advertisement
Fillimi | Opinione | Eurozona e ardhshme ?! - CNN
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Eurozona e ardhshme ?! - CNN

Eurozona e ardhshme ?! - CNN

Grekët mund të mburren se kanë krijuar demokracinë, por një rezultat zgjedhor që sjell ekstremistët në pushtet do t’i bënte grekët të turpëroheshin për rrënimin e familjes më të madhe demokratike që ka njohur ndonjëherë historia e Europës. Vizioni i Bashkimit Europian tani është në një udhëkryq historik dhe ky udhëkryq ndodhet në Greqi dhe në duart e votuesve grekë

Pesëdhjetë vjet më parë, një francez dhe një gjerman – të frikësuar nga shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore - farkëtuan një ndërmarrje me emrin emocionues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Puna fillestare e kancelarit të Gjermanisë Perëndimore, Konrad Adenauer, dhe kryeministri francez, Robert Schuman për integrimin evropian – bashkimin e industrive të qymyrit dhe çelikut të Francës, Gjermanisë Perëndimore dhe vendet e Beneluksit – do të konsolidohej gjatë gjysmës tjetër të shekullit duke formuar një bashkim gjigand evropian prej 27 vendesh, shumë prej të cilave nuk ekzistonin në vitin 1952. Vizioni i Bashkimit Europian tani është në një udhëkryq historik dhe gjatë muajve të ardhshme mund të venitet .

 

Një trashëgimi jofunksionale

Klubi Evropian është zgjeruar si në numër ashtu edhe në qëllim. Duke filluar si një treg i përbashkët me subvencione të shtrenjta për fermerët, ajo ka evoluar në një bashkësi me politika të koordinuara të jashtme dhe tregtare, me kufij të hapur ndërmjet shteteve anëtare, me një politikë të përbashkët sociale dhe një gjykate të fuqishme evropiane. Shuma të mëdha janë shpenzuar në infrastrukturën e vendeve anëtare të varfra. 

Traktati i Maastricht-it, i quajtur kështu sipas emrit të qytetit bregdetar holandez ku traktati u nënshkrua në vitin 1992, filloi procesin e bashkimit monetar dhe supozonte  konvergjenca ekonomike midis shteteve anëtare. Pjesa e parë ka ndodhur, e dyta jo. Një  "pakt stabiliteti dhe rritjeje" kishte për qëllim për të harmonizuar normat e interesit, inflacionin dhe deficitet qeveritare. Por, prapa këtij qëllimi nuk kishte mekanizma zbatimi. Franca dhe Gjermania ishin ndër shtetet e para që shkelën urdhërimin se deficitet nuk duhet të kalojnë 3% të GDP-së. Disa kritikë argumentojnë se Evropa është si piton që gëlltiti një dhi. Në vitin 1990, ka pasur 12 anëtarë të BE-së; tani, 27 anëtarë. Sesi Evropa do të përballet me trashëgiminë jofunksional të thellit të paekuilibruar dhe nxitim për t’u zgjeruar, do të vendosë nëse eurozona do të rilulëzojë apo do të thahet. 

