advertisement
Fillimi | Opinione | Brenda, pra jashtë - Albin Kurti
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Brenda, pra jashtë - Albin Kurti

Brenda, pra jashtë - Albin Kurti

Preokupimi për njohje dhe për pjesëmarrje në forume rajonale e ndërkombëtare po e dominon konsolidimin e brendshëm të shtetit të Kosovës. Axhenda qeveritare në Kosovë i jep përparësi dukjes së jashtme kundrejt gjendjes së brendshme. Politika e jashtme e ajo e brendshme janë të ndërvarura, por varësia e tyre nuk është simetrike. Ajo që jemi jashtë varet nga ajo që kemi brenda, shumë më tepër sesa anasjelltas. Kur politika e jashtme është e lidhur me politikën e brendshme, njëmend i ke të dyja. Por, kur politika e brendshme i nënshtrohet të jashtmes, realisht mbetesh pa asnjërën prej tyre. Nëse politika e jashtme nuk varet nga brenda, atëherë ajo varet nga jashtë.

Në rastin e Kosovës, si protektorat ndërkombëtar, kjo jashtë nuk është vetëm jashtë, por është edhe brenda. Shumë politikë e jashtme zhvillohet brenda shtetit: me PCN-në, PSBE-në, KE-në, KFOR-in, EULEX-in, ambasadat e Kuintit e ambasadorin amerikan. Politika e jashtme e Kosovës përfaqëson veçse politikën e botës së jashtme të instaluar në Kosovë si protektorat ndërkombëtar. Politika e vërtetë e jashtme e Kosovës ushtrohet brenda Kosovës karshi, apo, më saktë, përfund protektoratit ndërkombëtar multilateral. Synimi i bashkësisë ndërkombëtare për të qenë gjithmonë multilaterale në Kosovë e ka imponuar prirjen e Kosovës për të qenë në mënyrë multilaterale në bashkësinë ndërkombëtare. Aspirata për rritjen e numrit të njohjeve ka po i lëshon vend tendencës për pjesëmarrje në forumet rajonale e ndërkombëtare.

Faktorët ndërkombëtarë kanë bërë që edhe Kosova të synojë të jetë, para së gjithash e mbi të gjitha, jashtë vetes së saj. Dy pasoja kanë bllokuar ecjen: 1) politika e jashtme e Kosovës është shndërruar edhe në pikënisje, edhe në përcaktuese të politikës zyrtare të Kosovës dhe 2) Kosova ka hyrë në kurthin e multilaterales ndërkombëtare, pa u konsoliduar përbrenda si shtet sovran. Kësisoj, Kosova orvatet të duket ashtu siç nuk është.

Protektorati ndërkombëtar nuk do që Kosova ta kthejë shikimin brenda vetes. 89 njohjet e deritanishme janë aty vetëm për t´u rritur si numër. Multilateralja përgjithësisht u intereson fuqive të mëdha. Ato e shohin Kosovën thjesht si pjesë e rajonit. Prandaj, është më e përshtatshme që fuqive të mëdha të përpiqesh t'ua marrësh një ndihmë të madhe njëherë, se të sorollatesh rregullisht korridoreve të tyre për një mëshirë tjetër humanitare në formën e donacionit shtesë. Le të angazhohemi edhe në qasjen multilaterale, por të kuptojmë që qasja bilaterale duhet të jetë prioritet. Bilateralja, më shumë se multilateralja, paraqet çelësin për politikën e jashtme të suksesshme të Kosovës.

Së pari, ne nuk na njeh një pjesë e mirë e globit, përfshirë këtu vendet e fuqishme në ngritje të quajtura BRIC dhe 5 shtete të BE-së. Së dyti, sa më gjatë që nuk na njohin, zvogëlohen gjasat që do të na njohin në të ardhmen e afërt. Së treti, organizmat ndërkombëtarë multilateralë operojnë me konsensus dhe mirëmbahen mbi emëruesin më të vogël të përbashkët, çka ia ngushton shumë hapësirën Kosovës. Së katërti, me formulën multilaterale relativizohet subjektiviteti shtetëror i anëtarëve, kurse në qasjen bilaterale përforcohet subjektiviteti shtetëror i partnerëve.

