advertisement
Fillimi | Opinione | PYKË shelgu – Kalosh Çeliku
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

PYKË shelgu – Kalosh Çeliku

PYKË shelgu – Kalosh Çeliku

         Jo, rastësisht e nisa këtë shkrim me vargjet e një poezie satirike të Spiro Çomorës. Autorit të komedisë „Karnevalet e Korçës“. Trungu i lisit, kur i thotë pykës: Inati nuk më vjen nga sëpata që është nga hekuri, po nga pyka që është pjesë e trungut tim nga druri.
         Shqiptarët nëpër shekuj i kanë pasur pykat e tyre të një trungu nga gjaku, që armiqtë shekullor me qytë të sëpatës ia kanë rrasur sa më thellë në trup, i kanë çarë copë-copë mes tokës e qiellit. Populli thotë: „pyka nxjerrë  pykën“. Fatkeqësisht, popullit shqiptar, pak veta përpiqen t‘ia nxjerrin pykën,  po pyka i bën vend pykës tjetër për t’i hyrë sa më thellë në palcë. Edhe sot si dje, përçudi u lindi pas porte një Pykë shelgu. Vetëm se, kësaj radhe jo një pykë nga druri ose hekuri, po një Pykë shelgu në emër të „bashkimit“ të shoqatave joqeveritare nën një çati si „Lëvizje politike-patriotike“. Dorën në zemër, shoqëria shqiptare gjithmonë ka hapsirë për të gjitha veprimet për ndryshime politike. E sidomos në kohën e sotshme demokratike, kur secili ka të drejtë të thirret në shprehjen e lirisë të fjalës dhe mendimit politik ndryshe. Ama, jo qorrazi si miza në qumësht, ose të rreshtohen si delet e nënkryeme qafërjepura pas Dashit me një brirë të thyer t’u prijë lëndinave demokratike për në gojë të Ujkut.
       Themeluesit e kësaj „Lëvizje“ (Pyka) dihen nga populli shqiptar me emër e mbiemër, kalorës të arratisur që deri më sot nuk zunë vend në asnjë Parti Politike Shqiptare. 