Tani, punë shtetesh

Pengesa e parë për të kapërcyer janë zgjedhjet e sotme greke. Nëse do të dalë një shumicë nën udhëheqjen e partisë Demokracia e Re, Greqia do të ndjekë reformat për shkurtimet buxhetore të kërkuar nga “Trojka” e kreditorëve: Komisioni Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane. Qeveria e re greke do të presë në këmbim nga Trojka ndihmë sesa dieta të njëjta kursimi, duke argumentuar se popullit grek duhet t’i ofrohet një stimul për të duruar një sakrificë më të madhe. Por në qoftë se zgjedhjet e sotme do të zgjerojnë paralizën politike të krijuar nga zgjedhjet e Majit, pasiguria lidhur me qëndrimin e Greqisë në eurozonë do të intensifikohet. Nëse nga këto zgjedhje, partia e ekstremit të majtë, Syrizia do të dalë si partia më e madhe, me zotimin e saj se do të heqë dorë nga marrëveshje me Trojkën, tregjet do të përshpejtojnë një dalje të “çrregullt” nga eurozona. Edhe në qoftë se një qeveri e dobët pro-qëndrimit në eurozonë do të formohet, Greqia tashmë është në vonesë me detyrimet e saj për të privatizuar industritë shtetërore dhe për të përmirësuar sistemin e taksave. Për grekët, evazionit fiskal është një sport kombëtar; qeverisë i mungojnë rreth 50 miliardë euro në taksa. Mediat greke sugjerojnë se depozituesit kanë tërhequr shuma deri në 5 miliardë euro nga bankat lokale gjatë dy javëve të fundit. Pasiguria në Greqi do të intensifikojë presionin mbi Spanjën dhe Italinë, duke intensifikuar kështu njëkohësisht edhe dyshimet e zymta për të ardhmen e BE-së. Ekonomitë e Irlandës, Portugalisë dhe Greqisë - të tre vendet që kanë marrë ndihma financiare - janë më të vogla se ajo e Spanjës. Gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndihmuar sistemin bankar të Spanjës me 100 miliardë euro prodhuan një lehtësim në  tregjet e obligacioneve dhe aksioneve, por lehtësim zor se zgjati 24 orë. Italianëve, gjithashtu, është duke iu sosur durimi me masat e kursimit, siç pranoi edhe vetë kryeministri Mario Monti në një intervistë për Cristiane Amanpour në CNN. Ai i është bashkuar “klubit të rritjes” me presidentin e ri francez Francois Hollande, por për të ka pak vend të çmueshëm për manovrim, ndërkohë që çmimi mbi borxhin italian është rritur. FMN ka lavdëruar përpjekjet e Monti-t për të zgjidhur financat publike të Italisë, por thotë se liberalizimi dhe reforma e punës kërkojnë përpjekje të mëtejshme, meqenëse ekonomia italiane parashikohet të tkurret 2% ketë vit.  Nga jashtë eurozonës, partnerët e saj duken më me tmerr. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervyn King, tha muajin e kaluar, "partneri ynë më i madh po e shkërmoq veten në copëza dhe nuk ka asnjë zgjidhje të dukshme”.

Cila do të jetë e ardhmja e Evropës?

Sipas analistëve politikë dhe financiare, Europa duke shkuar në tri shtigje.  Shtegu i parë  dhe më traumatike është një kolaps i  çrregullt i eurozonës, duke filluar në Greqi, por t’u përhapur në Spanjë dhe Itali. Ky skenar fillon me asgjë më pak se një fitore të qartë të partive kundra eurozonës në Greqi, e ndjekur nga një implosion virtual i shtetit grek, arkat e të cilës janë pothuajse bosh. Ministri aktual i Ekonomisë thotë se Greqia ka para të mjaftueshme për të mbijetuar deri në korrik 15. Në këtë skenar, Gjermania zgjedh të vë ndershmërinë fiskal përpara parimeve pan-evropiane të saj. Shumë gjermanë janë duke menduar në këtë mënyre. Zëvendës/ministri i Financave, Steffen Kampeter, i tha BBC të enjten se borxhi ishte një "përgjegjësi kombëtare". "Unë nuk shoh ndonjë strategji ku bisedohet dhe rishpërndahen vendimet e këqija politike të bëra nga disa të cilët janë deri në gryk me borxhe”,tha ai. Gjermania ka përjashtuar futjen e eurobonove, të cilat në thelb do të hollonte vlerën e kredive të saj në dobi të ekonomive periferike. Edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se roli i Gjermanisë në shpëtimin në eurozonë "nuk është i pakufizuar." Duke arritur në konkluzion e vet logjik, ky skenar do të zvogëlonte eurozonën në një bërthamë franko-gjermane, të cilës do t’i bashkëngjiteshin shtete e vogla të Beneluksit. Pasojat për ekonominë evropiane do të jenë devastuese, me qeveritë që do të neglizhonin borxhit, me masa kontrolli të cilat do të parandalonin largimin e parave nga vendet që janë në prag të daljes nga eurozona, për të përfunduar me një Europë të “pushtuar” nga një recesion i thellë, dhe politikisht, ideja e bashkimit evropian do të vendosen mbrapa në dekada. Skenari i dytë është ai i një Europe e cila zhytet në baltë ndërkohë që kërkon të kapet tek integrimi fiskal dhe bankar. Një kompromis midis Greqisë dhe trojkës (jo aq i pamundur, duke pasur parasysh se 80% e grekëve duan të qëndrojnë në eurozonë) do ta largonte vendin nga buza e greminës, edhe pse ndonjë shërim kuptimplotë do të jetë vite larg. Mekanizmi i ri Evropiane për Stabilitet, i cili do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm si një fond shpëtimi i përhershëm, do të rikapitalizonte bankat dhe do të përmirësonte krizën e borxheve në Spanjë dhe Itali. Buxheti i saj prej 500 miliardë eurosh do të shënonte “Bingo”. Zyrtarët francezë janë tashmë duke sugjeruar se ajo të lejohet të marrë hua nga Banka Qendrore Evropiane. Merkel do të bëjë lëshime në kuadër të "axhendës së rritjes" në samitin Evropian në Bruksel në fund të këtij muaji. Lëvizjet drejt një bashkimi bankar që do të siguronin depozitat, progresi në drejtim të politikave të taksave të përbashkëta, rënia e borxhit të qeverisë dhe dalja e eurozonës nga recesioni do të lehtësonte presionin mbi qeveritë që luftojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Merkel ka pranuar se kjo është një "detyrë e rëndë", por kjo është në interes të Gjermanisë. Rreth 60% e eksporteve gjermane qëndrojnë brenda Evropës, dhe janë konkurruese për shkak se ata kanë çmime në euro dhe jo marka gjermane. Një kolaps i eurozonës do të godiste fuqishëm ekonominë gjermane.  Kursi i tretë do të shihte një hap të guximshëm drejt integrimit më të afërt: në "konvergjencë ekonomike" premtuar nga Traktati i Maastrich-it, qëllim që nuk u kuptua kurrë nga qeveritë të cilat lejuan rritjen e borxheve dhe dështuan në liberalizimin e tregjeve të tyre të punës, në mbikëqyrjen e bankave dhe harmonizimin e sistemeve të tyre tatimore. Këtë javë, nipi Adenauer-it, Stephan Werhahn, tha se gjyshi i tij dhe Shuman " kërkonin të ndërtonin një Europë më të fortë dhe të pavarur, por tani me  fondet e shpëtim dhe ne jemi duke e prishur atë”. Ai njoftoi se do të largohet nga partia e themeluar nga gjyshi i tij.  Sipas ekonomistëve Niall Ferguson dhe Nouriel Roubini, kundër-argumenti i historisë është se kriza bankare evropiane e vitit 1931 "ka kontribuar direkt në avarinë  e demokracisë" në Gjermani dhe në të gjithë kontinentin. Duke shkruar në “Financial Times” , ata theksuan: "BE-ja është krijuar për të shmangur përsëritjen e fatkeqësive të 1930.  Është koha që liderët evropianë, sidomos ata gjermanë, të kuptojnë se ata janë shumë afër për të shkaktuar këto përsëritje”. 

