advertisement
Fillimi | Opinione | Beneluks via Ballkan – Muhamer Pajaziti
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Beneluks via Ballkan – Muhamer Pajaziti

Beneluks via Ballkan – Muhamer Pajaziti

Ideja për një Ballkan në formën e një Beneluksi nxiti shumë debate dhe kontradikta, por me sinjale dhe mentalitete konceptualisht të ndryshme që pasuan nga Brukseli dhe nga qarqet politike zyrtare të vendeve të Ballkanit.

Paranoja, idetë megalomane shtetëformuese dhe synimet e fshehura ekspansioniste të vendeve ballkanike nxorën në sipërfaqe vijën e kuqe të shtrirë midis vendeve ballkanike dhe raporti përballë shqiptarëve që tashmë janë faktor vendimtar për të përcaktuar kahjen e ecurisë dhe integrimit të Ballkanit. 

Debati për një model të tillë që kryesisht u nxor në Bruksel kishte si nxitje ofrimin dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, përmes një modeli funksional dhe që ishte sprovuar dhe realizuar në vendet evroperëndimore Belgjikë- Holandë dhe Luksemburg me emërtimin Beneluks. 

Por, mentaliteti ballkanik nuk duron koncepte të tilla bashkëpunimi, dhe pikërisht nga ky prizëm erdhën edhe sinjalet negative nga Shkupi, Beogradi, Podgorica, që ashpër dhe me alibitë e tyre të zakonshme shmangën modelin e tillë integrues. 

Qëndrimi zyrtarë i qeverisë maqedonase ishte se interesi i Maqedonisë është që të bëjë përparim në integrimin në BE, e jo integrim më të ngushtë me vendet e rajonit.

Madje disa shoqata dhe opinionistë maqedonas u ndjen të kërcënuar nga kjo ide duke e paraqitur si tendencë për krijimin e Shqipërisë së Madhe e cila do ta përjetojë fatin e Ish-Jugosllavisë. 

Me një fjalë, ideja e Ballkanluskit u varros menjëherë, por  megjithatë ishte një debat I vlefshëm, një mësim i mirë se në rajon akoma nuk janë thyer paragjykimet ndëretnike dhe ndërfetare. 

Pas shumë investimeve të komunitetit ndërkombëtar në Maqedoni por edhe në vendet tjera akoma janë të pranishme, barrierat gjuhësore, etnike e kulturore si dhe paragjykimet ndaj njëri tjetrit. Fatkeqësisht këtë realitet e ndihmojnë një numër i madh i politikanëve të papërgjegjshëm për qëllimet e tyre të politikës ditore. Pra proceset integruese nuk ndihmuan ciklin vicioz të tensioneve, krizave, konflikteve dhe problemeve në rajonin tonë. 

E kaluara është bërë pengë i proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor, prandaj dështojnë nismat të cilat marrin për model procesin integrues të Evropës. 

Një minishengen apo Beneluks do të ishte lehtë i realizueshëm për shqiptarët, gjegjësisht Shqipërinë dhe Kosovën, shtete të cilat i përkasin një kombi dhe nuk paragjykojnë njëri tjetrin. 

Një traktat ndërqeveritar  i modeleve të Bashkimit Evropian do të përshpejtonte anëtarësimin e të dy vendeve në strukturat euro-altantike si dhe do ti ndihmonte, sidomos Kosovës për tu futur më lehtë në tregjet rajonale dhe evropiane. 

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në dimensionin ekonomik do të rriste peshën e shqiptarëve në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare dhe ndër-fqinjësore. Ndërsa, përskaj kësaj do të përfitonin bizneset por edhe qytetarët. Me këtë do të rriten edhe investimet e huaja për faktin se investitorët kërkojnë tregje më të mëdha për të investuar kapitalin e tyre. 

Krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, apo i një tregu të përbashkët  me heqjen e të gjitha barrierave fizike, teknike dhe fiskale do të mundësonte që mallrat, shërbimet, kapitali si dhe personat të mund të lëvizin lirishtë sikur brenda një shteti të vetëm. 

Pra heqja e barrierave do të zgjeronte mundësitë, eksperiencat dhe horizontet e njerëzve, ndërsa gjithashtu do të mundësonte që të mos bllokohen më mallrat për shkak të rregullave dokumentacioneve dhe procedurave të panevojshme  dhe nga tatimet për mallrat e importuara.

Tregu i përbashkët do të ishte një mundësi e mirë për konsumatorin shqiptar në të dyja anët e kufirit, për të zgjedhur mallra me kualitet më të lart në një treg më të madh prej 6 apo 7 milionë banorëve, ndërsa kompanitë që do të plasonin mallin e tyre në të dy shtetet, duke rritur kështu veprimtarinë, numrin e të punësuarve si dhe të ardhurat. Pastaj, bashkëpunimi ekonomik vetvetiu me kalimin e kohës do të nxiste edhe bashkëpunimin politik në formën e një konfederate apo federate me qëllimin final anëtarësimin në BE, NATO (Kosova) dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër me përafrimin e legjislacioneve, gjithnjë duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian, një numër i madh i mjekëve, juristëve, ekonomistëve, etj, do të mund të ushtronin profesionet e tyre në cilin do qytet të Shqipërisë apo Kosovës. Gjithashtu edhe studentet do të mund të lëviznin më lirë për të studiuar, atje ku mendojnë se është më mirë, pasi që do të zgjerohej horizonti i tregut të punës dhe konkurrenca. Ky bashkëpunim do të zgjerohej edhe në shumë sfera  tjera, duke pasur si synim mediat, që tashmë po lëvizin në këtë drejtim, sidomos ato nga Tirana. 