         Dudumët, që i shëtitën të gjitha Partitë Politike dhe fondacionet „humanitare“ duke rrëmbyer me të dyja duart mjete materiale e poste politike: Drejtorë, zv/drejtorë, kryetarë të shoqatave „joqeveritare“, anëtarë të komisioneve, këshilltarë e hoxhallarë të xhamive. Syrin, përsëri e kanë të urët, pak siç duket i kishin këto shpërblime për „flijime artistike“, burrat e botës, fesë dhe kombit meritojnë më tepër si „dëshmorë“ lufte. Hapi i tyre „shpëtimtar“ (njerëz të sotshëm me tru të moçëm), pse të mos themelojnë edhe një „Lëvizje qytetare myslimane-shqiptare“?! Nesër, sipas veprimit të disa shoqatave „joqeveritare“ ta shpallin veten edhe si Parti Politike Myslimane në mes të Shqipërisë Etnike. Shkupin ta mbushin me flamuj partiak fetar turko-arab gjatë fushatës parazgjedhore për pushtet.
       „... Formimi i lëvizjes për bashkimin e shoqatave dhe tradhtia e disa shoqatave brenda lëvizjes“ i ndiqte prapa si Ismail Qemalin historia?! Duartrokitje, „patriotë“ bythëgrisur të kombit: ide e vjetër myslimane-komuniste me veprim të sotshëm tekenefes neokomunist: „Një tokë, një kokë“. Vallë, po si do të kemi veprime e mendime për ndryshime politike me këta „patriotë“ të vonuar në prehërin e „vëllezërve“ të Njerkës?! E patëm dikur një Parti Komuniste, çka na duhet tashti një tjetër neokomuniste?! Edhe, shqiptarët ia „panë“ mjaftë hajrin asaj pjelle mushke si popull demokratik në Ballkan, që nga koha e Fan Nolit, malli i mori ta provojnë edhe këtë melezen neokominste. Turren me të katra, e fusin kokën në thesin me arna: Shoqata Islame e joqeveritare shqiptare. Kokë më kokë bashkë: speca, patate, domate, qepë e banane. Thirrje u bëjnë „çafirëve“ t‘u kërkojnë „hallallëk“ myslimanëve për „zullumin“. E ngrejnë zërin kundër „njerëzve negativ dhe të djegur te muslimanët, që i japin një notë negative lëvizjes“. Edhe, e vajtojnë „Lëvizjen“ (Pykën e shelgut), për „tradhtinë“, që ia bënë „çafirët“ pas shpine duke ua përmendur „Ditën e Gjykimit“...
         Trurin e tyre të sëmurë me çallmë turku në kokë, nateditë nuk e merr gjumi me kokën në xhami e bythën te partitë politike. Tregtinë në emër të popullit shqiptar e kanë në shpirt e gjak. Moti përpiqen të na e ulin çmimin e pazarit politik, shesin sa më lirë te „vëllazërit“ në Bit-Pazar. Herë pas here i sheh nëpër organizime kulturore e sofra partiake si dele të nënkryeme. Krah për krahu në „protesta qytetare“ me fjalime demagogjike përpara Qeverisë për lirinë e shtypit. Debate televizive me veteveten para kamerave televizive. Organizatorë të fshehtë të protestave politike me petk fetar në Shkup. Përditë manipulojnë rininë dhe popullin shqiptar, që nesër ta shesin shumë lirë, mos them pa pare te Partia Neokomuniste për një karrige, për një post partiak në Qeveri, për një emërim imami në xhami.
         Dudumët, që sot nuk i do edhe vetë Zoti. Trusakatë që nuk e dinë çka është pyka. Llojet e pykave: pykë druri dhe pykë hekuri. Kohën e fundit si „ideologë politik-fetar“ na e zbuluan edhe një lloj pyke: Pykë shelgu. Funksionin që lujnë ato në jetën e përditshme të malësorit. Në mes të ditës para syve të popullit shqiptar themelojnë „Lëvizje“ qytetare me pagëzim humuristiko-satirik „PYKA“. Haptas, vjedhin pa vend dhe arsye simbolin e një poezie satirike të Spiro Çomorës. Ose, titullin e një reviste humoristike-satirike „Pyka“ që dilte herë pas here në Strugë. Pavetëdije, dalin në sipërfaqe si pyka teknefese shelgu myslimane-shqiptare. Nënçmojnë këtë popull duke menduar se ende hanë bar livadheve, mund ta kullosësh edhe në të ardhmen me thirrjen e „ezanit“ nga minaret e xhamive turko-arabe mes livadheve. Trungut tij plak plot plagë, rrasësh me qytë të Sëpatës Neokomuniste të „vëllezërve“ edhe pykën e drurit të shelgut. Përçash pikë e pesë popullin shqiptar edhe në këtë Njëqindvjetor të Pavarsisë së Shqipërisë. Edhe atë, me „Pykën“ e vet të një trungu, gjaku e me qytën e Sëpatës Neokomuniste, që na i polli Xhadia natën këta kopila e na i la ditën pas porte.
         Falë Zotit, që janë pyka shelgu. Nuk janë pyka hekuri. Përndryshe, do të na merrnin më qafë si popull demokratik shqiptar në mes të Ballkanit, jo sot po edhe nesër...

Vlerëso tekstin
4.86

Subscribe to comments feed Komente (15 publikuar):

