advertisement
Fillimi | Opinione | VV: Win – Win (2) - Halil Matoshi
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

VV: Win – Win (2) - Halil Matoshi

VV: Win – Win (2) - Halil Matoshi

Pse heqja e flamujve shtetërorë kosovarë nga aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” në ditën e festimit të 134-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit që korrespondon me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë u legjitimua nga vetë kryeministrat e të dyja shteteve? 

Pse kjo është fitorja më e madhe morale e kësaj lëvizjeje karshi patriotëve të rremë e rrahagjoksa në Prizren, të cilët me hipokrizinë e tyre dhe sensin për zhvatje kanë shitur e blerë vetë, tërë pasurinë publike, kanë plaçkitur e degraduar çdo gjë kombëtare, e nëse doni edhe kosovare, gjithçka që ka pasur vlerë në të dyja shtetet, pra kanë shitur e blerë edhe njerëzit, duke u dhënë denigrim e fukarallëk, duke ua imponuar një sistem kleptokracie e duke i zhveshur shtetasit nga secila vlerë qytetare, njerëzore madje edhe nga të qenët zot shtëpie. Kurse, paradoksalisht, në anën tjetër, mbajnë fjalime të gjata, të zjarrta e monotone kuazipatriotike, duke u mbështetur në mite e gjysmë të vërteta historike. Dy kryeministrat e dy shteteve nominale ballkanike (Kosovës dhe Shqipërisë) së bashku me shpurat e tyre kuazishkencore na thanë po nga Prizreni para do kohësh se “Abetarja unike” na qenkësh kulmi i shkencës shqiptare, pra kulmi i infant-shkencës. Derisa në Republikën e Shqipërisë konform me zhvillimin e diversiteteve kulturore, janë në përdorim fiks pesë abetare konkurruese. Abetarja fituese “mbarëkombëtare”, një paçavure e lirë kuzipatriotike do të jetë libri që do t'u mësojë ABC-në fëmijëve të klasave të para në Kosovë dhe diasporë, por jo edhe atyre në Republikën e Shqipërisë. 

Sepse atje, ajo do të konkurrojë në tregun shkollor me pesë a gjashtë abetaret e tjera. 

Në atë tekst, dy fëmijë me një këlysh ua “zbulojnë” botën shqiptare fëmijëve tjerë shqiptarë, kosovarëve dhe diasporës shqiptare... Pra teksti është ndërtuar mbi tri personazhe kryesore: Ani, Ola dhe qenushi Umi. Janë ato që do t’u mësojnë çdo germë nxënësve... 

Ndërkaq që fjala “nënë” është zëvendësuar me një më moderne “mama”, sepse, sipas autorit, nëna qenkësh plakur e bërë gjyshe!?

Nëse ndërkohë dy kryeministrat e të dyja shteteve paralele në Prizren e shqiptuan bashkimin kombëtar si proces të pandalshëm, është hipokrizi dhe dinakëri e turpshme kur në sfond ndërsehet policia që të ndjekë e burgosë nacionalistët e vërtetë shqiptarë, ndër më të sinqertit nga lëvizja “Vetëvendosje!?” 

Ata nuk kërkuan asgjë më shumë se vetë kryeministrat, pra bashkim me Shqipërinë, si proces i pandalshëm!? 

Ata nuk bënë asgjë kur hoqën flamujt kosovarë, sepse festës së përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit (1878) i shkon përfytyre natyrshëm vetëm flamuri Kuqezi.

Prandaj heqja e kundërligjshme e flamujve shtetërorë ishte legjitimuar nga vetë bartësit e pushtetit politik në Tiranë dhe Prishtinë, Sali Berisha e Hashim Thaçi!?

Pse të rrihen ato vajza dhe djem të rinj, kur janë lindur e rritur nën idenë e bashkimit kombëtar, si prononcim politik, kanë mësuar në shkollë definicionin e vetëm, atë të Stalinit, për kombin etnogjuhësor dhe asnjë teori dhe definicion tjetër. 

E kush e merr të drejtën sot t’ua ndërrojë bindjet, besimin, dashurinë dhe vrullin për kombin e tyre, për Shqipërinë unike!?

