advertisement
Fillimi | Opinione | Fashizmi i përjetshëm serb - Halil Matoshi
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Fashizmi i përjetshëm serb - Halil Matoshi

Fashizmi i përjetshëm serb - Halil Matoshi

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova” - ky është refreni i ish-presidentit Boris Tadiq, i cili krijoi momentumin psikologjik që një xhandar-poet të shkruante ato vargje fashiste, kurse një elitë politike fashiste u përkujdes t’i fuste ato vargje në shtet... Betimi i xhandarmërisë serbe si fashizëm i përjetshëm është shpallje lufte permanente shqiptarëve kosovarë, luftë për “Nanën Kosovë”, pa të cilën “Serbia nuk ekziston”. Nëse për zyrtarët e Brukselit të zgjedhurit e popullit serb janë legjitimë (Nikoliq &Daçiq), atëherë surrati i Slobodan Milosheviqit pas hyrjes së Serbisë në BE mund të na shfaqet në monedhat euro...

Kur kolegët kosovarë Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj po ia përkujtonin një zyrtari të BE-së në Bruksel se mandatari për krijimin e qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka qenë pjesë e regjimit të Milosheviqit, sikur ka qenë edhe presidenti i tashëm i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ai jo vetëm që u mbajti ligjëratë atyre, por u qart krejt.

“Jo, jo. Nuk do ta pranojmë lojën tuaj për t’u kthyer nga e kaluara. Duhet të shikoni nga e ardhmja. Lërini emocionet, sepse kjo nuk do të na çojë askund. Nëse shikojmë nga e kaluara, atëherë për secilin mund të shohim se ka qenë pjesë e diçkaje… Nikoliqin e kanë zgjedhur qytetarët e Serbisë dhe pikë”.

Ndokush do të thotë se nuk mund të bëhet një paralele midis diktaturës naziste (që prodhoi Holokaustin) dhe asaj të regjimit milosheviqian (që krijoi hapësira të tilla për jetë të zhveshur), por esenca është e njëjtë.

Pse? Atë që Giorgio Agamben e cilëson “hapësirë për jetë të zhveshur” nuk varet nga brutaliteti, por nga pikëpamja e së drejtës, si paradigmë dhe nomos i planetit tonë. Pra, nga ky këndvështrim krimet janë të barabarta dhe kriminelët janë të njëjtë, pa marrë parasysh numrat ose brutalitetin. Në këtë kontekst, nëse themi se Stalini ka vrarë 1 milion, Enveri po e zëmë vetëm disa mijëra, Sloba rreth 300 mijë, Pol Poti dyfish, e Hitleri 6 milionë, prandaj ky i fundit është më kriminel se të parët, ky relativizim i krimit ruan thellë në vete nomos’in biopolitik, se ideja e Holokaustit nuk vdes dhe se shoqëria njerëzore është e gatshme ta pranojë krimin për hir të do farë mitesh të të drejtave të shumicës, kombit, klasës etj. Relativizimi i krimit, këtu qëndron gabimi në zanafillë.

Fashizmi konsensual është rikthyer në Serbi, pas një pauze, që supozohej se ishte prelud në një mendësi të re, evropiane të Serbisë. Por Tadiq u përkujdes që në Serbi të rilindë Ur-Fashizmi ose fashizmi eternal (i përjetshëm), siç e definon Umberto Eco fashizmin e përjetshëm, që themelet i ka tek teoria e “gjakut dhe truallit”, që në thelb është tradicionalizëm kundër modernizmit; nacionalizëm kundër liberalizmit; frustrim dhe paranojë kolektive kundër çlirimit nga frika.

“Sot e tërë Gjermania është Hitler”. Ky është titull i gazetave nga 4 gushti i vitit 1934, shpreh ndërrimin themeltar të pushtetit që po ndodhte. Dy ditë më përpara, në ditën e vdekjes së Paul Vohn Hindenburg-ut, kryetarit të Rajhut, Hitleri pa vonesë e suprimoi vendin e kryetarit dhe e ndërroi betimin ushtarak – nga atëherë, ushtarët i betoheshin atij personalisht, “si udhëheqës i Rajhut dhe popullit gjerman”, do t’i jenë besnik pa kusht.

Që këtu Adolf Hitleri është shef i shtetit dhe komandant supreme i forcave të armatosura, si dhe shef qeverie dhe i Partisë monopoliste Nacional-Socialiste të Gjermanisë.

Në Ditën e Vodovdanit 1989 në Beograd, Serbia festonte “unifikimin”, shtypi profashist i Beogradit shkruante: “Sot e tërë Serbia është me Slobodan Milosheviqin”, ndërsa në Kosovë kishte filluar “Nata e thikave të gjata”. Kjo paralajmëronte të tjerët se së shpejti “të gjithë do të jenë shqiptarë.”

