
Ndali qentë! - Xhemal Ahmeti
Kur mora vesh për rrahjen dhe kërcënimin me armë të plakut Hisen Musliu, mendova se ndonjë hajvan i dehur i BDI-së krye në veti ka bërë aktin e shëmtuar. Pas ardhjes time në Maqedoni dhe interesimit më të thellë për incidentin kuptova se akte të tilla ordinere ndodhin gjithandej.
Nuk dua të arsyetoj në një mënyrë apo tjetër të kaluarën e Hisen Musliut. Ka qenë njëri nga inspektorët e sigurimit shtetëror që ka luajtur rol në organizmin e procesit të montuar politik kundër meje, nga i cili proces u dënova me 6 vjet burg. Ai kishte bindjet e veta unë të miat. Sistemi i tij dështoi. Dështim që të solli ty Ali Ahmeti aty ku je, pranë Gruevskit.
Hisen Musliu u torturua nga anëtarë aktivë dhe me influencë të BDI-së së Tetovës. Njëri qenka Bilall Ceka, dajë i Hazbi Likës, ky i fundit ka qenë i dënuar si pjesë e grupit tim, e të cilin para dënimit nuk e kisha njohur kurrë.
Pra këtu nuk ka asnjë diskutim se BDI ka ushtruar rrahjen ordinere si metodë hakmarrjeje. Për çka?
Pse të rrihet pensionisti Musliu pas procesit gjyqësor. Për çka doni ta frikoni edhe më pensionistin? Që mos të hap gojën? Çka di ai që u tremb kaq shumë?
I urdhëron ti këto sjellje ordinere Ali Ahmeti?
Jo?
Ma merr mendja se do sillesh si evropian i qytetëruar në Bielin apo Luzernën helvetike e do të thuash se respekton shtetin ligjor dhe të drejtën e individit.
Nuk të besoj!
Metoda ordinere e partisë tënde qenka bërë praktikë, sepse Hisen Musliu nuk qenka i vetëm. Nga vendës dhe miq të mi – që nuk janë në PDSH e që kanë milituar dikur për partinë tënde – po marrë vesh se sulmet fallangiste qenkan praktikë e stërvitur mirë e BDI-së së kohëve të fundit. Jo vetëm Hazbiu me klikën e tij sillet si i përdhosur, por edhe klika tjera Kumanovës e gjetiu.
Çka doni të arrini me këtë punë? Me sulme mafioze edhe më keq se sa atëherë kur ne vetë ishim viktima. Kështu doni ta ruani atë pushtet, që është krejtësisht në kundërshtim me ato idealet që i pozonit burgjeve, diasporës e gjithandej. I keni hyrë një sistemi që do të dështoj edhe më keq se ai i Hisen Musliut. Këtë ta garantoj. Së paku të garantoj se as opozitë për respekt nuk do mbetesh kështu si ia ke nisur.
Nuk beson? Ndihesh i fortë? Po të ndihmon strategjia luftarake e xha Stalinit?
Përveç se besoj fortë se asnjë popull nuk mbahet nën kontroll me frikë, me kërcënime e me sulme ordinere, e di se si duhet të duket kontributi im personal kundër krimit politik.
Ndali qentë para se të të kafshojnë edhe ty!
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj