advertisement
Fillimi | Opinione | Beneluksi ballkanik - Ilir Kalemaj
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Beneluksi ballkanik - Ilir Kalemaj

Beneluksi ballkanik - Ilir Kalemaj

Ideja e një Beneluksi ballkanik, i përbërë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, e hedhur së fundmi nga një ekonomist austriak dhe një gazetar shqiptar i Kosovës, është sa rishtare, aq edhe e provuar tashmë me sukses të plotë. Tri nga këto shtete kanë dalë nga shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë dhe luftës ndëretnike që ka mbjellë urrejtje e mosbesim mes vedi, ndërsa i katërti, vendi ynë, pati një konflikt civil në 1997-n, i cili e çoi rrotën e progresit mbrapa. Por është po aq e testuar si ide, pasi në rrethana edhe më pesimiste lindi ideja e Evropës së Bashkuar, ku Franca dhe Gjermania shërbyen si shtylla kurrizore e Bashkimit të ardhshëm Evropian.

Sot, me gjithë sfidat e kohës, si kriza e thellë financiare e eurozonës, BE-ja vazhdon të jetë pikë referimi jo vetëm për vendet anëtare, por edhe për ato kandidate për t`iu bashkuar. Kur ideja e mësipërme u artikulua fillimisht, ajo u përkrah menjëherë nga Brukseli, madje u përshëndet si ide që vlen të merret në konsideratë nga komisioneri Fule, ndërsa reagimet e para nga ana e sllavëve nuk dukeshin entuziaste.

Kështu, Kongresi Botëror Maqedonas e hodhi poshtë një bashkim të ri si Beneluksi, në të cilin maqedonasit, malazezët e serbët do të jenë një pakicë që numëron 2.5 milionë, në krahasim me 5.5 milionë shqiptarë, duke u shprehur se një bashkim i dominuar nga një etni tregon se është një zëvendësim për Shqipërinë e Madhe dhe do të përjetojë fatin e ish-Jugosllavisë, e cila ishte një zëvendësim për Serbinë e Madhe.

Deklarata të tilla emocionale fshehin frikërat patologjike të pajustifikuara dhe komplekse inferioriteti që të kujtojnë shumë më tepër fillesat e shekullit të XIX, ku shtet-kombet ishin në mbrujtje e sipër sesa ato të shekullit XXI dhe nevojat për tregje të integruar. Ballkanit Perëndimor i duhen integrime më funksionale, të plota dhe ndërvepruese më shumë sesa marrëveshjet e tregtisë së lirë që koordinohen nga CEFTA apo nisma të pjesshme si ajo e ndërmarrë së fundmi për të rritur pavarësinë nga furnizimi/transmetimi monopolistik i energjisë nga Serbia.

Për këtë duhet më tepër vullnet politik për të realizuar institucione mbikombëtare që të fokusohen dhe mbikëqyrin krijimin, lehtësimin dhe modernizmin e urave lidhëse, qofshin këto infrastrukturore, energjike, bujqësore, për lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe burimeve njerëzore. Kur francezët e gjermanët ranë dakord të hidhnin pas krahëve të paktën tre konflikte direkte që kishin përfunduar me pushtimin e Francës brenda një shekulli  dhe pikërisht të kthenin një zonë të kontestuar si Alsas-Lorena si zonën e bashkëpunimit kryesor të tyre të vendosur nën mbikëqyrjen e një autoriteti të lartë të drejtuar nga vizionari Monnet, aq më e mundshme duket kjo mes vendeve ballkanike të mësipërme, të cilat nuk duhet të mbeten peng i së shkuarës, por të shohin me guxim drejt së ardhmes.

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Maqedonia provokon një kurs të ri amerikan – Selim Ibraimi
Mediat njoftuan sot se Maqedonia nuk do të marrë edhe kësaj rradhe datën e fillimit të bisedimeve me BE-në.Sa më i gjatë dhe i vështirë ...
image
Patriotizmi që vuan nga “prostata” - Fadil Lushi
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për nocionin e patriotizmit e jep këtë shpjegim: Dashuria për atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për ...
image
A duhet që shqiptarët ta kenë Simon Wiesenthalin e tyre - Fahri Xharra
Njerëzimi e “shpiku” dënimin për fajtorin Pra, a e kemi Simon Wiesenthalin tonë, i cili së paku i merr në shënim të gjithë ata ...
image
Tuneli i Kërrabës - Elsa Ballauri
Ndjesia për rrugët, me sa duket, është e veçantë në shoqëri të ndryshme dhe ne shqiptarët kemi histori rrugësh shumë më tepër se fqinjët apo ...
image
Një kuti me celofan në Hamamin e Tetovës - Nazif Zejnullahu
Qe një kohë të gjatë në Hamamin e Tetovës po ndodh një fenomen i çuditshëm: në dyert e tij, nga gjithë ajo mizëri, brenda mund ...
image
Si e pashë Kosovën? - Baton Haxhiu
Hymë në Hanin e Elezit më 13 qershor. Kosova duket vend ku zërat e të vdekurve flisnin po aq zëshëm sikur ata të të ...
image
Në Vlorë ka filluar plazhi - Hamdi Jupe
Fundjavën e kaluar u gjenda në Vlorë, për sezonin e ri të plazhit. Kur u nisa, mora xhaketën me vete , sikur po shkoja në ...
image
Pse janë kosovarët pro Berishës - Shkëlzen Maliqi
Nëse në Shqipëri fiton koalicioni i majtë me Ramën në krye, për çka i ka gjasat e mëdha, ky do të jetë një shans ...
image
Maratonçe, makedonçe – Nazif Zejnullahu
Shtatë ditët në vijim janë “një javë e brishtë” për Shkupin politik. Dje për në Tataristan, më tej akoma, ishte nisur një delegacion i lartë ...
image
Berisha mes Çanit e Kanunit; dhe i kapluar nga frika - Mustafa Nano
Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi ...
image
Tentim për grusht shteti në Turqi - Frymzim Dauti
Protestat ne Turqi ishin një nga ngjarjet më të ndjekura nga media ndërkombëtare këto javë. Shumë kush është informuar apo dezinformuar nga media për rrjedhën ...
image
Në të majtë apo në të djathtë? - Albinot Maloku
Janë zgjedhjet e teta parlamentare, që prej rënies së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Republikën e Shqipërisë. E diela e 23. Qershorit të 2013 ...
image
Diaspora shqiptare dhe projekti Emigranti - Faton Krasniqi
Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojm për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e ...
image
Turqia në prag të revolucionit (?!) - Mehmet Latifi
Për të krijuar kushte të ardhjes së kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, nata e së shtunës në të dielën flitet se ka qenë ...
image
Shyptari n’Evropë - Adrian Kamberi
Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare - 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht ...
Next