advertisement
Fillimi | Opinione | Aleanca laviresh – Nebi Mërseli
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Aleanca laviresh – Nebi Mërseli

Aleanca laviresh – Nebi Mërseli

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi po i vrasin për së dyti shqiptarët. Po i vrasin edhe njëherë ata shqiptarë që u vranë nga pushteti i Branko Cërvenkovskit dhe Nikola Gruevskit.
Dy eksponentët e politikës shqiptare në Maqedoni që hiqen se janë institucion për ta shpalosën fytyrën e vërtet – nuk kanë fije morali dhe ndërgjegje kombëtare pasi që shkelën të gjitha rregullat e shkruara dhe të pashkruara politike, e të mos flasim për ndërgjegje njerëzore.
Prapë Ahmeti dhe Thaçi me shifra marramendëse parash do të mashtrojnë shqiptarët, duke i futur tash edhe në borxh edhe më të madh – për të votuar kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së
Rokadat që i bën me partnerët dëshmuan se çështja shqiptare në Maqedoni ka përfunduar dhe më nuk ka çka çirren, së paku, BDI dhe PDSH për shqiptarët. Ahmeti e do Maqedoninë më shumë se Gruevski, ndërsa Thaçi kurrë është në pushtet e do më shumë se Cërvenkovski.
Aleancat e bëra për zgjedhjet e ardhshme lokale ngjasojnë në aleanca laviresh për të dominuar në rrugë, duke joshur myshterinjtë me rrena të vjetra që ende po i hanë shqiptarët e pagdhendur.
Kuptohet se bëhet fjalë për ”lavire“ si cilësi karakteri, e jo ushtrim profesioni. Por, nga të sillesh del se këta politikanë përkojnë me fjalët se ”politika është lavire“. Ahmeti dhe Thaçi moti ua kanë marrë virgjërinë shqiptarëve, por tash do t’i shndërrojnë në lavire. E, të shkretët shqiptarët, ata iftiaçli për një punësim, për një social, për një vend pune në administratë, shkolla dhe në universitet e komprometuara sërish do të ngarendin për t’ua dhënë votat. 
Nuk mund të cilësohen ndryshe këto veprime, përpos përgjunjëzim përfundimtar i shqiptarëve para maqedonasve.
Haram i qoftë Cërvenkovskit nëse vjen në pushtet, e nuk ua bën edhe më keq shqiptarëve seç ua ka bërë. Po ashtu edhe Gruevski lirshëm nëse mbetet në pushtet mund t’ua shtojë zullumin shqiptarëve.
Në këto mbarësime të lavireve nuk dihet se çfarë do të dalë. Është bërë puna lesh arapi. Nuk dihet se kush kujt i kërcen. Andaj, Rufi Osmani dhe shqiptarët e tjerë që nuk janë pjesë allashveresheve me maqedonasit përfundimisht nuk kanë çfarë në politikë. Osmani t’ia dorëzojë para kohe Nevzat Bejtës komunën e Gostivarit, e deputeti më produktiv shqiptar Izet Zeqiri të kthehet në jetën akademike, kuptohet nëse rektorët e përzgjedhur nga Ahmeti dhe Thaçi nuk e largojnë nga puna.
Është koha e fundit që të vetëdijesohen shqiptarët dhe të bojkotojnë zgjedhjet dhe t’ua shuajnë epshet djallëzore të atyre që rrahin gjoks se gjoja mbrojnë interesat e shqiptarëve.
BDI-ja po vazhdon të bëjë koalicion me “vojvodët”, ndërsa PDSH-ja me “çetnikët e vegjël”. Thaçi para disa muajve tha se njeriu kur po mësuake nga humbja, e Ahmeti thotë se kurrë nuk di për humbje. I pari nuk e mësoi si duket mësimin e humbjes, ndërsa ky i dyti hala nuk ka ra në hunlesh.

