advertisement
Fillimi | Opinione | Banditët dhe maskat e tyre - Nexhmedin Spahiu
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Banditët dhe maskat e tyre - Nexhmedin Spahiu

Banditët dhe maskat e tyre - Nexhmedin Spahiu

-Vetëm ata që nuk kanë fytyrë dhe dinjitet pranojnë të jenë maskë e të tjerëve. Maskat e banditëve janë më të këqij se vetë banditët. Banditëve nuk u bëhet vonë për fytyrën e atij që bëhet maskë, kur marrin ndonjë vendim. Ata realizojnë interesat e veta pa fije turpi se tërë turpi shkon në llogari të atij që shërben si maskë.

Kur gjatë fushatës zgjedhore pata thënë se Avni Kastrati është njeri zotni, por partinë e tij e dominojnë banditët, më pat qortuar Naim Rrustemi, atëherë deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës. Naimi më pat thënë se nuk mund të jetë zotni një njëri i përzgjedhur nga banditët për t’i përfaqësuar banditët, për t’u bërë maskë e tyre. Ai që u shërben banditëve për maskë është shumë më i keq se vetë banditët.

Unë nuk doja ta besoja Naimin dhe fushatën e përfundova pa asnjë fjalë të keqe për Avni Kastratin. Ç’ështe e vërteta unë prisja hile e vjedhje votash nga ana e banditëve,  por  nuk prisja që të të gjitha këto do t’ma rrezikonin mua fitoren. 

I bindur se të qenët kryetar i Mitrovicës është një përgjegjësi e lartë që kërkon bashkëpunim sa më të gjerë e shmangie konflikteve kisha  arritur ta kem përkrahjen e të gjitha partive politike, pos PDK-së kundër së cilës garoja. Madje pas fitores së pretenduar, në qeverisjen e Mitrovicës llogarisja ta kem përkrah edhe pjesën jo banditeske të PDK-së. Kjo ishte edhe arsyeja që gjatë gjithë fushatës nuk e fola asnjë fjalë të keqe për Avni Kastratin përkundër faktit se ai vazhdimisht me sulmonte me shpifje e rrena nga shkolla e KOS-it (Shërbimi Sekret i Ushtrisë Serbe).

Deputeti Naim Rrustemi paskësh pasur të drejtë

Për Mitrovicën do t’kish qenë shumë më mirë që t’ishte ndonjë bandit kryetar i Mitrovicës se sa Avni Kastrati që është maskë e tyre. Banditi eventual sado i paskrupullt e i pacipë që do t’ishte do ta kishte diku një kufi turpi kur të vepronte në emër të vet. Por, banditëve nuk u bëhet vonë për fytyrën e Avni Kastratit, kur marrin ndonjë vendim. Ata realizojnë interesat e veta pa fije turpi, sepse tërë turpi shkon në llogari të Avni Kastratit dhe për këtë banditëve nuk u bëhet vonë. Në një moment edhe mund ta hedhin si leckën e ndotur dhe të gjejnë një leckë tjetër. Këtu del se deputeti Naim Rrustemi paskësh pasur shumë të drejtë.

Fytyra e Avni Kastratit u dëshmua se mban gjithçka. Deri diku kam mundur t’i kuptoja rrenat dhe shpifjet që bënte ndaj meje gjatë fushatës zgjedhore. Dëshira për të fituar e ka bërë që të luajë jo-fer dhe të kapërcejë kufijtë e moralit.  Por nuk mund ta kuptoj se si, derisa në njërën anë zëdhënësi i UNMIK-ut konfirmonte për “Jeta në Kosovë” se UNMIK-u i ka leshuar vendim RTV Mitrovicës për shfrytëzimin e lokaleve në fjalë, Avni Kastrati pa fije turpi deklaronte në TV fjalën uzurpim. Ky nuk është një keqinformim i tij, por një rrenë e qëllimshme që vetëm njerëzit e ligë mund ta bëjnë. 