Rozelita në 09/07/2012 16:50:04
avatar
Z. Celiku ju uroj jete te gjate e te shkruani sa me shume.
Thumbs Up Thumbs Down
-3
shkurta në 10/07/2012 07:24:01
avatar
cka po te duket vetja, a nuk po e sheh veten ne pasqyre ndonjehere, a spo ke me cka mu morr tjeter po me fe a? , o p.s ,
Thumbs Up Thumbs Down
0
Kalosh Celiku në 11/07/2012 08:49:10
avatar
Ehu, "Shkurta" e hijshme e Njerkes!Perdite e shoh veten ne pasqyre tre here ne dite: ne mengjes, ne mesdite dhe ne mbremje. Edhe, e pyes pasqyren: Pasqyre, pasqyre, cili eshte me i bukuri ne kete "dynja"?
Pasqyra me pergjigjet: I bukur je ti o burre! Po, me e bukura e "dynjase" eshte "Shkurta" e Njerkes me dimi te grave ne fund te kembeve dhe ferexhene kraheve...
Thumbs Up Thumbs Down
-3
berati në 11/07/2012 12:28:13
avatar
"Intelektualet" tane shqiptar kan problem me veteveten, gjith kombet perrethnesh mburen me fen e vet, dhe cdo protest e prin me kryqin ose priftin ne kemi turp te themi ate qe jemi, ky zotriu ka lexu shum dhe ndoshta ka deviju se nuk din se perse ka ardh ne kete bot dhe kujt duhet ti sherbej, esht mjerim per ne si komb qe akuzohemi ne mes veti per fen, si ktu ashtu edhe ne Shqipri po edhe ne Kosove. Nuk dim cka jemi dhe kujt i sherbejm!
Thumbs Up Thumbs Down
4
Kalosh Celiku në 13/07/2012 06:53:25
avatar
Berat i Allahut, e ke gabim! Intelektualet shqiptar nuk kane problem me vetveten, po me hoxhallaret e rrejshem te sojit tend melez. E vertetete se, gjithe kombet mburren me fene e tyre,po feja e tyre dhe kisha jane ne sherbim te kombit, shtetit tyre demokratik. Xhamia jone, he per he nuk eshte ne sherbim te popullit dhe shtetit shqiptar. Perderisa, nga minaret e xhamive thirret "ezani" ne gjuhen arabe. Tekefundit, edhe shqiptaret mburren me fene e tyre te Vase Pashe Shkodranit: SHQIPTARIA.
E per sa i perket "devijimit", nuk kam devijuar une qe e dua popullin dhe Shtetin shqiptar, po ke devijuar ti qe do nje popull dhe shtet te huaj mysliman.
Permeteper, une e di pse kam ardhe ne kete bote, edhe kujt u sherbej me pasuri dhe tru, po ti o dudum nuk e di cka je dhe kujt i sherben si trusakat "shqiptar"...
Thumbs Up Thumbs Down
-4
vullnet në 13/07/2012 09:20:56
avatar
Ti, i nderuar, ju thua te tjereve Melez, ti perdor shqiptarin si fluske sapuni, ti nuk je asgje me teper se nje manipulator, ti je ne nivelin me te ulet te moralit njerezor, ti nuk ke bere agje gjate tere jetes per shqiptari qe mund te mburresh, ti je nje hajn tipik qe ske influence pertej hundes sate, ti je i mirepritur me keto shkrime kunder shqiptareve qe nuk e besojn si ti shqiptarin e basterdhume moskovite, ruse, qe keni mbetur thundrrinat e fundit ne shoqerine shqiptare.

Ti mendon te mbrosh dosjen tende te shkijeve ne emer kinse e do ezanin shqip dhe jo ne gjuhe tjeter, ti e di shum mire domethenien e ezanit, por kete e ke te mbrohesh nga ajo qe gjithe opinioni e di per ju dhe sorrollakun e juaj, qe me devotshmeri i keni sherbyer jugosllavizmit...

ti ju thua tjereve melez qe kane gjak te pastert arberor, jane nga malesia, kurse ti je nga kercova ku pushtuesit ju kan hypur sa here qe kane dashur.

keshtu ti nuk je asgje me teper se melez, busterd, logjikisht kjo shpjegohet edhe keshtu.

ti me raki, me birra dhe notalgji per te dikurshmen jugosllavi, nese sheh enderr, mund te dalish ashtu i dehur te luajsh shumadiqken me vellezerite tu slav dhe nuk mund te dallohesh fare, je njejte si nje drazha mihajllkovi. por ky cast ty dhe sorrollakut tuaj nuk ka per tju ardhur kurre ne te vertete

ti je personi qe lengon nga shume smuje, ti je njeriu qe te paguajne shkijet, se token e vjedhur te e ke shitur dhe henger moti, ty s'te ka mbetur asgje me, ti je ne procesin e vetvrasje publike, ti je i vetmi qe ke perkthyer librin e mikut te serbeve SADAM HUSEJNIT duke menduar se me te bir do mund te gjeni shqiptar musliman te behen kunder amerikes. vertete ti je me i dobeti prej gjithe atyre me dosje te jugosllavizmit.