Policia!? Kurrqysh s’bën! Sepse, bash në ditën e 10 Qershorit, dhe bash për inat të dhunës policore të “komanduar” nga kryeministri kosovar do të duhej që kuqezinjtë të niseshin nga ajo anë e “Vetëvendosja” nga kjo anë e Bjeshkëve të Nemuna dhe ta rrënojnë përfundimisht “Murin e Berlinit” ndërshqiptar, siç vepruan gjermanët nga të dyja anët më 1989. Pse jo?

Nuk jam kundër, paçka se e ruaj të drejtën e garantuar të mendoj ndryshe. Dhe VV nuk ma mohojnë, besoj, këtë të drejtë!?

Mirëpo ky “rrënim” kufiri do ta vinte në siklet shtetin shqiptar, i cili do të duhej që të tërhiqte me urgjencë trupat e veta komando nga Iraku, Afganistani, Bosnja (sepse Shqipëria e Madhe nuk e ka asnjë interes në këto rajone!???) dhe t’i zhvendoste në kufijtë e Kosovës, si “krahinë” historike e Shqipërisë dhe pikërisht, (ndoshta!?), nën komandën e diplomatit shqiptar Islam Lauka të shpërshndërruar brenda natës në ‘gjeneralassimus.’

E lexova këto ditë një recension të Ramadan Musliut për librat historikë të Jusuf Buxhovit, dhe ai ndër të tjera shkruante për shqiptarët të ishin racë superiore që nga antikiteti, por posaçërisht në Perandorinë Osmane, prandaj edhe zgjidheshin nga Porta e Lartë të drejtonin shtetin!? Qasja albanologjike ndaj historisë si dije nuk është risi, por rikthimi i racizmit në diskursin kritik ta rikujton Enver Hoxhën dhe nacional-socializmin e tij. Hiç më pak raciste nuk është teza e një ambasadori të një shteti fqinj, i cili është shkolluar në rrethana të një diktature ndër më të egrat në Europën Juglindore.

Enverizmi i tij gjuhësor konsiston në atë që ai e paragjykon se duhet ta dinë edhe kalamajtë se ekzistuaka vetëm një komb shqiptar.

Ky zotni që moti e ka djegur statusin e diplomatit të paanshëm sipas thirrjes duke u shndërruar në propagandues politik të ideve ekspansioniste dhe duke fyer shumë qytetarë kosovarë tek shprehin lirshëm idetë dhe konceptet e tyre për etninë, kombin, shtetin. Diplomati kur flet për “manipuluesit e spekuluesit” kosovacentristë, thotë se po e mohojnë Tiranën dhe Prishtinën. Jo s’është e vërtetë kjo. Për kosovarëcentristët ose nacionalistët shtetërorë Prishtina është Piemonti, Meka dhe Jerusalemi i tyre! Dhe me një gjuhë shoviniste e fyese, që nuk i përshtatet gjuhës diplomatike, por mujshisë egërshane albanocentriste, e tha edhe këtë: “Ata që nuk e ndiejnë veten shqiptarë, lirisht mund të përfaqësojnë ndonjë kombësi tjetër”!?

Jo, zotëri, ky është manipulim dhe spekulim Juaji! Në Panairin e Librit në Prishtinë, nga e bija e Dhimitër Pakos (Mitrush Kutelit) e bleva librin “Poem kosovar” dhe vargun “Jam shqiptar dhe kosovar” me dorën e tij e kishte përmirësuar: “Jam kosovar, pra jam shqiptar.”

Nacionalistët shtetërorë kosovarë s’kanë nevojë të bëhen ‘kombësi tjetër’, sepse thjesht ata janë komb kosovar, pra shqiptar! 

Duket qartë se ky zotni s’ia ka idenë asnjë teorie moderne për bashkësitë e imagjinuara politike dhe s’e ka lexuar asnjë libër teorik për teoritë identitare. S’ka dëgjuar kurrë “polemizuesi” i zellshëm nga Tirana (që nuk e ka këtë rol në Prishtinë), as për Benedict Andersson, as për Anthony D.Smith, as për Anne –Marie Thieze, Eric Hobsbawm e Jacques Maritain; as për Gellner, Finkielcraut dhe Aletrmatt... Diplomati shqiptar ka mbetur te Sami Frashëri me besim, kurse me mendje në nacionalkomunizmin enverist.

Ose bëjeni tash këtë Shqipëri unike, ose boll më me prononcime politike sa për paternalizëm e falspatriotizëm, për një komb unik shqiptar se na çmendët!