Në po ato lokale të RTV Mitrovicës ai sa e sa herë ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për 13 vite me radhë. Si mund të futet një njeri i ndershëm në lokale të uzurpuara?! Kur hajni pret dashin e vjedhur nuk i shkohet në darkë apo jo? Nëse e han dashin e vjedhur je më hajn se vet ai që e ka vjedhur.

Pse Bajram Rexhepi nuk veproi si Avni Kastrati?

Sado që banditët në kohën e Bajram Rexhepit  (paraardhësit të Avni Kastratit) mund ta kenë i shtytur Bajramin për ta sulmuar RTV Mitrovicën, ai nuk e bëri këtë gjë. Jo ndoshta pse nuk do t’a ketë pasur këtë dëshirë,  por e dinte se do të turpërohej para qytetarëve. Bajram Rexhepi do të ketë menduar se çfarë do t’u thoshte ambasadorëve kur do ta pyesnin se ç’është kjo punë? Prandaj edhe nuk e ka bërë.  

Por Avni Kastrati nuk e ka këtë hall, sepse ai nuk di anglisht dhe rrallë që e takon ndonjë ambasador. Edhe kur takohet me ndonjë zyrtar të huaj fjalori i tij është më i ulët se i cilit do bandit, sepse duke pasur mizën pas veshit tenton t’ua kalojë banditëve të paktën me fjalë. Kur shefi i misionit të OSBE në Kosovë, ambasadori Almhofer i ka dërguar letër Avni Kastratit dhe ka kërkuar nga ai që të mos ndërmarrë hapa kundër RTV Mitrovicës pa urdhër gjykate, flitet se banditët rreth tij (nuk e di sa është kjo e vërtetë) ia kanë përkthyer të kundërtën,  duke i thënë që shefi i misionit të OSBE-së po thotë që mos shkoni përmes gjykatës po veproni sa më parë!

Sa i përket turpit para qytetarëve ai ka gjetur një formulë: “s’kam ç‘ka me ba, nuk më pyet askush, tjerët vendosin”. Kjo është formula e turpit.  Nëse nuk të pyet kush përse merr barrë mbi vete?  Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk kanë dinjitet dhe fytyrë. 