ti je pordha, jashteqitja e fundit e shqiptareve, qe ske pes pike vlere, kurse keta te INES jane ka gabojne shume per te ardhmen e tyre qe po identifikohen me ty

ju mund ti beni edhe ketij reagimi cenzure, por mos harroni INA mund te ju perplaset nje dite gjithe kjo ne fytyre, kur leni dikend te quaj tjetrin pse nuk mendoni si ai, duhet te jete melez dhe tjereve ua mohoni te drejten ne portalin e juaj te mbrotjes.

ikni cenzures nese doni te jeni me afer qytetareve...
Thumbs Up Thumbs Down
4
karosh pyka në 13/07/2012 09:41:23
avatar
Kalosh qe ne fillim te kerkoj ndjes per ofendimet qe do ti shprehi ndaj teje por e kam patjeter se nuk guxon ti ne emer te kombit me sha fene, edhe te krishteret meshat e tyre apo ceromonite fetare nuk i kan ne gjuhen e tyre amtare gjithhere, por edhe perskaj kesaj ata nuk nuk jan te mllefosur me fene e tyre edhe nuk shprehen se feja ime eshte kombi te cilit i perkas. ti po me duket se nuk je ne vetedije se cdo konflikt qe esht duke ndodhur deri me tash ndodh si pershkas te fes. Un jam shqiptar por edhe musliman, e jo sikur ti ndoshta je shqiptar por asnjeher nuk ke qene ne front per ceshtje kombtare por vetem prej ne skaj te dritareve meresh me keta shkrime qe nuk tew kan hyje.
te pershendes karosh pyka, me pershendetjen mos u ban nervoz nqoftse dikush te kritikon edhe nuk eshte e hyjshme me repliku menjeher mendimeve te ndrishme nga ato te truajat se tek e fundit as tek shqiptart e as tek muslimanet nuk esht e pelqyeshme mos me e ngu mendimin e tjetrit.
Thumbs Up Thumbs Down
4
per Intelektualet Pianeca në 13/07/2012 10:21:29
avatar
O kalosh po mir more zotri kur ne xhamit thireshka ezani ne gjuhen arabe pse atehere at fe e mbajkan edhe 90 per qind turqit? ku edhe ti ma larte po thua me flamur turk e arab,sipas teje kjo fe qenka vetem e turqive dhe arabeve?O Kal-osh po pse more nuk lexon se musliman ka edhe ne Evrop-Amerik-Azi e gjithkundi e jo vetem arab dhe turk.E din ty se sa musliman jetojn ne SHBA? e din ti se sa musliman jan sportista te njohur dhe kengetar te njohur qe Amerika krenohet me sportin dhe kulturen qe perfaqsojne keta musliman?e din ti o i mjere se Norvegjia sivjet ne evrovizion u perfaqsau me nje kengetar musliman qe krenohet me keta artist qe i ka ne Norvegji?e kur jemi te Turqia si ne ekonomi,shkenc,sport,kultur ne histori,e ne gjithcka eshte perpara nesh dhe te gjith keta i perfaqsojne musliman,me nje fjale ky shtet me ne cdo hap xhamija shum shum esht ma para nesh ne cdo aspekt te jetes dhe nuk i con mbrapsht feja dhe xhamijat(oh sikur populli yne te kishte 10 perqind te ariturat e ketij populli) dhe ti me ato endrat e xhaxhit Enver se feja e shqipetarit eshte shqiptaria nuk na cut askundi vetem ne humner dhe skamje sa qe tash ata qe fen e shqiptarit e shohin shqiptarin kan fillu ti martojne edhe vajzat e tyre me maqedonas dhe serb kendej kufirit.Po ska lidhje more Kal-osh feja cfar feje mban me rendesi eshte cfar njerzish jemi.Le te shkojn ne xhami njerzit dhe le te luten edhe ka 10 her si te duan po le te perparojn ne kultur,sport,arsim,shkenc,art,e kudo ose se paku le te njihen ne ndonje lemi ne bot,sic njihen popujt tjer.E ku njihen keta shqipetar more Kal-losh qe per fe e kan shqiptarijen.E paskan zbuluar shqipeteret nje fe qe sekzgziston te asnje popull ne bote.O Kal-osh me thuaj vetem nje komb ne bot qe nuk perfaqsohet me ndonje fe apo thuaj edhe me shum fe?e ju pioneret e xhaxhit Enver qe donte ta ben shqiptarin pa fe dhe e humbi shqiperin krejt ne cdo pikpamje(e provoj more Kal-osh xhaxhi i jot Enveri shqiptarin pa fe,por si ndihmoj aspak)e tash e keni mar ju pioneret e tij ne dor fatin e shqipetereve dhe duke pir alkohol ter diten te dehur neper kafene dhe deshironi ta vazhdoni rugen e xhaxhit Enver?