Përgatiti Redi Agolli

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një rrëfim nga Shkupi për 23 qershorin - Naser Pajaziti
Shqiptarët në Maqedoni me pak entuziazëm po ndjekin atmosferën e fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Ofertat e partive të Tiranës as që kanë prekur apo ...
image
Kosovarët, tifozë jo aktorë në zgjedhjet e Shqipërisë - Xhavit Haliti
Fushata për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë ka ditë që ka filluar zyrtarisht. Është një proces në zbatim të kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, por ...
image
Kujt duhet t`i adresohet Avokati i Popullit – Mitasin Beqiri
(Reagim ne lidhje me te dhënat e prezantuara nga ana a Avokatit të Popullit, Ixhet Mehmeti nëe Raportin vjetor më 17 maj 2013)...
image
Religjionet në prizmin e Enciklopedisë së Llajonit – Ardian Ramadani
Se religjioni(et) kanë një rëndësi të madhe në jetën e njeriut kjo nuk ka dyshim aspak. Lufta mes asaj që është profane dhe e shenjtë ...
image
Mëkatarë të lavdishëm - Fatos Baxhaku
Është një histori e gjatë ajo e lidhjes së shqiptarëve me fenë. Se sa të lidhur kemi qenë ne me besimet fetare, përse kemi ...
image
Rrugës për Sarandë, një vit më parë - Haris Vongli
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time…”. Këto ishin fjalët e fundit ...
image
Delete – Kushtrim Jashari
Sa shpesh e kam përdorur butonin “delete” në kompjuterin tim personal pa e ditur se sa i rëndësishëm është ky buton dhe kjo fjalë. Delete përdoret ...
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
image
Është koha e lajmit hiperlokal - Jonila Godole
Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar download (4)modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): ...
image
Diplomacia e turpit! - Arbana Xharra
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, ...
image
Kosova shënon javën e tolerancës - Frank Shkreli
Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvillon punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit.Takimet ...
image
23 qershori: Heroik apo erotik? - Edmond Tupja
Henri de Montherlant, romancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. ...
Next