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Tefik Sadiku në 03/08/2012 15:50:22
avatar
Krejt kta qe kan reagu ndaj ketij veprimi jane tendencioz dhe te anshem. Nuk ka mundesi qe asnje institucion kaq shpejt me reagu edhe me dite se si ka qene gjendja ne terren, eshte shum e thjesht, me thirr Stacionin e Policise ne Mitrovice, Zedhensin e Komunes edhe pastaj me pyet edhe RTV Mitrovicen se si ka qene puna. Pse gjithmon duhet me qene Policia fajtor ose institucionet lokale ose qendrore. Nese Asociacionet, Organizatat e Gazetareve ja huqin kaq shume qka kishte me ndodhe me pas qene ndonje familje skamnore. Klan Kosova kishte xhirime me kamer, ne asnje rast Policia nuk shihej duke vepru, per veq punes tyre, vezhgimit te aksionit te komunes ne zbatim te ligjit, mbrojtjes se prones publike komunale.
Akoma nuk po mundem me u ndale se qeshuri duke lexuar keto dite nje "Padin" te OJQ Mitrovica edhe komenteve te Zt. Spahiu ne kete shkrim, skandaloz more, shih qka thot ne neper gazeta "është një ligj që nëse një prone të paluajtshme e shfrytëzon për 10 vjet pa pretendime të ndonjë pale për pronësi ti bëhesh pronar i saj" mjer, mjer mjer per Mitrovicen qe na morri ne qaf edhe na i qiti zanin e zij. A e sheh veten ne pasqyre more ky njeri.
Ju kisha lut ju te INA qe mos ma e lodhni kryet me kso gjana te pa skrupullta. Edhe nje femij ne Mitrovice e njeh edhe Nexhin, Avinin, Bajramin, Rasimin, e krejt maskarallaqet qe i kan ba e vazhdojn me i ba edhe sot. Pronen Publike e ke uzurpu o burr pse spo e pranon.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Anti-Tefiku në 04/08/2012 03:28:42
avatar
O "Tefik Sadiku" ore SHIK-s kujt po mendon se po ia hedh ti duke e share edhe Z.Spahiun bashke me legenat e tua. Nexh.Spahiu muk krahasohet me ata legena: Avni, Bajram etj
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një kuti me celofan në Hamamin e Tetovës - Nazif Zejnullahu
Qe një kohë të gjatë në Hamamin e Tetovës po ndodh një fenomen i çuditshëm: në dyert e tij, nga gjithë ajo mizëri, brenda mund ...
image
Si e pashë Kosovën? - Baton Haxhiu
Hymë në Hanin e Elezit më 13 qershor. Kosova duket vend ku zërat e të vdekurve flisnin po aq zëshëm sikur ata të të ...
image
Në Vlorë ka filluar plazhi - Hamdi Jupe
Fundjavën e kaluar u gjenda në Vlorë, për sezonin e ri të plazhit. Kur u nisa, mora xhaketën me vete , sikur po shkoja në ...
image
Pse janë kosovarët pro Berishës - Shkëlzen Maliqi
Nëse në Shqipëri fiton koalicioni i majtë me Ramën në krye, për çka i ka gjasat e mëdha, ky do të jetë një shans ...
image
Maratonçe, makedonçe – Nazif Zejnullahu
Shtatë ditët në vijim janë “një javë e brishtë” për Shkupin politik. Dje për në Tataristan, më tej akoma, ishte nisur një delegacion i lartë ...
image
Berisha mes Çanit e Kanunit; dhe i kapluar nga frika - Mustafa Nano
Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi ...
image
Tentim për grusht shteti në Turqi - Frymzim Dauti
Protestat ne Turqi ishin një nga ngjarjet më të ndjekura nga media ndërkombëtare këto javë. Shumë kush është informuar apo dezinformuar nga media për rrjedhën ...
image
Në të majtë apo në të djathtë? - Albinot Maloku
Janë zgjedhjet e teta parlamentare, që prej rënies së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Republikën e Shqipërisë. E diela e 23. Qershorit të 2013 ...
image
Diaspora shqiptare dhe projekti Emigranti - Faton Krasniqi
Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojm për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e ...
image
Turqia në prag të revolucionit (?!) - Mehmet Latifi
Për të krijuar kushte të ardhjes së kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, nata e së shtunës në të dielën flitet se ka qenë ...
image
Shyptari n’Evropë - Adrian Kamberi
Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare - 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht ...
image
Shpërqëndrimi i vëmendjes së opinionit - Nexhmedin Spahiu
Meselja me Carin e Sulltanin Në Drenicë, tregohet një mesele se kur janë takuar Cari e Sulltani e kane diskutuar se çfarë kryen më shumë punë ...
image
Patriot apo tradhtar - Frank Shkreli
Një javë e ca më parë, gazeta britanike Guardian dhe gazeta amerikane Uashington Post botuan informacione për programin e fshehtë të qeverisë federale të Shteteve ...
image
Pikat strategjike të rivalitetit amerikano-kinez në Ballkan – Selim Ibraimi
Pentagoni bëri të ditur se Amerika dhe forcat ushtarake amerikane kanë një mision të papërfunduar në Ballkan, dhe është herët të bëhet apo mendohet rreth ...
image
Akademik Matevski: Rrënjët që dalin nga malet e Korabit - Mehmet Latifi
Shpeshherë kur përmendet ndonjë emër, krijohen situata shumë diskutabile për përkatësinë kombëtare, ashtu siç po ndodhë gjatë këtyre ditëve kur lakohet emri i Akademik Mateja ...
Next