Na lini rehat, pashë Zotin!

 

(-fund-) 

 

 

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Luma në 16/06/2012 18:17:52
avatar
mor kodosh,ti je titist notalgjik si M.Kelmendi,N.Spahiu,ju jeni Majmunat e fëlliqur të Kombit Shqiptar.Ju jeni n... e fundit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Rozelita në 17/06/2012 01:59:04
avatar
O Halil na lodhe mo. Bashkimi kombetar s'ka te beje fare me Stalinizem o shoq po me deshiren tone. Se vec mendimi i yt per shtet e etni po vlejka a? Qe s'eshte ashtu athere mendimet tjera qenkan staliniste?!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Maratonçe, makedonçe – Nazif Zejnullahu
Shtatë ditët në vijim janë “një javë e brishtë” për Shkupin politik. Dje për në Tataristan, më tej akoma, ishte nisur një delegacion i lartë ...
image
Berisha mes Çanit e Kanunit; dhe i kapluar nga frika - Mustafa Nano
Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi ...
image
Tentim për grusht shteti në Turqi - Frymzim Dauti
Protestat ne Turqi ishin një nga ngjarjet më të ndjekura nga media ndërkombëtare këto javë. Shumë kush është informuar apo dezinformuar nga media për rrjedhën ...
image
Në të majtë apo në të djathtë? - Albinot Maloku
Janë zgjedhjet e teta parlamentare, që prej rënies së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Republikën e Shqipërisë. E diela e 23. Qershorit të 2013 ...
image
Diaspora shqiptare dhe projekti Emigranti - Faton Krasniqi
Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojm për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e ...
image
Turqia në prag të revolucionit (?!) - Mehmet Latifi
Për të krijuar kushte të ardhjes së kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, nata e së shtunës në të dielën flitet se ka qenë ...
image
Shyptari n’Evropë - Adrian Kamberi
Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare - 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht ...
image
Shpërqëndrimi i vëmendjes së opinionit - Nexhmedin Spahiu
Meselja me Carin e Sulltanin Në Drenicë, tregohet një mesele se kur janë takuar Cari e Sulltani e kane diskutuar se çfarë kryen më shumë punë ...
image
Patriot apo tradhtar - Frank Shkreli
Një javë e ca më parë, gazeta britanike Guardian dhe gazeta amerikane Uashington Post botuan informacione për programin e fshehtë të qeverisë federale të Shteteve ...
image
Pikat strategjike të rivalitetit amerikano-kinez në Ballkan – Selim Ibraimi
Pentagoni bëri të ditur se Amerika dhe forcat ushtarake amerikane kanë një mision të papërfunduar në Ballkan, dhe është herët të bëhet apo mendohet rreth ...
image
Akademik Matevski: Rrënjët që dalin nga malet e Korabit - Mehmet Latifi
Shpeshherë kur përmendet ndonjë emër, krijohen situata shumë diskutabile për përkatësinë kombëtare, ashtu siç po ndodhë gjatë këtyre ditëve kur lakohet emri i Akademik Mateja ...
image
Mediat dhe "dija e shoferit" - Xhemal Ahmeti
Një masë lexuesish që konsumon mediat vetëm për vetëkonfirmim, fatalisht është e paradënuar me vendnumërim dhe prapambetje. Disa nga mediat e kanë kuptuar këtë lojë dhe riprodhojnë padijen për kuletën, kështu duke suspenduar hulumtimin pas dijes dhe së vërtetës. ...
image
Hajduti "Hallall" – Kalosh Çeliku
Ditë e bukur pranvere me diell. Qielli i kaltërt lot mes dy-tri reve që thyejnë qafën matanë maleve. Një mik i imi shkrimtar më telefon ...
image
Lufta e re e Europës së Vjetër - Spiro Butka
Trajtimi i UÇK-ës dhe luftëtarëve të saj si delja e zezë nga kjo Europë, nuk ka të sosur. Këto ditë mediat e shtypit dhe ato ...
image
Kundër së keqes më të vogël - Fatos Lubonja
Komentet ndaj shkrimit tim “Një kryq të madh fletës së votimit”, që u pasua me një shkrim tjetër, “Mjaft më me ju – gazetarë llogoresh” ...
Next