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (12 publikuar):

besnik në 17/07/2012 11:06:08
avatar
Hahahaha, Te lumte Nebi !!!
Thumbs Up Thumbs Down
6
Xhemali-Strugë në 17/07/2012 13:31:00
avatar
Nuk mund të mos pajtohemi me një pjesë të mendimit të autorit,mirëpo i njejti me asnjë fjalë nuk ofron dalje nga situata e krijuar sipas tij, nga politika shqiptare në Maqedoni,dhe mu këtu është i pakuptimt ky shkrim.Nqs.autori ka ndonjë ide konkrete se si mund të dilet nga kjo situatë,si thuan shqiptarët me fjalën e huazuar turke BUJRUM o burrë na pri se të jemi pas.Sigurisht se autorit nuk mund ti merret e drejta për mendim ,mirëpo tërheqja e paraleles mes politikanëve në maqedoni ,domosdo ka nevojë për një qasje më serioze se kaq.Politikanët që përmend autori,nuk mund të jenë të njejtë sepse dallimi është shum esencial,njëri ka në qafë viktimat e luftës së 2001-it dhe dëmet materiale të cilat nuk ua kompensoj me snjë qindarkë për sa ushtron pushtet.Për tjetrin ,patjetër duhet me u pajtuar se asnjëherë nuk i është dhënë mundësi reale për të ushtruar pushtet të vërtetë ,sa për freskim të memories të autorit ky i dyti gjysmën e mandatit të parë u mor me luftën e Kosovës duke qënë logjistikë e mirëfilltë deri në përfundim ,ndërsa në mandatin e dytë (pajtohem i padrejtë këtë e pranoi edhe vetë)arriti të themelojë disa institucione të rëndësishme ,që ai i pari po i shkatëron me të madhe .Sigurisht se ka gabime,por paralelja që ju e bëni nuk qëndron fare.Për politikanët tjerë verdiktin e dha populli në zgjedhjet paraprake për momentin ky është vullneti i votuesve na pëlqen ty dhe mu apo jo. Ne mund të mos i duam politikanët maqedonas,por fakti që jetojmë në këtë shtet të përbashkët nuk e di se si mund të veprohet ndryshe ,i nderuar na trego si ?cila është mënyra më e mirë e veprimit në këtë raport politik siç është maqedonia.
Thumbs Up Thumbs Down
-4
tim shkupi në 17/07/2012 13:42:49
avatar
Vertete, shume forte e paske shkruar... Te paskan hidheruar keq keta masakarenje, sidomos ky i pari, kursi ky qe nuk e di se cka eshte humbje ka per ta shijuar ne KAPTINEN E KRISMES... kam per ta ndjekur prej kur e ka pare ender marksin, leninin dhe enverin...

Te mjeret ata qe lavdohen me NIN dhe me LSDM dhe VMRO

A ta botoje edhe ne AlbaNur, me leje, i nderuar, Nebi...


