turqit, nuk ekziston. 

Rusia është bërë një tjetër lloj i faktorit ndërlikues për Evropën. Vladimir Putin, i cili tash është kthyer në presidencë, mund të jetë i njëjti person sikurse dikur, por Rusia ka ndryshuar. Vala e fundit e protestave në Moskë dhe përgjatë shtetit ka sfiduar kufijtë e pushtetit të tij. Unë besoj se Putin e kupton këtë, e ky është një fakt i rëndësishëm për diplomacinë e së ardhmes. 

 

Gjatë disa ditëve të ardhshme formimi i qeverisë së re të Rusisë do të zbulojë shumëçka rreth marrëdhënieve të pushtetit ndërmjet konservatorëve dhe liberalëve. Ç’është më e rëndësishmja, miliarda dollarët e pasurive publike janë në rrezik, për shkak të një plani të privatizimit të dizajnuar nga ish-presidenti, Dmitry Medvedev. 

 

Në këtë pikë BE-ja ka një kornizë – Partneritet për Modernizim, të negociuar me Medvedevin – që mund potencialisht të ishte shumë pozitiv. Hyrja e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë më 2011 mund po ashtu të ndihmojë në garantimin që shteti të luajë sipas rregullave ndërkombëtare, siç ka ndodhur me Kinën kur u bashkua në OBT. Besnikëria e Rusisë ndaj kornizës ligjore të OBT-së duhet të nisë t’i bëjë marrëdhëniet ekonomike me të shumë më stabile dhe të parashikueshme. 

Më herët, pranimi i Rusisë në OBT ishte bllokuar nga Gjeorgjia, e cila hoqi veton e saj vitin e kaluar pas një veprimi të diplomacisë së elegancës, që krijoi një mekanizëm të kontrollimit të kufirit pa i njohur rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë as si pjesë të Gjeorgjisë e as si shtete të pavarura. 

Kjo zgjidhje, edhe pse e komplikuar, paraqet një rezultat të mirë për rajonin. 

Duke e pasur parasysh shkallën e problemeve dhe të mosfunksionimit aktual të Ukrainës, një zgjidhje elegante ndoshta as nuk do të ishte e mundur e as e mjaftueshme. Ukraina, në të cilën kam qenë i përfshirë që nga pavarësimi, ka paraqitur frustrim të madh për mua. Isha i përfshirë në negociatat që ndihmuan në arritjen e një zgjidhjeje paqësore për Revolucionin Portokalli të viteve 2004-2005. Por lufta e brendshme pasuese ndërmjet liderëve të revolucionit, Yulia Tymoshenko dhe Viktor Yanukovych, ishte aq destruktive saqë Viktor Yanukovych, përpjekjet e të cilit për të manipuluar zgjedhjet presidenciale të 2004-tës e nxitën revolucionin, tani është president ndërsa Tymoschenko është në burg. 

Për BE-në, Ukraina vazhdon të jetë një problem serioz. Një marrëveshje gjithëpërfshirës e tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit me BE-në mbetet ende e panënshkruar, falë burgosjes së Tymoshenkos dhe të tjerëve. Fatmirësisht, bazuar në interesimin e Unionit për ukrainasit e thjeshtë, ekziston ende shpresë se realiteti do të bindë Yanukovychin dhe elitën sunduese të Ukrainës t’i kthehen shtegut që do të lejonte nënshkrimin e marrëveshjes. 

Pushteti i butë i Evropës ka ndryshuar shumë gjëra në shumë shtete gjatë dy dekadave të fundit, duke i nxitur liderët dhe qytetarët që t’i reformojnë ekonomitë e tyre dhe të përqafojnë apo forcojnë vlerat dhe institucionet demokratike. Mund të vazhdojë ta bëjë këtë gjë në Turqi, në Rusi dhe në Ukrainë, apo nëpërmjet mospërkujdesjes dhe mosveprimit, Evropa mund të humbë besueshmërinë, ndikimin dhe mundësitë ekonomike. 


(Autori ishte ministër i Jashtëm i Spanjës, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri. Ai aktualisht është kryetar i qendrës ESADE për ekonomi globale dhe gjeopolitika dhe një anëtar i lartë i institucionit Brookings. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin e gazetarisë hulumtuese “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Kombi dhe shteti - Nexhmedin Spahiu
Në teorinë për kombet ka disa autorë që përpiqen të argumentojnë se ka edhe raste kur shteti krijon kombin (!?). Argument për këtë përdoret fakti ...
image
Kush fërshëlleu, shajti, e ofendoi ? - Lirim Shabani
Informimi i saktë është parimi bazë i gazetarisë, por si duket gazetarët tanë nuk e bëjnë një gjë të tillë ashtu siç duhet. Prandaj, njoftimi ...
image
Heronjtë, viktimat dhe “kurbanët” – Atdhe Hetemi
Është normale dhe logjike që gjatë luftës ka trima, ashtu siç ka edhe frikacakë. Nuk duhet gjykuar individin që frikësohet nga lufta, por nuk duhet ...
image
Kah po shkon Siria? - Burhan Seferi
Situata në Siri, çdo ditë vetëm se po keqësohet edhe më shumë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Turqia, Irani dhe Organizata e Kombeve të ...
image
Një rrëfim nga Shkupi për 23 qershorin - Naser Pajaziti
Shqiptarët në Maqedoni me pak entuziazëm po ndjekin atmosferën e fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Ofertat e partive të Tiranës as që kanë prekur apo ...
image
Kosovarët, tifozë jo aktorë në zgjedhjet e Shqipërisë - Xhavit Haliti
Fushata për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë ka ditë që ka filluar zyrtarisht. Është një proces në zbatim të kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, por ...
image
Kujt duhet t`i adresohet Avokati i Popullit – Mitasin Beqiri
(Reagim ne lidhje me te dhënat e prezantuara nga ana a Avokatit të Popullit, Ixhet Mehmeti nëe Raportin vjetor më 17 maj 2013)...
image
Religjionet në prizmin e Enciklopedisë së Llajonit – Ardian Ramadani
Se religjioni(et) kanë një rëndësi të madhe në jetën e njeriut kjo nuk ka dyshim aspak. Lufta mes asaj që është profane dhe e shenjtë ...
image
Mëkatarë të lavdishëm - Fatos Baxhaku
Është një histori e gjatë ajo e lidhjes së shqiptarëve me fenë. Se sa të lidhur kemi qenë ne me besimet fetare, përse kemi ...
image
Rrugës për Sarandë, një vit më parë - Haris Vongli
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time…”. Këto ishin fjalët e fundit ...
image
Delete – Kushtrim Jashari
Sa shpesh e kam përdorur butonin “delete” në kompjuterin tim personal pa e ditur se sa i rëndësishëm është ky buton dhe kjo fjalë. Delete përdoret ...
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
Next