Kështu nisën luftërat në ish-Jugosllavi, të inspiruara nga fashizmi eternal me idenë e “rikthimit në histori”, tek “zemra e Serbisë - Kosova”.

Radovan Karaxhiq, lideri i serbëve të Bosnjës, që po gjykohet në Hagë për krime lufte, ishte psikiatër dhe poet me vokacion.

Një dekadë më vonë shfaqet midis Beogradit një koleg i tij “poet” dhe komandant i xhandarmërisë serbe, si autor i tekstit të betimit të kësaj force, me rastin e 152- vjetorit të formimit të saj... “Poetika” e tij përkon me rikthimin në mesjetë, në Kosovë.

Sipas gazetës “Blic”, ministri i Brendshëm serb dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se xhandarmëria serbe nuk duhet të shfrytëzojë betimin në të cilin thuhet se “serbi dhe populli serb nuk e ka pa Kosovën”, sepse, sipas tij, nuk duhet dhënë alibi që dikush të dyshojë në qëllimet e mira të Serbisë!?

Daçiq ka thënë se ky nuk është betimi zyrtar i xhandarmërisë dhe se ai këtë tekst asnjëherë nuk e ka lejuar e as nënshkruar. “Sloba i vogël” ka vlerësuar se ky betim nuk duhet më të përdoret, në mënyrë që të mos ketë dilema se a paraqet teksti metaforë apo kërcënim.

Në anën tjetër, një vlerësim konstitucional e ka dhënë politikani shqiptar Pandeli Majko, sipas të cilit  betimi ushtarak nuk është një refren muzike, i cili ndryshohet apo i mohohet autorësia... por është betim zyrtar (shtetëror) i cili rrëzohet vetëm duke e riberë me të njëjtën procedurë.

Por a është ky betim metaforë apo kërcënim për luftë?

Në xhandarmëri kanë pohuar se njësia e MPB-së sivjet kremton Vidovdanin si kremte të saj, dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit.

“Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe t’i kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim”, tha zëdhënësja e xhandarmërisë, Stanica Puzoviq. Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndërlidhjes së Kosovës nuk kanë kurrfarë lidhjeje me ndërrimin e pushtetit në Serbi.

“Kosova ka qenë gjithnjë e rëndësishme për këtë njësi, që nga formimi i saj e deri sot”, ka thënë ajo.

Natyrisht, se fashizmi i heshtur serb u rilind pikërisht këtu në Gazimestan më 1989, kur u dhunua autonomia politike e Kosovës, prandaj nuk thuhet kot se krimineli rëndom kthehet në vendin e krimit...

Si do të reagonte Brukseli zyrtar sikur ta zëmë FSK-ja të betohej zyrtarisht se për Zotin do të kthehet në tokat e të parëve për të marrë gjak, në Sanxhakun e Nishit, në Toplicë!?

Kjo dihet.

Po si është e mundur që në  Beograd policia serbe jep betimin fashist “Për Nënën Kosovë” përderisa në Prishtinë policia kosovare kritikohet për përdorim të tepruar të forcës, përse disa serbëve ua ka zhveshur (në mënyrë shumë estetike!) fanellat me surratet e kriminelëve të dëshmuar të luftës, Milosheviq, Sheshel, Karaxhiq dhe Mladiq…

Nëse akti i policisë kosovare dikujt i duket i dhunshëm, lë ta veshë fanellën me portretin e Hitlerit në Berlin ose të Musolinit në Romë, por më përpara i duhet të kujdeset që ta zërë një avokat të fortë.

Për habi, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, ka dënuar të premten incidentet e dhunshme, sipas tij, që kanë ndodhur gjatë 28 qershorit, ditës kur serbët manifestuan përvjetorin e Betejës së Kosovës, ose “Vidovdanin”, në Gazimestan.

Derisa zyrtarët e BE-së u thonë gazetarëve kosovarë “Jo, jo nuk do ta pranojmë lojën tuaj për t’u kthyer nga e kaluara...”, në rezonin evropian duket se e kaluara e serbëve është ajo në të cilën duhet pasur kujdes, por që më parë e kaluara e shqiptarëve duhet të stigamtizohet, duhet të ndalohet!?

E që habia të jetë neveritëse, një zyrtar qyqar i Qeverisë hajdute kosovare, në një bisedë për gazetën “Vesti”, që botohet në Frankfurt, ka thënë të mos i ketë pëlqyer ajo që ndodhi as tek njëra e as tek pala tjetër. “Heqja e fanellave gjithsesi që nuk është fotoja e mirë që u dërgua për ne, në botë”, është komenti i njërit nga zëvendëskryeministrat kosovarë.