Pershendetje,

nga Londra,

Tim Shkupi
Thumbs Up Thumbs Down
6
Bashkim në 17/07/2012 14:04:30
avatar
E respektuar redaksi a ka mundesi ta dim se ç'ka eshte autori i ketij shkrimi, a eshte ndonje analist a ç'ka? Qe ta dim se a ja vlen ta humbim kohen qe ta lexojm tekstin,se ne te shumten e rasteve nuk ja vlen te humbim kohen te lexojme tekstet e cdonjenit qe i kujtohet te shkrune...!!!
Thumbs Up Thumbs Down
-8
Lulzim në 17/07/2012 14:08:02
avatar
Mua si shqiptar dhe shume shqiptare tjere qe nuk jemi anetar te asnjeres parti politike ju zotri po na ofendoni rrende, madje me shume se ata qe ti i kritikon, po na quan "shqiptarët e pagdhendur",. E mira e se mires eshte te shkruash edhe nje artikull tjeter dhe te kerkosh falje, nuk shkruhet shkrimi gazetaresk me emocione, urrejtjen qe ka ndaj dikujt ta nxjerresh te nje popull i tere,
Thumbs Up Thumbs Down
-6
në 17/07/2012 18:44:18
avatar
TE LUMTE NEBI MERSELI NA LODHEN KETO PATRIOTA "" EDHE SA VITE JU DUHET KETYRE PATRIOTVE QE TE JEMI TE BARABARTE ME SLLAVET PSE NUK E THONE TE VRETETEN PSE NA LEJNE TE DISKRIMINUAR A JEMI NJE DORE QE VOTON E 4 VITE PUSHON HESHTE VRITET TORTUROHET ANASHKALOHET A E DINE KETO TRADHETARET SE NE E MBAJME EKONOMIN SLLAVE A NUK KEMI AKCES NE ASNJE INSTITUT VENDIM MARRES PO AKOMA MERREN ME KOALICIONE AFF MJRE NE KUSH NA UDHEHEQ BARI ALIA E HAJDUTI THACI LE TE BEJNE CELEBRIM KETO EDHE LE TE IKIN NGA POLITIKA LE TI MARRIN NE SHTEPI KOALICIONET KOHA KA ARDHE PER BASHKIMIN KOMBETARE KETO MERREM ME POLITIKEN SLLAVE MJER POPULLI PRISNI DUARET PARA SE TE VOTONI KETO KOALICIONET SA TE LODHUR QE JEMI ME KETO QELBANIK MERREMI
Thumbs Up Thumbs Down
6
Keshtjella në 17/07/2012 18:58:11
avatar
Alenacat BDI-VMRO dhe PDSH-LSDM janë kryekëput tradhëti kombëtare. Populli shqiptarë më në fund kuptoi se për çka janë angazhuar tërë kohën Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti.
Thumbs Up Thumbs Down
6
shkupjani lll në 17/07/2012 19:49:18
avatar
Ju comentuesit dhe textshkruesi jeni te zhgenjyerit e BDI-is dhe tas po vjellni kur eshte ne pyetje PDSh.
Po ju pyes,pse nuk vjellet vner kur Ali Ameti,hyri ne qeveri her me Brankon e her me Gruevskin? ateher bejshi sehir dhe rishi si qyqar!.
Thumbs Up Thumbs Down
-5
Remi në 17/07/2012 19:50:05
avatar
Fitim Domi i njohur si mixha Rame qe moti,viteve te 80-ta ne skenat humoristike quante politiken lavire,
E politikanet . . .,
Po nje pjes te fajit mbane edhe votuesit,per fat nuk kam votuar as qe kam ndermbend te votoj,por,prej dy te dobtive mundohesh te zgjedhesh me te mirin,se te miret nuk dalin per vote,
Thumbs Up Thumbs Down
2
albani në 18/07/2012 09:10:08
avatar
nje pershkrim i shkelqyer i autorit. nuk e di a ka fjale ne fjalorin shqip per ti karakerizuar me zi keta politikane te poshter te dy paleve.Thaci sikur ta kete ftyren 1 hektar edhe pse shume here ate qe e peshtyn e lepin ke nje pjese e popullates pin uje (aq shkurtpames shqiptare sa qe edhe fotografite dhe zerin ia mbajne neper celulare dhe lavderohen me budallakit qe i ka be). Crvenkovskin edhe te tjeret ne mandatin e 2006-08 i quajti gjithcka dhe sot ai koalicionon me ate,rufiut ia zen per te madhe se bisedon me kryetarin e strumices (i LSDM)dhe prish bashkepunimin sepse ai po bsedojka per bashkepunim me ta e ky mbet, POSHTERSI E PAPARE E KETIJ matrapazi "POLITIKAN".mos te flasim per magarlleqet qe i beri ne parlament ne ate kohe me incidentin me deputetet e BDI kur Rafet elmazi i mshonte ke kembe para kamerave Aziz Pollozhanit dhe i thonte jo bre nuk te mshoj une, MAGARLLEK I PAPARE.ka shume ende IDIOTIZMA te ketij halamet politikani. sa i perket BDI ket vetem startin e kane pase mire 2-3 vitet e para te koalicionit me LSDM pastaj u tjetesuan nga beneficionet e pushtetit. Filluan punesimet ti bejne me RYSHFET, njehere filluan me 1000 e sot kerkojne nga 5 mij euro edhe ate edhe nga luftetare te vertete per tia punesuar ndonje femij. Parashtrohet pyetja pse ndodh kjo? kjo ndodh sepse ali ahmeti nuk e kontrollon partine, ate e kontrollojne