advertisement
Fillimi | Opinione | A po e përjeton Siria fatin e Jugosllavisë? - Time
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

A po e përjeton Siria fatin e Jugosllavisë? - Time

A po e përjeton Siria fatin e Jugosllavisë? - Time

Sikur edhe Jugosllavia, edhe Siria ishte krijesë e fuqive ngadhënjimtare perëndimore pas Luftës së Parë Botërore. Këto të njëjtat fuqi perëndimore nuk panë ndonjë përfitim për të bërë përpjekje për të ruajtur krijesën e saj në Ballkan, e cila u shkatërrua 7 dekada pas krijimit, por në Siri, ku piketat gjeopolitike dhe të sigurisë janë mjaft të larta, ato po përpiqen që të ruajnë Sirinë që krijuan në vitet e 20-ta dhe atë me një shtet të fuqishëm qendror.

“Është kjo një situatë, e cila me shpejtësi po del jashtë kontrollit”, deklaroi të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, pas sulmit në Damask, i cili gjymtoi qarkun e brendshëm të presidentit të Sirisë, Baschar Al Assad.

“Dhe për këtë arsye është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtarë të ushtrojë trysni maksimale ndaj Assadit për të bërë atë që duhet ta bëjë-të largohet dhe të lejojë tranzicionin paqësore”, shtoi ai.

Frika e Panettas është e kuptueshme, ngase ashpërsimi i luftës qytetare nënkupton se Siria nuk është më nën kontrollin efektiv të regjimit të Assadit, por epilogu në vazhdimësi do të jetë jashtë kontrollit të SHBA-së, partnerëve të saj apo cilës do fuqi tjetër ndërkombëtare.

Rusia mbetet këmbëngulëse në rezistencën kundër përpjekjeve të Perëndimit për të përmbysur Assadin.

“Nëse flasim për revolucion, atëherë OKB-ja nuk ka se çfarë të kërkojë aty. Assadi nuk dëshiron të largohet dhe partnerët tanë perëndimorë nuk e dinë se si të veprojnë”, deklaroi po ashtu të mërkurën ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Dhe vërtetë, dhuna e fundit në Damask shërben si paralajmërim për atë se në Siri me gjasë nuk do të ketë tranzicion paqësor.

Përfundimi i regjimit të Assadit me gjasë do të jetë i pakëndshëm, brutal dhe një proces i cili do të zgjatë.

Asnjë investues nuk do të vinte bast në aftësinë e regjimit për të rikthyer status qou ante me përdorimin edhe më të madh të dhunës, se sa ajo që ka përdorur deri me tani. Duke parë shenjat e qarta, pjesa më e madhe e elitës sunite, e cila deri me tani ka mbështetur regjimin, ka filluar të largohet nga Assadi.

Humbja e përkrahjes së elitës sunite kufizon aftësitë e regjimit, të dominuar nga pakica alavite dhe të mbështetur nga krishterët dhe disa pakica më të vogla, për të dominuar shtetin me popullatë shumicë sunite. Dhe humbja e mbështetjes së sunitëve do të thotë se regjimi do të mbetet pa ideologjinë e Partisë Baath, e cila ka shërbyer si bazë për unitetin arab.

Gjatë ditëve në vijim mund të pritet një fushatë edhe më e ashpër e regjimit kundër kryengritësve, me qëllim që të ndalet përparimi i tyre, por nëse kjo fushatë dështon shtrohet pyetja se a ka regjimi një Plan B.

Aktivistët e opozitës dhe disa analistë ka kohë që kanë sugjeruar se njerëzit besnik të Assadit ndoshta do të pranojnë faktin se janë të paaftë që të kontrollojnë gjithë territorin e Sirisë dhe se në vend të kësaj do të përqendrohen në qendrat e tyre, në veri të Damaskut për shembull, i cili kundërshton pjesët jugore të qytetit, me popullatë shumicë sunite, ku janë zhvilluar luftimet gjatë kësaj jave.

Apo ndoshta në mënyrë edhe më dramatike, të përqendrohen në një shtet të cunguar alavit përgjatë brigjeve, i mbështetur nga Rusia, baza detare e së cilës, Tartousi, shtrihet në këtë rajon.

Me fjalë tjera, regjimi do të kërkojë ose një copëtim të stilit të Jugosllavisë të Sirisë në disa shtete të vogla, apo një luftë të institucionalizuar qytetare, siç ishte ajo që vazhdoi për 17 vite me radhë në Libanin fqinj, si rezultat i së cilës copëtimi territorial i vendit ishte më pak i definuar se ai i Jugosllavisë, me lagje të kryeqytetit, Bejrut, të cilat kontrollohen nga ushtri rivale.

Disa shohin elemente të spastrimeve etnike gjatë sulmeve kundër lagjeve sunite, të cilat kanë për qëllim sigurimin e territoreve për shtetin alavit. Dhe gazeta Telegraph ka raportuar se udhëheqësit e kurdëve në Siri kanë avancuar planet e tyre për të krijuar një zonë autonome kurde, të mbrojtur nga forcat ushtarake të kurdëve, përgjatë vijës së Kurdistanit në Irak, plan ky i cili në fakt është ushqyer nga udhëheqësi i kurdëve në Irak, Massoud Barzani.