Prandaj, Kosova duhet të përqendrohet në mishërimin e njohjeve të deritanishme më parë se në rritjen e këtyre njohjeve me ndonjë ishull të mbetur në Oqeani. Duhet lidhur marrëdhënie e marrëveshje me shtetet që na kanë njohur, që të mundësojmë zhvillimin socio-ekonomik të vendit.  Kosova duhet ta ndryshojë radikalisht rendin e gjërave në politikën e saj (të jashtme). Nga politika e brendshme që varet prej asaj të jashtme, te politika e jashtme që varet prej të brendshmes. Dhe, nga multilateralja e përfaqësimit, te bilateralja e zhvillimit. Natyrisht, e gjithë kjo me kusht që përnjëmend duam të bëhemi sovranë e të përparojmë. Si shoqëri dhe si shtet e kam fjalën, jo si qeveri.

Vlerëso tekstin
4.33

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

xiki në 30/06/2012 22:48:30
avatar
I nderuar Z.Albin Kurti,per mua ti je nji zotri djal,nji lider shembullor,nji legjend historike e ketij populli,fudja je nji opozit e pa zavendsuar,madje nje prej liderve me te pervuajtur ne trojet shqiptare.Ti i nderuar,po me kujtohet kur ti ishe student dhe ne demostrata e Kosves policia serbe ju turturonte duke ju krehur zhagas per floket kaqurela qe i mbajshe si student i dalluar prej te tjereve,dhe po me vjen keq qe po te njejtat tortur po i perjeton edhe tani kur kosova eshte e lir thene kushtimisht.Ti djalosh i hyre qeshtjes kombetare si i ri dhe nuk heq dor nga kauza kombetare!.Ata qe po ju torturojn juve sot do te i ze haku,se ne kohen kur juve ju prangoseshin policia serbe,keta zotrit u shetiteshin neper ZVICER e gjetke.PLEASE,never give up,one day you vill be the PRESIDENT OF KOSOVA.Me respekt nga Tetova, long life to you
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
image
Është koha e lajmit hiperlokal - Jonila Godole
Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar download (4)modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): ...
image
Diplomacia e turpit! - Arbana Xharra
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, ...
image
Kosova shënon javën e tolerancës - Frank Shkreli
Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvillon punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit.Takimet ...
image
23 qershori: Heroik apo erotik? - Edmond Tupja
Henri de Montherlant, romancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. ...
image
Arsimi si skemë piramidale - Pëllumb Karameta
A është efektiv sistemi ynë arsimor? Po lodhemi duke debatuar çdo vit për përmbajtjet e programeve të studimit, për mënyrat se si duhet t’i “zbrazin” ...
image
Lëvizje në pesëshen mosnjohëse të Kosovës - Shaban Murati
Një nga efektet diplomatike të “Marrëveshjes së parë për parimet që qeverisin normalizimin e marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në 19 prill në ...
image
Të krenohesh me Lulin - Imer Mushkolaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, do të ishte ndër personat e fundit që do të duhej t’iu vinte ndërmend zyrtarëve komunalë të Prishtinës për ta ...
image
Në tokat ku kemi jetuar janë gjurmët tona - Fahri Xharra
“Shqiptarët nuk guxojnë të dinë asgjë nga e kaluara e tyre; nuk guxojnë të gërmojnë as mbi dhe e as nën dhe; nuk guxojnë të shkollohen. Ata gjithmonë duhet mbajtur të përgjumur”. (Dreqi me të birin, për ne)...
image
Në Tetovë kërkohet plehu nr. 13.701 - Nazif Zejnullahu
Tradhtarë janë gjithë shqiptarët e Tetovës që kanë votuar për Ali Ahmetin në zgjedhjet e fundit lokale. Kështu kishte thënë në një ditore të Shkupit ...
image
A ka nevojë Shqipëria për një politikë të jashtme? - Virgjil Muçi
Këtu e shtatë vjet më parë, kur Agim Nesho botoi librin e tij të parë “Në mirëbesim”, shpalosi para lexuesve përvojën e download (3)gjatë si ...
image
Rama, Malaj dhe PS - Agim Baçi
Trazimi nga kontestimi i disa emrave, veçanërisht Kokëdhimës, si dhe kontestimi i hapur ndaj përjashtimit të Arben Malajt nga listat partiake, kanë qenë dy pikat ...
Next