Dhe krejt kjo mund të realizohet pa asnjë një pengesë, për faktin se qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë i përkasin një kombi dhe një historie të dhimbshme, duke ndarë fatin e njëri tjetrit në një luftë mbijetese kombëtare, nën sulmet e fqinjëve dhe qarqeve ekspansioniste dhe gjenocidale. 

Modeli  Beneluksit pse të mos jetë si model që duhet të merret parasysh në modelin e tregut ndërshqiptar, për një bashkim ekonomik dhe politik.

(Autori është ligjërues në Kolegjin ISPE) 

 

Vlerëso tekstin
4.50

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
image
Është koha e lajmit hiperlokal - Jonila Godole
Kur flasim për mënyrën se si e shohin gazetarët veten në raportimin e tyre të përditshëm, deri tani ka mbizotëruar download (4)modeli i “rojtarit” (Gatekeeper): ...
image
Diplomacia e turpit! - Arbana Xharra
Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, ...
image
Kosova shënon javën e tolerancës - Frank Shkreli
Ministria e Jashtëme e Republikës së Kosovës në portalin e saj njofton se nga 20-26 Maj, në Kosovë zhvillon punimet Java e Tolerancës dhe Pajtimit.Takimet ...
image
23 qershori: Heroik apo erotik? - Edmond Tupja
Henri de Montherlant, romancier francez i shekullit të kaluar, shkruan diku se “të ngurrosh është shenjë inteligjence”. Unë, duke rrezikuar të mos tregohem inteligjent, po pohoj botërisht, pa më të voglin ngurrim, se dita e 23 qershorit në Shqipëri do të jetë heroike. ...
image
Arsimi si skemë piramidale - Pëllumb Karameta
A është efektiv sistemi ynë arsimor? Po lodhemi duke debatuar çdo vit për përmbajtjet e programeve të studimit, për mënyrat se si duhet t’i “zbrazin” ...
image
Lëvizje në pesëshen mosnjohëse të Kosovës - Shaban Murati
Një nga efektet diplomatike të “Marrëveshjes së parë për parimet që qeverisin normalizimin e marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në 19 prill në ...
image
Të krenohesh me Lulin - Imer Mushkolaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, do të ishte ndër personat e fundit që do të duhej t’iu vinte ndërmend zyrtarëve komunalë të Prishtinës për ta ...
image
Në tokat ku kemi jetuar janë gjurmët tona - Fahri Xharra
“Shqiptarët nuk guxojnë të dinë asgjë nga e kaluara e tyre; nuk guxojnë të gërmojnë as mbi dhe e as nën dhe; nuk guxojnë të shkollohen. Ata gjithmonë duhet mbajtur të përgjumur”. (Dreqi me të birin, për ne)...
image
Në Tetovë kërkohet plehu nr. 13.701 - Nazif Zejnullahu
Tradhtarë janë gjithë shqiptarët e Tetovës që kanë votuar për Ali Ahmetin në zgjedhjet e fundit lokale. Kështu kishte thënë në një ditore të Shkupit ...
image
A ka nevojë Shqipëria për një politikë të jashtme? - Virgjil Muçi
Këtu e shtatë vjet më parë, kur Agim Nesho botoi librin e tij të parë “Në mirëbesim”, shpalosi para lexuesve përvojën e download (3)gjatë si ...
image
Rama, Malaj dhe PS - Agim Baçi
Trazimi nga kontestimi i disa emrave, veçanërisht Kokëdhimës, si dhe kontestimi i hapur ndaj përjashtimit të Arben Malajt nga listat partiake, kanë qenë dy pikat ...
image
Qemali mbetet Qemal – Nazif Zejnullahu
Shkupi e kruan Shkupin. Fjala vjen, Shkupi gazetar Shkupin zyrtar.Fjala është për numërimin dhe regjistrimin e popullsisë. Meqë butoni i parë qeveritar ia bëri “trak”, ...
image
Presidente mos prit, cakto datën e zgjedhjeve lokale - Nexhmedin Spahiu
Nuk duhet të lejojmë që Beogradi të na e diktojë datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Sikur oficeri gjerman në Qafë-Morinë më 10.06.1999, të vepronte sikur lidershipi ynë sot, do të kalonin vite, që trupat serbe të tërhiqeshin nga Kosova dhe një pjesë e tyre s’do të tërhiqej kurrë....
image
Një javë e keqe për Obamën - Frank Shkreli
Jam i bindur se Presidenti Barak Obama dhe administrata e tij po presin me ankth fund javën. Ishte një javë tepër e vështirë për ta ...
Next