Sipas ekspertit për Siri në Universitetin e Oklahomas, Joshua Landis, skenari për formimin e një shteti alavit është jo-bindës. “Po sa regjimi të humb Damaskun, ai do të ketë përfunduar. Malet alavite nuk janë bazë e mjaftueshme për shtet. Ky rajon nuk ka ekonomi të ndarë të vetën dhe regjimi nuk ka planifikuar këtë. Një etnitet i tillë nuk do të kishte mbështetës të jashtëm-Irani nuk do të ishte në pozitë të ofronte mbështetjen e nevojshme. Po sa unitet të vendosin nën kontroll kryeqytetin dhe fushat e naftës, ata do të thyenin shumë shpejtë rezistencën e alavitëve”, thotë Landis.

Megjithatë, edhe nëse ky nuk do të ishte epilogu përfundimtar, mund të ndodhë që konflikti qytetar në Siri të kalojë nëpër një fazë të zgjatur dhe të përgjakshme, në të cilën qendrat rivale të pushtetit kontrollojnë pjesë të ndryshme të territoreve, përgjatë vijave që tashmë i kemi parë në Bosnje dhe Liban.

Sikur edhe Jugosllavia, edhe Siria ishte krijesë e fuqive ngadhënjimtare perëndimore pas Luftës së Parë Botërore. Këto të njëjtat fuqi perëndimore nuk panë ndonjë përfitim për të bërë përpjekje për të ruajtur krijesën e saj në Ballkan, e cila u shkatërrua 7 dekada pas krijimit, por në Siri, ku piketat gjeopolitike dhe të sigurisë janë mjaft të larta, ato po përpiqen që të ruajnë Sirinë që krijuan në vitet e 20-ta dhe atë me një shtet të fuqishëm qendror. Mbetet të shihet se a është më i mundshëm një epilog i tillë dhe për të do të vendosin vetë sirianët.

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një kuti me celofan në Hamamin e Tetovës - Nazif Zejnullahu
Qe një kohë të gjatë në Hamamin e Tetovës po ndodh një fenomen i çuditshëm: në dyert e tij, nga gjithë ajo mizëri, brenda mund ...
image
Si e pashë Kosovën? - Baton Haxhiu
Hymë në Hanin e Elezit më 13 qershor. Kosova duket vend ku zërat e të vdekurve flisnin po aq zëshëm sikur ata të të ...
image
Në Vlorë ka filluar plazhi - Hamdi Jupe
Fundjavën e kaluar u gjenda në Vlorë, për sezonin e ri të plazhit. Kur u nisa, mora xhaketën me vete , sikur po shkoja në ...
image
Pse janë kosovarët pro Berishës - Shkëlzen Maliqi
Nëse në Shqipëri fiton koalicioni i majtë me Ramën në krye, për çka i ka gjasat e mëdha, ky do të jetë një shans ...
image
Maratonçe, makedonçe – Nazif Zejnullahu
Shtatë ditët në vijim janë “një javë e brishtë” për Shkupin politik. Dje për në Tataristan, më tej akoma, ishte nisur një delegacion i lartë ...
image
Berisha mes Çanit e Kanunit; dhe i kapluar nga frika - Mustafa Nano
Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi ...
image
Tentim për grusht shteti në Turqi - Frymzim Dauti
Protestat ne Turqi ishin një nga ngjarjet më të ndjekura nga media ndërkombëtare këto javë. Shumë kush është informuar apo dezinformuar nga media për rrjedhën ...
image
Në të majtë apo në të djathtë? - Albinot Maloku
Janë zgjedhjet e teta parlamentare, që prej rënies së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Republikën e Shqipërisë. E diela e 23. Qershorit të 2013 ...
image
Diaspora shqiptare dhe projekti Emigranti - Faton Krasniqi
Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojm për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e ...
image
Turqia në prag të revolucionit (?!) - Mehmet Latifi
Për të krijuar kushte të ardhjes së kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, nata e së shtunës në të dielën flitet se ka qenë ...
image
Shyptari n’Evropë - Adrian Kamberi
Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare - 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht ...
image
Shpërqëndrimi i vëmendjes së opinionit - Nexhmedin Spahiu
Meselja me Carin e Sulltanin Në Drenicë, tregohet një mesele se kur janë takuar Cari e Sulltani e kane diskutuar se çfarë kryen më shumë punë ...
image
Patriot apo tradhtar - Frank Shkreli
Një javë e ca më parë, gazeta britanike Guardian dhe gazeta amerikane Uashington Post botuan informacione për programin e fshehtë të qeverisë federale të Shteteve ...
image
Pikat strategjike të rivalitetit amerikano-kinez në Ballkan – Selim Ibraimi
Pentagoni bëri të ditur se Amerika dhe forcat ushtarake amerikane kanë një mision të papërfunduar në Ballkan, dhe është herët të bëhet apo mendohet rreth ...
image
Akademik Matevski: Rrënjët që dalin nga malet e Korabit - Mehmet Latifi
Shpeshherë kur përmendet ndonjë emër, krijohen situata shumë diskutabile për përkatësinë kombëtare, ashtu siç po ndodhë gjatë këtyre ditëve kur lakohet emri i Akademik Mateja ...
Next