njerez qe gjate konfliktit kane ikur nga maqedonia e sot postet i kane ble me pare ose ate e kontrollojne hajdute qe kinse kane qene pjesmarres ne luften e 2001 por njerez me dosje te trasha kriminale, hajdute ordinere (qe kane vjedhe prej pula , pellumba, biciklla, pastaj kane shpernda droge me pakice, kane shite ndonje revole, pumba etj)e qe sot jane neperr pozicione te larta ne MPB dhe vende tjera. KU ESHTE ZGJEDHJA E KESAJ SITUATE SEPS KETA MASKARENJ PO E KANE MUNDEZINE TE KANDIDOHEN NE ZGJEDHJE. ja DALJA NGA KJO SITUATE. Mire e ka cek edhe autori< duhet qe ne zgjedhjet e ardhshme shqiptaret mos te dalin fare asnje vot mos ta japin per askend, dhe ti shohim keta politikan te poshter cka do te bejne pa njerez, e pastaj tembledhen grupe te intelektualeve te mirefifllt dhe te GUXIMSHEM TE DALIN NE SKENE PER TA DREJTUAR KETE POPULL. le te shkoje nje mandat pa shqiptar dhe do ta shohim se nuk do te behet me keq se kete periudhe.
Thumbs Up Thumbs Down
2
1 2 next total: 12 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një kuti me celofan në Hamamin e Tetovës - Nazif Zejnullahu
Qe një kohë të gjatë në Hamamin e Tetovës po ndodh një fenomen i çuditshëm: në dyert e tij, nga gjithë ajo mizëri, brenda mund ...
image
Si e pashë Kosovën? - Baton Haxhiu
Hymë në Hanin e Elezit më 13 qershor. Kosova duket vend ku zërat e të vdekurve flisnin po aq zëshëm sikur ata të të ...
image
Në Vlorë ka filluar plazhi - Hamdi Jupe
Fundjavën e kaluar u gjenda në Vlorë, për sezonin e ri të plazhit. Kur u nisa, mora xhaketën me vete , sikur po shkoja në ...
image
Pse janë kosovarët pro Berishës - Shkëlzen Maliqi
Nëse në Shqipëri fiton koalicioni i majtë me Ramën në krye, për çka i ka gjasat e mëdha, ky do të jetë një shans ...
image
Maratonçe, makedonçe – Nazif Zejnullahu
Shtatë ditët në vijim janë “një javë e brishtë” për Shkupin politik. Dje për në Tataristan, më tej akoma, ishte nisur një delegacion i lartë ...
image
Berisha mes Çanit e Kanunit; dhe i kapluar nga frika - Mustafa Nano
Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi ...
image
Tentim për grusht shteti në Turqi - Frymzim Dauti
Protestat ne Turqi ishin një nga ngjarjet më të ndjekura nga media ndërkombëtare këto javë. Shumë kush është informuar apo dezinformuar nga media për rrjedhën ...
image
Në të majtë apo në të djathtë? - Albinot Maloku
Janë zgjedhjet e teta parlamentare, që prej rënies së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Republikën e Shqipërisë. E diela e 23. Qershorit të 2013 ...
image
Diaspora shqiptare dhe projekti Emigranti - Faton Krasniqi
Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojm për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e ...
image
Turqia në prag të revolucionit (?!) - Mehmet Latifi
Për të krijuar kushte të ardhjes së kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, nata e së shtunës në të dielën flitet se ka qenë ...
image
Shyptari n’Evropë - Adrian Kamberi
Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare - 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht ...
image
Shpërqëndrimi i vëmendjes së opinionit - Nexhmedin Spahiu
Meselja me Carin e Sulltanin Në Drenicë, tregohet një mesele se kur janë takuar Cari e Sulltani e kane diskutuar se çfarë kryen më shumë punë ...
image
Patriot apo tradhtar - Frank Shkreli
Një javë e ca më parë, gazeta britanike Guardian dhe gazeta amerikane Uashington Post botuan informacione për programin e fshehtë të qeverisë federale të Shteteve ...
image
Pikat strategjike të rivalitetit amerikano-kinez në Ballkan – Selim Ibraimi
Pentagoni bëri të ditur se Amerika dhe forcat ushtarake amerikane kanë një mision të papërfunduar në Ballkan, dhe është herët të bëhet apo mendohet rreth ...
image
Akademik Matevski: Rrënjët që dalin nga malet e Korabit - Mehmet Latifi
Shpeshherë kur përmendet ndonjë emër, krijohen situata shumë diskutabile për përkatësinë kombëtare, ashtu siç po ndodhë gjatë këtyre ditëve kur lakohet emri i Akademik Mateja ...
Next