Thumbs Up Thumbs Down
2
Kalosh Celiku në 14/07/2012 08:57:48
avatar
O, Imzot! Cfare myslimanesh jane keta dudume te terbuar "shqiptar", qe fshihen ne dimi te grave dhe nen ferexhe, nuk dalin ne fushen e mejdanit me emer e mbiemer?! "Prejardhjen" e tyre meleze nga malesia (???!!!...). Pervecse, pyka shelgu. Rrufjane, qe ne emer te Allahut fshihen nen petkun fetar.
Myslimani i vertete nuk vjelle urrejtje, sharje, etiketime, shpifje dhe nuk perzihet ne punet e Zotit (parashikoje "vetevrasje"). Veprim ky, anti Islam te cilin e denon edhe vete Kur'ani. Perdite, politizoje fene Islame, po perhap urtesi, paqe, bashkejetese... Dhe, dashuri neper bote...
Thumbs Up Thumbs Down
-2
në 15/07/2012 01:34:20
avatar
ty edhe pak krejt shqiptaret kane me tu bere arabe, krejt te njejte, ti je melezi me i madh, ty pykat ti kane rras kercove moti shkijet, shum mire e paska shkru vullneti "ju kan hypur kush ka kaluar aty pari" e ti sjell urtesi , shko shiti kto fora te aliovskat qe po ju vjen fundi//
Thumbs Up Thumbs Down
4
1 2 next total: 15 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një rrëfim nga Shkupi për 23 qershorin - Naser Pajaziti
Shqiptarët në Maqedoni me pak entuziazëm po ndjekin atmosferën e fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Ofertat e partive të Tiranës as që kanë prekur apo ...
image
Kosovarët, tifozë jo aktorë në zgjedhjet e Shqipërisë - Xhavit Haliti
Fushata për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë ka ditë që ka filluar zyrtarisht. Është një proces në zbatim të kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, por ...
image
Kujt duhet t`i adresohet Avokati i Popullit – Mitasin Beqiri
(Reagim ne lidhje me te dhënat e prezantuara nga ana a Avokatit të Popullit, Ixhet Mehmeti nëe Raportin vjetor më 17 maj 2013)...
image
Religjionet në prizmin e Enciklopedisë së Llajonit – Ardian Ramadani
Se religjioni(et) kanë një rëndësi të madhe në jetën e njeriut kjo nuk ka dyshim aspak. Lufta mes asaj që është profane dhe e shenjtë ...
image
Mëkatarë të lavdishëm - Fatos Baxhaku
Është një histori e gjatë ajo e lidhjes së shqiptarëve me fenë. Se sa të lidhur kemi qenë ne me besimet fetare, përse kemi ...
image
Rrugës për Sarandë, një vit më parë - Haris Vongli
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time…”. Këto ishin fjalët e fundit ...
image
Delete – Kushtrim Jashari
Sa shpesh e kam përdorur butonin “delete” në kompjuterin tim personal pa e ditur se sa i rëndësishëm është ky buton dhe kjo fjalë. Delete përdoret ...
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
image
Është koha e lajmit hiperlokal - Jonila Godole
Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar download (4)modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): ...
image
Diplomacia e turpit! - Arbana Xharra
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, ...
image
Kosova shënon javën e tolerancës - Frank Shkreli
Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvillon punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit.Takimet ...
image
23 qershori: Heroik apo erotik? - Edmond Tupja
Henri de Montherlant, romancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. ...
Next