Edhe vetë Mahatma Gand’hi, ideatori i rezistencës në jodhunë, thoshte se mes qyqarllëkut dhe dhunës ai është për dhunë!

Derisa në librin “Kosovo” Dobrica Qosiqi shkruante se “Kosova dhe Metohia” është sot tokë e dhunës permanente të shqiptarëve krimogjenë të indoktrinuar nga ideologjia shqiptaromadhe dhe se është territor i mjerimit ekonomik, pa sundimin të së drejtës dhe ligjit, është shoqëri e përfshirë në krim të organizuar, në tregti me drogë dhe gra; pra shoqëri e pashpresës sociale në nivelin më të ulët të qytetërimit në Evropë, pra pragu i fundit i civilizimit. Tezat e tij për shqiptarët etnikë radikalizohen në nazizëm që shpërfaqet deri në formën e vet kërcitëse në librin “Kohë gjarpërinjsh”, ku, sipas tij, tabani social, politik dhe moral tribalist-barbar i Ballkanit i bë si aleatë Amerikën dhe Bashkimin Evropian në luftë kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar dhe më të iluminuar ballkanik – popullit serb.

Pra, fqinjët e serbëve, shqiptarët etnikë në Ballkan, Qosiqi i cilëson tribalë dhe barbarë, cilësime shoviniste që u bartën njëkohshëm edhe në Enciklopedinë e Maqedonisë.

Këto teza të autorit fashist serb Dobrica Qosiq dhe të kopjuara në Shkup nga Blazhe Ristovski, joinventiv sa duhet, për ta mishëruar të keqen universale dhe si një plagjiator i marrosur, nuk kanë asgjë mangut nga tezat naziste për superioritetin e racës ariane ndaj kombeve me shkallë të ulët të civilizimit.

Qosiqit dhe Ristovskit u mungojnë vetëm furrat e gazit. Prandaj, një ditë dikush normal në Bruksel do të kujtohet se vazhdimi e këtyre temave është refreni i Tadiqit: “Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova” dhe si të tilla janë kundër vlerave të përbashkëta evropiane dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime - Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...” – betohen xhandarët serbë.

Serbia e shumë breza xhandarësh dhe kjo e xhandarit-poet Bratislav Dikiq nuk do të ekzistojë gjatë ose Ballkani do të zhytet sërish në kaos dhe dhunë!

E nëse kjo ndodh, nuk do të ekzistojë më kurrfarë ideje evropiane...

Fashizmi po  përparon në Evropë...

Pra, ndaleni sot!

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një rrëfim nga Shkupi për 23 qershorin - Naser Pajaziti
Shqiptarët në Maqedoni me pak entuziazëm po ndjekin atmosferën e fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Ofertat e partive të Tiranës as që kanë prekur apo ...
image
Kosovarët, tifozë jo aktorë në zgjedhjet e Shqipërisë - Xhavit Haliti
Fushata për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë ka ditë që ka filluar zyrtarisht. Është një proces në zbatim të kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, por ...
image
Kujt duhet t`i adresohet Avokati i Popullit – Mitasin Beqiri
(Reagim ne lidhje me te dhënat e prezantuara nga ana a Avokatit të Popullit, Ixhet Mehmeti nëe Raportin vjetor më 17 maj 2013)...
image
Religjionet në prizmin e Enciklopedisë së Llajonit – Ardian Ramadani
Se religjioni(et) kanë një rëndësi të madhe në jetën e njeriut kjo nuk ka dyshim aspak. Lufta mes asaj që është profane dhe e shenjtë ...
image
Mëkatarë të lavdishëm - Fatos Baxhaku
Është një histori e gjatë ajo e lidhjes së shqiptarëve me fenë. Se sa të lidhur kemi qenë ne me besimet fetare, përse kemi ...
image
Rrugës për Sarandë, një vit më parë - Haris Vongli
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time…”. Këto ishin fjalët e fundit ...
image
Delete – Kushtrim Jashari
Sa shpesh e kam përdorur butonin “delete” në kompjuterin tim personal pa e ditur se sa i rëndësishëm është ky buton dhe kjo fjalë. Delete përdoret ...
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
image
Është koha e lajmit hiperlokal - Jonila Godole
Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar download (4)modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): ...
image
Diplomacia e turpit! - Arbana Xharra
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, ...
image
Kosova shënon javën e tolerancës - Frank Shkreli
Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvillon punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit.Takimet ...
image
23 qershori: Heroik apo erotik? - Edmond Tupja
Henri de Montherlant, romancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. ...
Next